Kryrtarja e AMA-s zgjidhet zv/Presidente e rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve rregullatore

0
271

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi është zgjedhur si zëvendës Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore, MNRA.

27 vende anëtare, përfshirë Shqipërinë, u përfshin në procesin e votimit. Armela Krasniqi do të ushtrojë detyrën në një kohë kur Presidenca e MNRA mbahet nga Presidenti i Rregullatorit kroat.

Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore është themeluar në nëntor të vitit 1997.Pjesë e Rrjetit janë autoritete rregullatore të Francës, Spanjës, Izraelit, Italisë, Greqisë, Kroacisë, Portugalisë, Marokut etj, vende që përfshijnë gjirin e Mesdheut.