Një sukses tjetër i studentit Rajmond Gjonaj

0
352

Zgjidhet anëtar i Senatit të Universitetit të Malit të Zi

Ismet Kallaba

Në seancën e fundit të Parlamentit Studentor të Universitetit të Malit të Zi, studenti Rajmond Gjonaj nga Ulqini është zgjedhur anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Parlamentit Studentor të Universitetit të Malit të Zi, si dhe anëtar i Senatit të Universitetit të Malit të Zi, organit më të lartë akademik që vendos për çështje të bashkëpunimit mësimor, shkencor dhe profesional të UMZ-së. Ai përbëhet nga rektori, prorektorët, përfaqësuesit e personelit akademik dhe përfaqësuesit e studentëve, në përputhje me Statutin e Universitetit.

Gjonaj është student i vitit të gjashtë në Fakultetin e Mjekësisë dhe kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë në Mal të Zi, si një nga studentët më të mirë të këtij fakulteti, me notë mesatare 10 në vitin e kaluar akademik, i shpërblyer disa herë.