“Kur hyra në ambasadë në vitin 1990, Gramoz Ruçin e lashë ministër të Brendshëm. U riktheva pas 30 vitesh dhe e gjeta Kryetar Parlamenti”.

0
305

Nga Elona Caslli
Në vitin 1993 isha studente. Familja ime jetonte në Shkodër. Kthehesha shpesh në qytetin e lindjes pas mbarimit të vitit akademik. Im atë kish pak kohë që kish dalë në pension. Gjithë jetën kishte punuar mësues në një fshat të Shkodrës.
Im atë lexonte. Çdo herë që kthehesha në shtëpi e gjeja duke lexuar.
“Shih, shih ç’rrëfejnë ata që kanë qenë në burg”,- më thoshte dhe më afronte librin që ta lexoja dhe unë.
“Babë, iku ajo kohë. Tani njerëzit po merren me tregti e po pasurohen”,- i përgjigjesha unë.
Im atë, tundte kokën në shenjë mohimi dhe më përgjigjej:
“Jo, mor bije jo..! Nuk ikën aq lehtë ajo kohë. Duhet me kalu e gjithë koha e burgut të këtyre njerëzve, që të kapërcëhet ajo kohë”.
Kështu më tha një studente e viteve ‘90 dje në mbrëmje.
E për ta përmbyllur këtë rrëfim do të citoj përsëri Beniamin Bakallin, i cili me dy fjali ka përshkruar 30 vite.
“Kur hyra në ambasadë në vitin 1990, Gramoz Ruçin e lashë ministër të Brendshëm. U riktheva pas 30 vitesh dhe e gjeta Kryetar Parlamenti”.
Post Scriptum- 8 dhjetor 2020.