Anxhela Prajs Ageler konfirmohet si ambasadore e re e SHBA-së në Shkup

0
340

Anxhela Prajs Ageler është konfirmuar ambasadore e re e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, publikoi në Tuiter shumica demokrate në Senat.

Ajo do të zëvendësojë ambasadoren Kejt Meri Bërns, e cila ka shërbyer si ambasadore e SHBA-së në Shkup që nga viti 2019.

Javën e kaluar, Komiteti i Punëve të Jashtme të Senatit mbajti një seancë dëgjimore për emërimin e saj, në të cilën ajo njoftoi se punon “për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut të zhvillojë një strategji kombëtare që në mënyrë efektive do t’i mbajë përgjegjës aktorët e korruptuar”, raporton Zëri i Amerikës.

Ambasadorja e re e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Prajs Ageler ka punuar më parë në pozita të ndryshme në Departamentin e Shtetit, përfshirë në Ambasadën Amerikane në Shkup, si përgjegjëse për marrëdhëniet me publikun, ndërsa ka qenë ambasadore edhe në Pakistan.