ZEF HOTI ZOGU I ZANËS, DJALI I STARËS E TRIMI I SPANJËS

0
449

(Kujtesë me rastin e 86 vjetorit të rënies në luftën e Spanjës-13 shkurt 1937)

NGA  NDUE  BACAJ 

Më 1936 alenca e quajtur Fronti Popullor, (i përbërë nga socialistë, komunistë e  republikanë  , (edhe me ndihmen e inernacionalistëve majtist dhe Stalinit), fituan zgjedhjet përseri si në vitit 1931, kur kishin dëbuar mbretin Alfons XVII dhe shpallë Spanjën Republikë, Këtij “grupimi”  iu vu përballë grupi i djathtë i quajtur “Falanga Spanjolle” me në krye gjeneralin Franko. Në këto kushte nga Spanja u lëshua kushtrimi për ndihmë , kundër focave falangiste të Frankos. Një nga shqiptarët  që “degjoi” kushtrimin  internacionalist të  vitit 1936  per të shkuar vullnetar  në luftën kundër  fashizmit në Spanjë ishte edhe malësori prej Hotit  Zef  Prelë Hoti. Zef Hoti  kishte lindur në Stare të Hotit, por  pasi kishte mbetur jetim  (i kishte vdekur babai) , për aresye “mentaliteti…” nëna e tij ishte detyruar që me jetimët e saj të ç’vendosej per të jetuar në Krujë.  Jeta  e kesaj familje hotjane  në Krujë  kishte qënë  e veshtirë , por  kisha katolike atje ishte munduar  t’a  ndihmonte  per  t’ia bërë disi më të lehtë  jetesen. Gjatë këtyre viteve  Zef  Hoti ishte dalluar si djalë inteligjent e trim , gjë që e kishte vertetuar edhe kur ai humbi vëllan… Kisha  katolike dhe famulltarët e saj françeskan të  Krujës të asaj kohe  , perveç ndihmes për të jetuar kishin menduar që djalin intiligjent Zef Hoti  ta  shkollojnë si mos më mirë , dhe per këtë ata e kishin derguar  me financimet e tyre të arsimohej në “qendren” e kultures dhe arsimit të Europes , në Francë.  Zef  Hoti në Francë  filloi të  shkollohet dhe  të integrohej me shoqeritë më perparimtare të asaj kohe, (thuhet se u lidh edhe me partinë komuniste franceze). Në këto kushte  në tetor të vitit 1936  Zef  Prelë  Hoti  vendosi  t’i pergjigjet kushtrimit  per të luftuar  fashizmin në Spanjë. Në  të vertet Evropës të  atyre viteve  kishte filluar  t’i  hynte flaka e  dy ideologjive  që kishin në themel, diktaturën dhe ndalimin e të drejtave themelore të njeriut, duke përfshirë edhe lirinë e besimit.  Ndonse ideologjia komuniste dukej disi  më “humane”  në fakt  ajo ishte “thjesht” njera anë  e të njëjtes medalje me fashizmin , i cili si në Gjermani dhe në Itali ku kishte triumfuar ai quhej  nacional-socializem , ku fashizmi apo nazizmi  njihej  si krahu i djathtë   i kesaj ideologjie , ndërsa  komunizmi njihej si krahu i majtë.  Fashistet në këtë kohë kishin zgjedhur si fushë beteje për të  zgjeruar marrjen e pushtetit me dhunë në Europë , Spanjen .. Pas kushtrimit  të rrezikut fashist në Spanjë lufta civile ishte ndezur  në mes popullit spanjoll të ndarë kunder  forcave fashiste të Frankos , por edhe pro triumfit të Frakos … Lufta në Spanjë filloi të  vështirësohet së tepërmi për vullnetarët internacionalist pasi së bashku me luftëtarët antifashist , kishin penetruar edhe luftetarët e robërisë  së  kuqe, që propagandonin komunizmin bolshevik sovjetik. Madje këta komuniste internacionaliste arriten që  nën masken  e luftës  antifashiste , të shkaterronin edhe shumë kisha e objekte të  kultit Kristian katolik dhe të vrisnin  klerin katolik si gjoja bashkepunetor të fashizmit.  Në këto kushte  lufta  internacionaliste e Spanjës filloi të zbehej në sytë e luftëtarëve të vertet antifashist dhe të  shteteve që e njihnin ideologjinë e kuqe që ishte  mbjedhur e rritur  në qeveri e shtet prej 20 vjetesh në Bashkimin Sovjetik  të  Lenin- Stalinit..  Zef Hoti  si shumë  vullnetarë internacionalist luftoi  trimërisht perkrah popullit spanjoll , siç kishin luftuar ndër shekuj  malësorët e shqiptarët në aleancat ndërballkanike dhe ndëreuropiane kundër  pushtuesve turko-osman etjer.. Zef Hoti në këtë luftë u shqua si një trim i  vendosur  kundër ushtrive fashiste të Frankos , derisa  me 13 shkurt  të  vitit 1937, në  betejën për mbrojtjen e Madridit nga fashizmi, ra heroikisht duke derdhur gjakun e tij në këto troje të bekuara  evro-perendimore. Zef Hoti pak më shumë se 30 vjeçar flijoj jetën e tij për idealin e lirisë, për të cilën ai dhe breza të tërë para tij , kishin luftuar e sakrifikuar duke ia njohur  vlerën e ditur çmimin më mirë se askush tjeter të shtrenjëtes liri , që  në Spanjë  fashistet  dhe komunistët  donin  t’a  mbysnin që në embrion, jo vetem për spanjollet, por për gjithe popujt e kontinentit  e më gjërë. Mjerisht, kjo luftë civile edhe me “prapavijë” internacionaliste mori rrugën e një   katrahure aq të madhe sa bëri  të mundur që në Spanjë te mos fitojnë luftetaret e lirisë, por “vellai” binjak i komunizmit, Fashizmi, i cili me 28 mars 1938 ngriti  në Madrid  flamurin e tij, duke fituar kështu pushtetin e shtetin. Pas kësaj luftëtarët internacionalistë të lirisë, u kthyen në vendet e tyre , kush i zhgënjyer e kush i mbushur me vrerë që do ta shprazte mbi popullin e vet kur  ti jepej rasti (Një shembull i till ishte Mehmet Shehu në Shqiperi…).  Pas kësaj lufte që thuajse humbi kuptimin në Spanjë , mbetën  shumë  trupa të të rënëve internacionalist (duke përfshirë edhe disa shqiptarë…), ku njeri ndër këta ishte edhe trimi Zef Hoti, trupi i të cilit u varros atje..  Fashizmi në Spanjë i  udhëhequr nga Frankoja , qeverisi pas kësaj lufte civile edhe rreth 35 vite  , ndërsa ne shqiptaret patem fatin e “kuq” të na qeverisin homologet e kuq të Frankos  të “zi”,  komunistet , por mjerisht  edhe  10 vjet më gjatë se ai. Është interesant fakti që ndersa fashisti Franko u ngriti varre e memoriale jo vetëm  të rënëve në mbështetje të  tij e kauzës tij , por edhe të rënëve kundershtarë të tij e kauzes tij. Frankoja gjatë qeverisjes tij në çdo pervjetor të luftës civile në Spanjë , vendoste  buqeta me lule e kurora  në varret dhe memorialet  e  të  dy  palëve të rënë , ku ketë e justifikonte duke thënë se edhe kundershtarët e mi meritojnë të kujtohen e respektohen , pasi ata kanë derdhur gjakun e dhënë jetën për një ideal që mendonin se do ta bënin më mirë Spanjën dhe Boten.. Ndersa  e kunderta ndodhi nga komunistet shqiptar , të cilët kundershtarëve politik  të luftes dhe fjalës, u humbi  jo vetem varret  pa  shenjë  e pa nishan , por persekutoi pa mëshirë edhe pasardhësit dhe farefisin e tyre deri ne shtatë  breza… Diçka tjetër që tingellon keq sot për ne shqiptarët është se  ndonse kemi filluar dekadën e katërt  që jemi “çliruar” nga komunizmi , rezultatet tona në krahasim me ato të Spanjës të sunduar nga fashizmi  janë thuajse të pakrahasueshme në disfavorin tonë… Gjithsesi 13 shkurti si ditë e rënies të internacionalistit malësor, trimit Zef Hoti,  nuk duhet të harrohet, të pakten nga të majtet e sotëm, pasi baballaret e tyre komunist ishin munduar ta bëjnë  të tyre trimin Zef  Hoti…  Ky trim malësor në të vertetë  meriton shumë më shumë, të perkujtohet e nderohet, se sa shumë të tjerë  të rënë gjatë luftës nac-çl. , (apo edhe në luftën civile në Shqipëri për “bythen” e Enverit apo “mustaqet” e  Stalinit , sundimit të të cilëve  ju kemi parë sherrin 46 vite , e vijojmë t’ja  shohim jo pak edhe sot…).  Në ketë kujtesë nuk  po mundem  pa thënë  se po të kishte patur fatin të shpetojnë gjallë nga lufta e Spanjës  Zef Hoti , komunizmi me siguri do t’i   kishte rezervuar fatin e disa shokeve te tij bashkeluftetarë të Spanjes, të cilet u  persekutuan , burgosen, pushkatuan apo “vetepushkatuan” si Mehmet Shehu e deri te malësori trim e idealist, luftëtari internacionalist i “Spanjës”,  kastratasi Gjeto Keqi, i cili do të burgosej  e persekutohej (ai dhe familja e tij) nga komunizmi stalianian i Enverit… Duke i ardhur fundi kësaj kujtesë të vogël për trimin e madh internacionalist Zef Hoti , mendova të citoj edhe disa nga vargjet e mrekullueshme të poetit malësor  (të ndjerit)  Dodë  Kaçaj:

“Ku rrin shqipja në malet  t’Hotit,

Ku kanë  lind burra barotit,

Ku kanë  lind burra me nam,

Që kanë bri hekur me dhamë,

Leu Zef Hoti , zogu i zanes,

Djali i Stares, trimi i Spanjës.

…………………………………… 

Shqipja e Hotit ndër brigada,

Fluturon me plaget e ngrata,

Front  e në  front e flakë barot,

Lufton njelloj si me kenë  n’Hot.

Amanet ju shoket e mijë,

Po ju la një porosi,

Kur të shkoni në Shqiperi,

Tek ai mal atje në Stare,

Ndalni pak shprazni batare,

Kam një nanë , n’ma  gjetshi gjallë,

Me i thanë  ma ban hallall,

Se tash më bajnë nanat spanjolle,

Një varr të bukur rrezë një molle,

Ka me u gjetë një shok prej frontit,

Me ma pru një gurë prej Hotit,

Malet rriten dhe bjeshket qeshin,

Por djemët si Zefi kurrë nuk vdesin”.

Për t’i bërë të pavdekshëm (siç e meritojnë) Zef Hotin e bijë të tjerë të  trevës sonë, edhe pse dhanë jetën në trojet e Evropes  për një qyteterim , besim apo për  një kushtrim që mendohej se do ta bënte  Europën  e bashkë me të edhe Shqiperinë  më të mirë, ne malësorët duhet ti kujtomë e nderojmë…

Malësi e Madhe, me 13 shkurt 2023