Nikki Haley njoftoi të martën se kandidon për presidente

0
152
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ambasadorja e OKB-së Nikki Haley njoftoi të martën se kandidon për presidente, duke kërkuar nominimin e republikanëve për zgjedhjet e vitit 2024.
Në një video-mesazh të postuar në Twitter, Haley promovoi rekordin e saj si guvernatore e Karolinës së Jugut, ndërsa shikonte për të ardhmen dhe nevojat e vendit.
“Është koha për një gjeneratë të re lidershipi,” tha Haley
Haley identifikoi kërcënime të shumta me të cilat përballet vendi, nga “e majta socialiste” tek Rusia dhe Kina, duke paralajmëruar se ka nga ata që i shohin Shtetet e Bashkuara si të pambrojtura.
Haley i bashkohet ish-presidentit Donald Trump në garën për nominimin e GOP. Haley shërbeu në administratën e Trump si ambasadore e SHBA në OKB, duke u larguar në fund të vitit 2018 në marrëdhënie të mira me presidentin e atëhershëm.
Haley u nda publikisht nga Trump pas trazirave të 6 janarit 2021, në Kapitol, me deklarata që dënonin Trump për fjalët e tij që çuan në ngjarjet e asaj dite, si dhe këmbënguljen e tij për të deklaruar se zgjedhjet e 2020 i ishin vjedhur.
Në janar, Trump tha se Haley e telefonoi për të diskutuar mundësinë që ajo të kandidojë kundër tij dhe Trump i tha se “duhet ta bëjë atë”.