Asetet e luftës së UÇK-së, janë monumente memoriale të Republikës së Kosovës

0
372
Agim Vuniqi  
Pse nuk ka muze te luftes… si eshte e mundur qe dy veturat e iLIR KONUSHECIT, i jane lene meshires se kohes dhe ndryshkut… Vetura me te cilen eshte kryer atentati i pare, me qëllim kundërshtues të apartheidit të instaluar në univerzitetin e vetëm publik në gjuhën shqipe, atë te Prishtines, tronditi pushtetin okupues serb. Kjo ngjarje e para e këtij lloji në historikun e Kosovës, ishte nxitje dhe frymëzim për akcione tjera shume te rendesishme motivimi kunder pushtimit, ishte ky akcion i planifikuar për t’ua tërhjekur vërejtjen pushtuesëve, por edhe politikanëve debatues të kohës, se çlirimi i vendit kërkon sakrificë, jo debate shterpe politike. Këtë detyrë e mori përsipër ta kryej patrioti Ilir Konushevci-Mergimi”. Dhe po ajo veture qe do te duhej ta kishte vendin diku, në ndonjë këthinë të mbuluar publike, ku do të kishin çasje vizitorët dhe fëmijtë, për të mësuar historinë e luftës së UÇK-së. Cfarë të thuhet për një aset tjetër të luftës që ishte i ekspozuar në TMK, aty ishte vetura e ideatorit të logjistikës së UÇK-së, si te kuptohet kjo harresë…? Aq shumë para janë derdhur e po derdhen për gjëra dëfrimi e kënaqësie, e asnjërit nuk po i kujtohet së dalëngadalë po fashiten dëshmitë e luftës çlirimtare…, dhe kështu si po shkon puna, të rinjtë nuk do të kuptojnë drejt misionin çlirimtar të luftës, dhe matrapazët e përfituesit do te thone se ka pasur vetëm improvizim të luftës, të konflikt, e çka jo tjetër… Nëse humben dëshmitë e luftës do të hmbaset edhe karakteri çlirimtar i saj…, dhe kështu siç po ndodhë, sikurse ka ndodhur më heret gjatë historisë, do të mbetemi pa kujtesë historike. Cili është roli i institucioneve republikane në gjithë kete rrëmujë, jo të rruaj popullin dhe të beje qefe, siç ka ndodhur në të kaluarën, por të ndërtojë të ardhmen e këtij populli të shumëvuajtur, siç po e bënë, dhe duhet ta bënë VV-Guxo, duke udhëhequr vendin si qeveri shprese.