“Calit” i duhen letra inkurajuese në adrese te Gjykates se Apelit, jo vajtime pa ze dhe pa lote!

0
396
Agim Vuniqi
E perjetova rende si shqiptare denimin e Salih Mustafes-“Calit”, 26 vjete me burg. Asnjeri nuk tha se eshte i pafajshem, kontestuan vetem kohezgjatjen e burgut. Si qytetare i ndershem jam i detyruar te pranoj vendimin e Gjykates, derisa ajo nuk vendose ndryshe. Duke pare qe shume zera nga “facebooku” reagojne pas vendimet te gjykates, me duhet te them: me mire eshte me depozituar letra reagimi gjykates se apelit, te gjithe ata qe e kane njohur atë si i ri, gjate luftes dhe pas luftes, keshtu do t’i ndihmohej Sali Mustafes “Calit”, mu ashtu si vepruan shqiptaret gjate gjykimit te Avni Rrustemit duke i derguar letra inkurajuese Avnii Rrustemit dhe Gjykates se Parisit. Nuk jane serioze as te mjaftueshme vajtimet, pa ze dhe pa lote i bashkeluftareve dhe bashkeqytetareve te “Calit”, se sa deshmia për te, edhe permes letrave, duke ritreguar rrefimin për luften e paster te luftes dhe UÇK-se. Letrat e adresuara mbesin te arkivuara si pjese e historise se pergjakshme te shqiptareve.