Afganistani, gratë në grevë për të drejtën e punës dhe pjesëmarrjen në qeverinë e re

0
314

Rreth pesëdhjetë gra afgane dolën në rrugë në Herat (në perëndim) në një protestë të rrallë për të marrë të drejtën për punë dhe pjesëmarrje në qeverinë e re të vendit. “Eshtë e drejta jonë të kemi arsim, punë dhe siguri”, demonstruesit kënduan njëzëri: “Ne nuk kemi frikë, ne jemi të bashkuar”. Një nga organizatoret e protestës, Basira Taheri, bëri thirrje që talebanët të përfshijnë gratë në ekzekutivin e ri: “Ne duam që talebanët të bëjnë konsultime me ne,” theksoi ajo. “Ne nuk i shohim gratë në takimet e tyre,” shtoi ajo. Ndërkohë, burimet talebane kanë treguar se njoftimi i qeverisë së re mund të vijë nesër pas lutjeve të pasdites. Sipas thashethemeve të qarkulluara dje, ishte çështje orësh për ekzekutivin e ri.

RaiNews, 02 shtator 2021