Ambasada e Gjermanisë bën njoftimin e rëndësishëm për të gjithë shqitarët që duan të udhëtojnë drejt shtetit gjerman

0
303

Ambasada Gjermane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm lidhur me udhëtimet e qytetarëve shqiptarë. Në njoftim thuhet:

“Ndryshim në vlerësimin e riskut prej Institutit Robert Koch për Shqipërinë. Nisur nga situata epidemiologjike pozitive, Shqipëria që prej ditës së nesërme, 9 maj, nuk kategorizohet më si zonë rreziku për Covid-19. Instituti Robert Koch e ka pasqyruar këtë në faqen e tij të internetit https://www.rki.de/…/Neuartiges…/Risikogebiete_neu.html).

E rëndësishme: Ky zhvillim nuk ndryshon asgjë në kufizimet e hyrjes.

Sipas një rekomandimi të BE-së, nga shtetasit rezidentë në Shqipëri do të lejohen edhe më tej të udhëtojnë drejt Gjermanisë apo Bashkimit Evropian, vetëm ata që ushtrojnë një funksion të rëndësishëm apo udhëtimi i të cilëve është domosdoshmërisht i nevojshëm!

Udhëtime për qëllime thjesht turistike nga Shqipëria drejt Gjermanisë do të jenë fillimisht, sikundër deri më tani, të pamundura. Informacione të mëtejshme gjeni në faqen e internetit: https://ëëë.bmi.bund.de/…/coronav…/coronavirus-faqs.html

Për udhëtarët nga Shqipëria ky zhvillim sjell lehtësira vetëm përsa u përket formaliteteve të udhëtimit – duke nisur e shumta prej datës 19 maj nuk janë më të nevojshme regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

Por për udhëtarët, që hyjnë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes, test PCR- ose antigjenesh, jo me herët se 48 orë përpara nisjes.”