SHQIPËRIA, VENDI “REHABILITUES” PËR SHTETASIT E HUAJ QË IU ËSHTË HEQUR PATENTA

0
429

Redaksionale:Ka nisur si një trend i kohëve të fundit që shtetas të huaj, të cilët janë ndëshkuar për shkelje të rënda në qarkullimin rrugor në vendet e tyre, deri në heqien e patentës, të vijnë në Shqipëri dhe të pajisen me një të tillë shqiptare. E gjithë proçedura nuk iu zgjat më shumë se 1 muaj e gjysëm, ku përveç patentës, aplikojnë dhe për lejen e qëndrimit njëherësh. Marrin një banesë me qera dhe presin derisa të pajisen me leje qëndrimi dhe leje drejtimi automjeti. Kostot për ta nuk duken të larta, po të llogaritësh një penalizim që varion nga 1 deri 5 vjet. Askush nuk u kërkon llogari për shkakun e penalizimeve në vendet e tyre bile as nuk e marrin vesh se kanë patur një të tillë, dhe në Shqipëri këta shtetas paraqiten si fillestarë në pajisjen me patentë. Ndërkohë patenta shqiptare, kohët e fundit është bërë e vlefshme për disa vende të BE. Më së shumti këtë “metodë” po e përdorin shtetas nga vendet tona fqinje, të cilët shfrytëzojne “lehtësirat” në Shqipëri dhe me pak shpenzime i rikthehen normalitetit te jetës se tyre duke mos e vrarë shumë mendjen per shkeljet e rënda të bëra në qarkullim. Me patentën e re shqiptare, këta shtetas janë “të pastër” para çdo kontrrolli që mund t’iu bëhet. Ky rast nga ana tjetër dëshmon dhe njëherë se Shqipëria është han pa porta. Lehtësisht merr jo vetëm patentë, atëherë kur ta kanë hequr në një vend të Botës, por po aq lehtësisht merr dhe lejen e qëndrimit. E mendja të shkon tek mijëra shqiptarë si në Euroë ashtu dhe USA, që paguajnë me mijëra euro apo dollarë për një copë kartoni, me të cilin duhet të presin me vite të tëra, pa asgjë të garantuar. Dhe përballë këtij mjerimi e nëpërkëmbje, një shtetas i huaj për 1 muaj e gjysëm i dhurohen dy kartonët dhe i tregohet se tek ne është i “mirëpritur”

BURIMI:https://www.facebook.com/albdreams.televizion.21