A eshte koha te jetësohet ideja e Kurtit për shërbimin e obligueshëm ushtarak ?

0
353
Agim Vuniqi
Parlamenti i Kosoves duhet te voton Ligjin e Shërbimit të Mbrojtjes, ashtuqe regjistrimi në Forcat e Mbrojtjes është i detyrueshëm për të gjithë qytetarët shqiptare që kanë mbushur 18 vjeç (me përjashtime qe serbet mund te lirohen nga sherbimi ushtarak të përcaktohet në Ligjin e Shërbimit e Mbrojtjes).
Disa  ushtarakë, sikurse ish ushtarak me te FSK-se çuditërisht kishin shprehur skepticizem lidhur me planin e Kurtit për shërbimin e obligueshëm ushtarak tremujor, duke e konsideruar edhe të tejkaluar, apo duke i dhene edhe konotacion ideologjik. Situata në Afganistan dhe ajo gjeoplitike në bote te shtyen te mendosh dy here, nuk eshte ceshtje ushtarake sa eshte ajo e ngritjes se moralit ushtarak te te rinjte dhe forcim i Mbrojtjes territoriale te vendit me forcat reserve. Gabojnë rëndë edhe për faktin se FSK ka të nenshkruar marreveshje bashkepunimi me Garden Kombetare te Iovas, qe nga koha e gjeneral Agim Çekut. Pra idea e Kurtit eshte e shkelqyeshme, ngase te rinjte kane rastin te aftesohen në lemi te ndryshme jo vetem ushtarake, por edhe shkencore, pra sherbimi ushtarak i te rinjeve eshte profesional, njejte sikurse statusi i Gardes Kombetare në SHBA, apo ai në Izrael shërbimi ushtarak është i obliguar si për meshkuj ashtu dhe për femra.
Rekrutimi ekziston në Izrael për të gjithë qytetarët izraelitë mbi moshën 18 vjeç që janë çifutë, Druze ose Cirkasian; Qytetarët arabë të Izraelit nuk janë rekrutuar. Përjashtime të tjera bëhen në baza fetare, fizike ose psikologjike. Kohëzgjatja normale e shërbimit të detyrueshëm aktualisht është dy vjet dhe tetë muaj për burrat (me disa role që kërkojnë një shërbim shtesë katër muaj), dhe dy vjet për gratë (me disa role që kërkojnë një shërbim shtesë tetë muaj). Në vitin 2013, 26% e rekrutëve të mundshëm u përjashtuan nga shërbimi ushtarak: 13.5% për arsye fetare, 4% për arsye të shëndetit mendor, 2% për arsye shëndetësore fizike, 3% për shkak të regjistrave kriminale dhe 3% për shkak të banimit jashtë vendit. Ligji i Shërbimit të Mbrojtjes së Izraelit rregullon këto detyra dhe përjashtime. Sipas Ligjit për Shërbimin e Mbrojtjes, regjistrimi në Forcat e Mbrojtjes izraelite është i detyrueshëm për të gjithë qytetarët izraelitë që kanë mbushur 18 vjeç (me përjashtimet e lartpërmendura të përcaktuara në Ligjin e Shërbimit të Mbrojtjes).