Hillary Clinton pranon moshën e Joe Biden për fushatën e 2024

0
270
Nga Beqir SINA 
NEW YORK : Presidenti Joe Biden duke qenë 80 vjeç mund të paraqesë një “çështje” në fushatën e tij të rizgjedhjes, thanê të dielën komentatorët politik, dhe analist amerikan.
“Mosha e tij është një “çështje” dhe njerëzit kanë çdo të drejtë ta marrin në konsideratë atë”, tha Clinton për Financial Times, në përgjigje të një pyetjeje rreth rënies së vazhdueshme të Biden nga shkallët.
Financial Times gazeta britanike e biznesit e intervistoi Clinton të dielën duke e pyetur edhe për Rusinë, Kinën dhe gjendjen e demokracisë amerikane.
Në përgjigjen e saj – zonja Clinton reagoi menjëher rreth moshës së “rënduar” në fizikun e presidetit e cila është bërë “çështje” jo vetëm të republikanët, por edhe te 60 përqind e demokratve.
Ajo tha : “Por ai e ka këtë thënie të mrekullueshme dhe mendoj se ka të drejtë. Mos e gjykoni duke kandiduar kundër të Plotfuqishmit, “Zotit” , por kundër alternativës. Dhe, unë jam i kampit që mendoj se ai është i vendosur të drejtojë një mandat tjetër. Ai ka një histori të mirë që tre vjet më parë njerëzit nuk do ta kishin parashikuar se do ta kishin në Shtëpinê e Bardhë”, shtoi ish-sekretaria e shtetit .
“Unë padyshim shpresoj se ai do të qëndrojë shumë i përqendruar dhe i aftë për të konkurruar në zgjedhje, sepse mendoj se ai mund të zgjidhet dhe kjo është ajo për të cilën duhet të shpresojmë të gjithë”, përfundoi Clinton, duke ju përgjigjur ndoshta nëpërmjet kësaj interviste edhe 60% të amerikanëve që mendojnë se Biden nuk do t’ia dalë deri në vitin 2028.
Simbas një sondazhi prestigjoz të Harvard Caps/Harris thuhet se :”Shumica e amerikanëve kanë shqetësime për moshën e Bidenit dhe besojnë se ai nuk do ta kalojë një mandat të dytë presidencial”.
Biden kohët e fundit adresoi shqetësimet për moshën e tij në një konferencë shtypi, por ka refuzuar t’i nënshtrohet publikisht një testi të mprehtësisë mendore – një propozim i ky i “shtyrë” nga kandidatet republikan për presidenciale Nikki Haley dhe Donald Trump.
“Për sa i përket moshës, as që mund të them, se e marr me mend sa vjeç jam, as numrin nuk mund ta them. Nuk regjistrohet tek unë. Por e vetmja gjë që mund të them është se një nga gjërat që njerëzit do të zbulojnë është se ata do të shohin një garë dhe ata do të gjykojnë, nëse e kam apo nuk e kam mundêsi për atë. Unë i respektoj ata që thonë se nuk mundem për shkak të moshës , por le tê shikojn me kujdes. Unë gjithashtu do ta shikoja me kujdes, e hodha një vështrim para se të vendosa të kandidoj, “tha Biden në prill.
“Ndihem mirë dhe ndihem i emocionuar për perspektivat dhe mendoj se jemi në prag të kthesës së vërtetë në një mënyrë që nuk e kemi bërë për një kohë të gjatë.”
Presidenti amerikan Biden u desh të udhëhiqej butësisht nga lideri japonez Fumio Kishida të premten, përpara se të rrezikonte të rrëzohej nga disa shkallë, dje  në Hiroshima përpara samitit të G7-ës .
Presidenti më i vjetër i SHBA-së dukej i hutuar ndërsa zonja e parë Jill Biden e drejtoi për dore për të takuar homologun e tij japonez dhe gruan e tij për një foto në samitin të G7-ës .
Pasi i shtrëngoi dorën Kishidës, Biden, 80 vjeç, e ktheu vëmendjen te gruaja 58-vjeçare e kryeministrit, Fumio Kishida – duke u përkulur çuditërisht me grushte të shtrënguar, si në një pozë boksieri, përpara se t’i shtrëngonte dorën, shkruan NY Post.
Më vonë gjatë ditës, presidenti i prirur ndaj gafave pati ‘fatkeqësinë’ e tij të fundit në shkallë, këtë herë duke zbritur disa në vend që të ngjitej lart.
Pamjet treguan atë duke mbërritur me vonesë për një turne në faltoren Itsukushima, me liderët e tjerë botërorë që kishin filluar tashmë turneun e tyre ndërsa Biden dilte ngadalë nga limuzina e tij.
Pasi eci ngadalë drejt të tjerëve, ai nguli sytë në një grup prej vetëm tetë shkallësh – por gjithsesi u pengua, për fat të mirë pa u rrëzuar. Ai buzëqeshi sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa zgjati përsëri dorën për të përshëndetur Kishidën, që po priste në fund të shkallëve.
Udhëheqësit botërorë pozuan për një foto në grup pas turneut në faltore, me Biden këtë herë dukej se e gjente vendin e tij me lehtësi relative, shkruan konservativja njujorkeze New York Post.