ARKËTARET E SPORTELEVE NË SHQIPËRI E NXJERRIN RROGËN E TYRE NGA PENSIONET

0
550

Redaksionale:

Duket si e pakuptimtë apo e vështirë për tu besuar, por është e vërtetë. Arkëtaret tek sportelet e tërheqjes së pensioneve e nxjerrin rrogën e tyre tek pensionet. Pse dhe si, janë dy pyetje normale që bëhen në këtë rast. Në pjesën më të madhe arkëtaret emërohen në Shqipëri nga rradhët e militanteve të një force partiake, e cila pas zgjedhjeve ka akset ose më saktë merr drejtimin e institucionit që i punëson ato. Por ky punësim bëhet duke plotësuar dy kushte:1. rroga duhet t’i shkojê e plotë “partisë” gjoja për fuqizimin e saj, 2. kjo të mbahet e fshehtë. Dikujt mund t’i duket e pabesueshme kjo gjë, pasi mendon se nuk ka arritur deri këtu shfrytëzimini njeriut apo korrupsioni në Shqipëri. Dikush tjetër mund të mendojë se përse duhet të punojnë kur nuk marrin rrogë. Dhe përgjigjia është e thjeshtë. Rrogën e nxjerrin nga shpërndarja e pensioneve. Në ç’mënyrë ndodh kjo? Asnjë pension në Shqipëri nuk ka një vlerë të rrumbullakuar. Psh. 13.820 leke dhe jo 14.000 leke. Jo vetëm pensionistët, por në përgjithësi buxhetorët kanë një interesim të dobët se sa e kanë realisht pagën mujore. Thjesht marrin atë qe iu japin te sportelet apo në bankomat. Pensionisët, të cilët zgjedhin sportelet, kur tërheqin pensionet zakonisht e marrin atë të rrumbullakuar. Ata as që e dinë se u mungon psh 10-190 lekë në shumën që terhoqën. Marrin aq sa iu vë arkëtarja mbi banak dhe largohen pa e mësuar kurrë të vërtetën. Pjesa e mbetur do hyjë në pagën e padeklaruar të arkëtares, të cilës partia i grabit çdo muaj pagën duke ia përplasur në fytyrë shprehjen:”Ti fiton bakshishin”. Kjo është arsyeja që arkëtaret kthehen të detyruara në ‘hajdute” të shtresës me te varfër të shoqërisë, pensionistëve. Kur qëllon ndonjë pensionist i “zgjuar”, u kërkon llogari për shumën e munguar dhe punonjësja futet në rol, duke u shfajësuar se gaboi padashur. Paga e nxjerrë në këtë mënyrë të paligjshme nuk e kalon shifrën 20.000-30.000 lekê nê muaj. Me këtë page arkëtarja mbijeton dhe nuk bëhet e pasur, por për të është më mirë aq para sesa pa to fare. Pranon shfrytëzimin, pranon vjedhjen dhe pranon edhe të mbyllë gojën, bile të urojë që pêrdhunimi i saj edhe i të mjerëve pensionistë të vazhdojë sa më gjatë, që do të thotë partia t’i ketë pozitat e forta ne çdo zgjedhje. Nëse ne kemi një perceptim të gabuar mbi pozicionin e korrupsionit vetëm në rrangun qeveritar, duhet të kuptojmë se fenomeni ka depërtuar nëpër kapilarë duke infektuar edhe bazën, popullin e thjeshtë. Prandaj shpresa për tu bërë ky vend zvogëlohet dita-ditês

BURIMI :https://www.facebook.com/albdreams.televizion.21