Çfarë thoshte CIA për shqiptarët e Kosovës gati 70 vite më parë?

0
368
Nga Prof. Faton Bislimi
“Kosovarët janë përplot urrejtje ndaj Enver Hoxhës. Është mirë të mbahet mend ky fakt dhe të shfrytëzohet në momente vendimtare të një konflikti të ardhshëm”
Ish-deputeti i LDK-së, njëherësh anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Prof. Faton Bislimi, ka publikuar në faqen e tij të interrnetit një raport analitik me shifër 50X1-HUM, të titulluar “Minoriteti Shqiptar në Jugosllavi,” të datës 7 Janar 1953, të koduar si ‘sekret,’ por që ishte deklasifikuar në Janar 2011.
Ai ka eskluzivitetin e këtij documenti të hulumtuar prej tij gjetur në arkivat e Uashingtonit, ku në një paragraf thuhet :
“Kosovarët janë përplot urrejtje ndaj Enver Hoxhës. Është mirë të mbahet mend ky fakt dhe të shfrytëzohet në momente vendimtare të një konflikti të ardhshëm. Nën okupimin jugosllav, shqiptarët bënë sakrificë mbinjerëzore për të mbrojtur lirinë e tyre, atë individuale dhe atë kombëtare. Ata derdhën gjakun pa rezervë në luftë kundër komunistëve dhe sllavëve, pasi që për inspirim kishin idealin e atdheut të tyre. Kosovarët, edhepse e dinin që italianët e gjermanët ishin pushtues, ata i falemnderojnë dhe rikujtojnë me simpati, pasi që ishin pikërisht këta pushtues që iu dhanë lirinë (shqiptarëve) për t’i luftuar sllavët komunistë. Ky popull i mbetet besnik kauzës së vet kombëtare dhe e vë veten në dispozicion të cilësdo fuqi të civilizuar e paqëdashëse, e cila ua lejon atyre luftimin e pan-sllavizmit të maskuar si komunizëm.”
Nuk ka vlerësim më adekuat që më ka rastisë të lexoj nga burime të huaja kredibile për neve, shqiptarët e Kosovës, sesa ky vlerësim nga CIA. Sakrifica mbinjerëzore, ideali për atdheun, luftimi i paepur ndaj pan-sllavizmit të maskuar si komunizëm janë karakteristikat më themeltare të shqiptarizmës së Kosovës: definimi më rrënqethës i vlerave autentike djathtise, anti-komuniste të popullit të Kosovës!
Nga një kërkesë e imja e aprovuar nga Biblioteka e Kongresit të SHBA-ve për të pasur çasje në dokumentat e deklasifikuara të CIA-s për shqiptarët dhe Kosovën (per nevoja hulumtuese gjatë përgatitjes së librit tim të rradhës) kam pranuar rreth 9000 faqe materiale! Jam jashtëzakonisht i impresionuar me përkushtimin e shtetit amerikan ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti sidomos pas Luftës së Dytë Botërore e këndej.
Besoj se do të kem mundesi që në të ardhmen të paraqes dokumentet origjinale të CIA-s të cilat dëshmojnë se cilët ishin patriotët e vertetë shqiptarë e cilët kishin shitë shpirtin tek komunizmi (pan-sllavizimi)? Cilit taborr i takon Fadil Hoxha e Xhavit Namani? Kush në të vërtetë ishte Xhafer Deva? Cilët ishin kuadrot njëmend atdhetare që kishin ardhë nga Shqipëria në Kosovë si pedagogë e cilët kishin ardhë për t’i shërby komunizmit? Si u tradhëtuan Shaban Polluzha e Prof. Ymer Berisha dhe u vranë? Sa shqiptarë mbaheshin në burgjet e Jugosllavisë pa ndonjë dënim meritor? Si filloi ‘turqizimi’ i shqiptarëve të Kosovës dhe kush i ndihmoi këtij procesi? Cili ishte roli i klerikëve si Mulla Idriz Gjilani e Shtjefan Gjeqovi për kauzën kombëtare dhe luftën anti-sllave?
Ish-deputeti i LDK-së, njëherësh anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Prof. Faton Bislimi, duke iu uruar lexuesve të tij një fundjavë të këndeshme, përfundon se në e shumë pyetje tjera do mund të gjejnë përgjigje adekuate e kredibile në këto dokumenta të CIA-s… Postoi per AlbDreams : Beqir SINA,New York