Anëtarët e PD vendosin me votë! Pas 30 prillit gjerat do sheshohen

0
460

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD, Mimoza Hajdarmataj, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me problematikat e listave në degët ku po mbahen zgjedhje, duke theksuar se është udhëzuar që të votojnë të gjithë demokratët me dokument anëtarësie. Ndër të tjera Hajdarmataj u shpreh se Gjykata e Apelit s’mund të çmendet dhe të rrëzojë vendimin e gjyqtarit Zhukri që njeh Komisionin e Rithemelimit.

Problemet me listat kanë qenë të herëpashershme në 8 vitet e fundit. Asnjëherë s’kemi pasur databazë të saktë. Kemi pasur gati gati komandime, me kryetarë të dërguar, duke tjetërsuar listat. Nga Kuvendi i 11 dhjetorit, pasuar me referendumit, në gjithë porositë e dalë nga Komisioni i Rithemelimit, duke e ditur problemin që kemi trashëguar, është udhëzuar që votojnë gjithë demokratët që kanë dokument anëtarësie që nga viti ‘90 e deri tani. Rasti i Bulqizës është që s’e ka gjetur emrin. Rastet kur janë shtuar anëtarët, janë shtuar demokratët që s’e gjetën veten në lista, në të gjithë listat e vjetra. Janë shtuar ata që kanë votuar në referendumin e 18 dhjetorit. Dje kam qenë në degën 2 dhe 4 në Tiranë dhe ka qenë një proces perfekt. Aty ka problem do shoshitet, asnjë demokrat të mos mbetet pa votuar”.

Duke u ndalur te Kuvendi i datës 30 prill, Hajdarmataj tha: ‘Të gjithë kemi shprehur mendimet, jemi të hapur dhe kemi ftuar këdo që akoma se ka gjetur rrugën për t’u kthyer në PD. Ne që kemi vite në PD e kuptojmë rëndësinë e çdo anëtari në PD, s’kemi shansin të humbim askënd. Pas 30 prillit gjërat do shkojnë duke u sheshuar”. Sa i takon deklaratave të Yuri Kim-it ajo u shpreh se duhet të jetë e palejueshme ndërhyrja në sistemin e drejtësisë.

Ka parime. PD është partia më pro amerikane dhe që ka sjellë pluralizmin në Shqipëri. Pro amerikane në parime. Sovraniteti, vota që vendos shumica, duhet t’i nënshtrohemi të gjithë. Herë pas here shohim ndërhyrje të pavend të ambasadores. Shqiptarët po i shohin. Një force s’mund t’i ndërhyhet sepse anëtarët janë ushtria që vendosin kush do drejtojë. Duhet të jetë e palejueshme ndërhyrja në sistemin e drejtësisë”.

Lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri, Hajdarmataj u shpreh se nuk ka besim se mund të ketë një president konsensual.

Farsa që po zhvillohet, me propozime përmes Facebook-ut apo shoqëria civile. Ne e dimë se si Rama i ka zgjidhur. Edhe për pozicionet që kanë qenë më kushtetutë të pavarura. S’kam besim se Presidenti do jetë konsensual. Arroganca e numrave e vendosjes përtej parimeve! Këshilli Kombëtar që do dalë nga Kuvendi do marrë vendime të mëvonshme”.

E pyetur se si do të veprohet nëse Gjykata e Apelit rrëzon vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri që njeh Komisionin e Rithemelimit, Hajdarmataj tha:

Nuk mund të aludojmë për gjëra që janë juridikisht të pamundura vetëm pse një gjyqtare pranoi për një ankimim të Alibeajt. Kjo s’do të thotë që do çmendet edhe Apeli. S’është çështje që ka palë. Palë e vetme kanë qenë delegatët, s’ka qenë a donte Gaz Bardhi, Lulzim Basha, apo Enkelejd Alibeaj. Ajo që ndodhi që u pranua një ankimim nga Alibeaj, që është një deputet i PD! Por minimumi duhet të jesh i legalizuar si përfaqësues i subjektit”.

GAZETA  RILINDJA DEMOKRATIKE