24 November 2024

Fati i 64 ministrave të Brendshëm në 108 vjet shtet shqiptar

Relevante

Zigmund Frojdi me 6 libra në shqip – rreth 1200 faqe përkthim nga vepra e plotë e tij

Arben Çokaj Pas një pune disa mujore, arritëm në fund të përkthimit...

FJALË ME RASTIN E MARRJES SË TITULLIT “QYTETAR NDERI” NGA BASHKIA MALËSI E MADHE

Arben Çokaj Pas Rexhep Qoses e Gjekë Marinaj (kandidat për çmim Nobel...

Bujar Kaloshi – 28 vjet pas vrasjes/ Krimi ende i pandëshkuar, apeli vazhdon për bashkëvuajtësit!

Nga Beqir SINA Kurr nuk vdes e nënshtrohet ai shpirti i përvuajtur...

NGA LEZHA NE VERMOSH ME RUSH DRAGUN!

Shënime udhëtimi Pjetër Jaku Udhëtimi nisi që të shtunën, me 13 Korrik 2024,...

“Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kupë e artë!” – Atë Benardin Llupi o.f.m. (1886-1946)

“Klerik i shquar katolik. Ai kishte kryer studimet për Teologji dhe Farmaci....

Shpërndaj

Bledi Çuçi është ministri i Brendshëm i 64-ët në historinë e shtetit shqiptar dhe i 25-të pas rrëzimit të sistemit komunist. Pavarësisht cilësive pozitive që zotëron, marrja e detyrës prej tij shoqërohet me shumë dilema. Dilema që nisin më shumë nga detyra e rëndë se sa nga ai vetë. Një post që më shumë ka qenë një minë me sahat se sa një detyrë e zakonshme në zyrën e shtetit. Herë është e lidhur me fuqinë e detyrës për shkak të informacionit që zotëron, herë është lidhur me konkurrencën politike e herë me eliminimin e kundërshtarëve.

Mjafton të përmendim se këtë detyrë e kanë mbajtur ata që kanë bërë karrierë të lartë në politikë duke u bërë më pas figura qendrore në politikë ose kanë mbajtur postet më të larta të shtetit si kryeministër, president e deri mbret, si Ahmet Zogu, Esat Toptani, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Gramoz Ruçi, Luan Rama, Sokol Olldashi, Bujar Nishani, Lulzim Basha, e të tjerë.

Bledi Çuçi është ministri i 4-ët i Brendshëm që Partia Socialiste po mbyll për 8 vite në dy mandate. Sipas llogarive, nga vitit 1990 deri më sot, një ministri të Brendshëm i takon mesatarisht 1 vit e 2 muaj qëndrim në detyrë.

Rekordmeni i qëndrimit në detyrën e ministrit të Brendshëm në historinë 108-vjeçare të shtetit shqiptar është Kadri Hazbiu. Ai e mbajti këtë detyrë nga 23 korriku i vitit 1954 deri në 27 dhjetor 1979, ose qendroi 25 vjet, 5 muaj e 4 ditë. Një rekord ky që nuk ka fare shans ta thyejë dikush.

Ndërkohë, rekordmeni i kohëzgjatjes më të gjatë në detyrën e ministrit të Brendshëm pas vitit 1990 është Saimir Tahiri me 3.5 vjet. Por nëse merren së bashku të dy herët që ka mbajtur këtë post, Bujar Nishani është i pari me 3.7 vjet qëndrim në këtë detyrë. Ministri i Brendshëm më jetëshkurtër pas rrëzimit të komunizmit është Ali Kazazi, me 21 ditë. Ai qëndroi në këtë detyrë nga 4 korriku 1997 deri më 25 korrik 1997.

Bledi Çuçi është juristi i 6-të i tranzicionit pas Igli Toskës, Sokol Olldashit, Lulzim, Bashës, Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafës. Gjatë tranzicionit kanë qenë ministra të Brendshëm 3 oficerë të ushtrisë Buajr Nishani, Dritan Demiraj, Sandër Lleshaj. Po 3 kanë qënë edhe oficerët e policisë: Hajredin Shyti, Bajram Yzeiri dhe Vladimir Hysi. Bujar Nishani dhe Fatmir Xhafa kanë qenë nga dy herë ministër të Brendshëm.

Por dilema më e madhe e Bledi Çuçit është se si do largohet nga kjo detyrë? Fatkeqësia është se pothuajse nuk ka ndodhur fare që një ministër i Brendshëm të largohet në mënyrë normale nga kjo detyrë. Kam patur fatin që të intervistoj pothuajse të gjithë ministrat e tranzicionit.

Madje edhe Hekuran Isain pasi kishte lënë detyrën dhe të gjithëve u kam drejtuar pyetjen: Si e parashikoni se do largoheni nga kjo zyrë? E vërteta është se largimi ka qenë shumë më interesant se sa përgjigja që ata kanë dhënë.

Gjithsesi, posti i ministrit të Brendshëm i cilësuar më i rëndësishmi, por edhe më delikati është një kafshatë që kërkon stomak të rëndë. Kështu nga 64 ministra të Brendshëm rezulton se 8 prej tyre janë vrarë në rrethana të ndryshme kryesisht në atentate. Ndërkohë 8 ministra të Brendshëm janë pushkatuar të dënuar me vdekje nga gjykatat si gjatë kohës së Mbretërisë por edhe gjatë Komunzimit. Të dhënat janë që 7 ministra të Brendshëm janë dënuar më vdekje por i kanë shpëtuar këtij dënimi duke e konvertuar me burg.

Numri më i madh i takon ministrave të Brendshëm që janë arrestuar për një akuzë apo tjetër por kryesisht për veprimtarinë e tyre gjatë kësaj detyre. Janë 20 ministra të Brendshëm që kanë provuar prangat por 12 prej tyre janë dënuar me burg që variojnë deri në shumë vite dhe 8 të tjerë janë pushkatuar siç u përmend më lart. Është e rëndësishme të evidentojmë se mes 64 ministrave të Brendshëm, 3 prej tyre janë dënuar për genocid dhe 1 është i arrestuar me akuzën për krime lufte që do tia kishte zili edhe Gjykata e Hagës. Pas rrëzimit të sistemit komunist ndonëse pasojat kanë qënë më të vogla, ato janë të natyrës së shkarkimit dhe të pasojave politike. Kështu nga 25 ministra të tranzicionit, 7 kanë dhënë dorëheqjen. Vlen të theksohet se të tre ministrat e Brendshëm të qeverisjes së PS-së 2013-2020 janë larguar me dorëheqje pas çështjeve të forta publike që kanë ndodhur, ndryshe nga ministrat e qeverisjes së PD që janë larguar nga rrethana që lidhej me ndryshimet në qeveri.

1912-2020, ministrat e Brendshëm të shtetit shqiptar. Nga Mufid Libohova dhe Bledi Çuçi. Koha në detyrë dhe cili ka qenë fati i tyre.

MUFID LIBOHOVA, (DHJETOR 1912-KORRIK 1913), (GUSHT 1919-JANAR 1920). U arrestua dhe më pas u dëbua nga Shqipëria në 1924.

ESAD PASHË TOPTANI (KORRIK 1913-GUSHT 1913), (MARS 1914-MAJ 1914). U vra në atentat.

HASAN PRISHTINA (SHTATOR 1913-NËNTOR 1913). U vra në atentat.

FEJZI ALIZOTI (NËNTOR 1913-MARS 1914). U pushkatua në 1945 si armik.

AQIF BIÇAKU (MAJ 1914-SHTATOR1914). Iu rrethua shtëpia dhe u detyrua të largohej nga Shqipëria.

SHAHIN DINO (TETOR 1914-JANAR 1916) U arrestua nga ushtarakët francezë dhe u internua në ishullin grek Lesbos.

MEHDI FRASHËRI (DHJETOR 1918-GUSHT 1919) (JANAR 1921-KORRIK 1921). U vendos në listën si kriminel lufte duke e dënuar me vdekje në mungesë, u përndoq dhe iu sekuestrua shtëpia dhe të gjitha pronat. Ndërsa familja në Shqipëri u persekutua dhe u internua. Vdiq në Itali.

AHMET ZOGU (JANAR 1920-NËNTOR 1920) (DHJETOR 1921-MARS 1923). U shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.

XHAFERR YPI (NËNTOR 1920-JANAR 1921). U vra gjatë luftës italo-greke në Starje të Kolonjës nga një predhë mortaje.

SULEJMAN DELVINA (KORRIK 1921-TETOR 1921) U përndoq nga Ahmet Zogu si mbështetës i Fan Nolit. Pas largimit në Itali, iu ndalua hyrja në Shqipëri. Vdiq në Vlorë i dënuar të mos jetonte në Tiranë.

BAJRAM FEVZIU, (TETOR 1921-DHJETOR 1921) Pas riardhjes së Ahmet Zogut në pushtet, në 1924 Bajram Fevziu u nxor në lirim në moshë shumë të re duke i hequr mundësinë të ushtronte profesionin e tij si i diplomuar ushtarak në Stamboll dhe i diplomuar në Akademinë e Shtatmadhorisë në Vjenë.

LUIGJ GURAKUQI (6 DHJETOR 1921-12 DHJETOR 1921). U vra në atentat në Bari të Italisë teksa ishte emigrant politik pas largimit në 1924.

RAUF FICO (12 DHJETOR 1921-24 DHJETOR 1921) (MARS 1930-SHTATOR 1930) U arrestua nga italianët pas pushtimit në 1939 dhe u internua në Itali.

SEJFI VLLAMASI (DHJETOR 1923-MARS 1924). U arrestua dhe u dënua me 20 vjet burg. Pasi bëri 9 vjet punoi si roje e një stalle derrash në Fier deri sa vdiq.

SHEFQET VËRLACI (MARS 1924-MAJ 1924). U përndoq, iu sekuestruan të gjitha pronat. Familja që la në Shqipëri u persekutua. Pas arrestimeve të pjesëtarëve të saj e gjithë familja u internua.

ABDURRAHMAN DIBRA (MARS 1924-QERSHOR 1924) (SHKURT1927-MAJ 1928). Pas pushtimit të Shqipërisë, italianët e internuan në Itali. Pas mbarimit të luftës ai vetë u persekutua, ndërkohë që i arrestuan të birin dhe e dënuan me burg.

REXHEP SHALA (QERSHOR 1924-DHJETOR 1924). U përndoq pas largimit nga detyra si pjesë e hetimit për vrasjen e dy biznesmenëve amerikanë në Mamurras.

KOSTAQ KOTTA (SHKURT 1925-PRILL 1925) (MAJ 1928-MARS 1930) U rrëmbye në Greqi nga Sigurimi i Shtetit, u burgos në burgun e Burrelit ndërtimin e të cilit e firmosi vetë dhe u vra në atë burg.

CENO KRYEZIU (PRILL 1925-SHTATOR 1925). U vra në një atentat në Pragë kur ishte ministër i Shqipërisë në Çekosllovaki.

MUSA JUKA (SHTATOR 1925-SHKURT 1927) (NËNTOR 1930-TETOR 1935) (NËNTOR 1936-PRILL 1939). U arratis më 6 prill 1939. U shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.

ETHEM TOTO (TETOR 1935-NËNTOR 1936). U pushkatua pas dënimit me vdekje nga një gjykatë gjatë kohës së mbretërisë së Ahmet Zogut.

ZEF KADARJA (8 PRILL 1939-12 PRILL 1939). U pushkatua pas dënimit me vdekje në 1945 nga regjimi komunsit.

MALIQ BUSHATI (PRILL 1939-DHJETOR 1941). U pushkatua pas dënimit me vdekje në 1945 nga regjimi komunist.

MUSTAFA KRUJA (DHJETOR 1941-JANAR 1943). U shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.

EQREM LIBOHOVA (18 JANAR 1943-23 JANAR 1943). U shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.

FIQIRI DINE (JANAR 1943-SHKURT 1943) (KORRIK 1944-GUSHT 1944). U arrestua, u shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.

MARK GJON MARKAJ (SHKURT1943-PRILL 1943). U vra gjatë ndjekjes së forcave komuniste pas luftës.

KOL BIBË MIRAKAJ (MAJ 1943-SHTATOR 1943). U arrestua dhe u pushkatua pas dënimit me vdekje në gjyqin special 1945.

XHAFERR DEVA (NËNTOR 1943-QERSHOR 1944). U shpall kriminel lufte dhe u dënua me vdekje në mungesë.

IBRAHIM BIÇAKU (SHTATOR 1944-TETOR 1944). U arrestua, u dënua me vdekje. Më pas dënimi iu konvertua në burg dhe bëri 20 vjet. Vdiq si pastrues i banjove publike të Elbasanit.

HAXHI LLESHI (TETOR 1944-MARS 1946). U arrestua për genocid dhe krime kundër njerëzimit dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

KOÇI XOXE (MARS 1946-TETOR 1948) U pushkatua një vendimi të një gjykate si armik i popullit dhe i PPSH.

NESTI KERËNXHI (TETOR 1948-NËNTOR 1948). U arrestua, u dënua si armik i popullit dhe pas lirimit jetoi i persekutuar bashkë me familjen.

MEHMET SHEHU (NËNTOR 1948-KORRIK1954). U gjend i vdekur në banesën e tij kur mbante detyrën e kryeministrit. Versioni zyrtar ishte i vetëvrasjes por provat e forta kanë nxjerrë nxjerrë si konkluzion se e kanë vrarë.

KADRI HAZBIU (23 KORRIK 1954-27 DHJETOR 1979). U pushkatua pas dënimit nga një gjykatë si armik i popullit dhe Partisë së Punës.

FEÇORR SHEHU (PRILL 1980-JANAR 1982). U pushkatua pas dënimnit nga nëj gjykatë si armik i popullit dhe Partisë së Punës.

HEKURAN ISAJ, (KORRIK1982-SHKURT 1989) (KORRIK 1990-SHKURT 1991). U arrestua dhe u dënua për genocid me 5 vjet burg.

SIMON STEFANI, (SHKURT 1989-KORRIK 1990). U arrestua dhe u dënua për genocid dhe u dënua me 8 vjet burg.

GRAMOZ RUÇI (SHKURT 1991-MAJ 1991). U vu nën akuzë për ngjarjet e 2 prill 1991 por nuk iu vërtetua asnjëherë.

HAJREDIN SHYTI (MAJ 1991-QERSHOR 1991). U arrestua dhe dënua për ngjarjen e 2 prillit 1991 në Shkodër në të cilën u vranë me armë zjarri katër protestues dhe u plagosën 65 të tjerë.

BAJRAM YZEIRAJ (QERSHOR 1991-DHJETOR 1991)

VLADIMIR HYSI (DHJETOR 1991-PRILL 1992)

BASHKIM KOPLIKU (PRILL 1992-PRILL 1993)

AGRON MUSARAJ (PRILL 1993-KORRIK 1996)

HALIT SHAMATA (KORRIK 1996-MARS 1997). U arrestua në gusht 1998 me akuzën më të rëndë për krime kundër njerëzimit por pasi disa javësh në qeli u lirua për mungesë provash.

BELUL ÇELO (MARS 1997-KORRIK 1997). U vu nën akuzë për ngjarjet e vitit 1997. U largua nga Shqipëria duke qenë në detyrë.

ALI KAZAZI (4 KORRIK 1997-25 KORRIK 1997)

NERITAN CEKA (KORRIK 1997-PRILL 1998). U largua nga kryeministri Fatos Nano.

PERIKLI TETA (PRILL 1998-SHTATOR 1998). U arrestua në sallën e gjyqit. U largua pas deklaratës së PS dhe PAD janë dy halet e politikës shqiptare.

PETRO KOÇI (TETOR 1998-MAJ 1999). U shkarkua nga kryeministri Majko pasi nuk iu aprovua dorëheqja.

SPARTAK POÇI (MAJ 199-NËNTOR 2000). U largua nga detyra pas goditjes që u bëri bandave në të gjithë vendin.

ILIR GJONI (NËNTOR 2000-JANAR 2002). U largua pas skandalit të pasaportave.

STEFAN ÇIPA (SHKURT 2002-KORRIK 2002)

LUAN RAMA (KORRIK 2002-TETOR 2003). Dha dorëheqje pas incidentit me gazetarin Ilir Babaramo.

IGLI TOSKA (DHJETOR 2003-SHTATOR 2005). U akuzua në prokurori për abuzime por akuza nuk u vërtetua.

SOKOL OLLDASHI (SHTATOR 2005-JANAR 2007)

BUJAR NISHANI (MARS 2007-SHTATOR 2009) (PRILL 2011-QERSHOR 2012)

LULZIM BASHA, (SHTATOR 2009-PRILL 2011). U vu nën akuzë për abuzime me rrugën e kombit, ngjarjen e 21 janarit 2011 dhe ndarja territoriale ujore me Greqinë, por këto akuza nuk janë vërtetuar asnjëherë zyrtarisht.

FLAMUR NOKA (KORRIK 2012-MARS 2013)

SAIMIR TAHIRI (SHTATOR 2013-MARS 2017). Pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, prokuroria kërkoi arrestimin me akuzën trafik droge. Çështja është ende në gjykim, ndërkohë që akuza për trafik droge ka rënë dhe ka mbetur vetëm akuza shpërdorim detyre.

FATMIR XHAFA (MARS 2017-MAJ 2017) (SHTATOR 2017-27 tetor 2018). Dha dorëheqjen pas dorëzimit të vëllait si person në kërkim në Itali.

DRITAN DEMIRAJ (MARS 2017-SHTATOR 2017)

SANDËR LLESHAJ (27 tetor 2018-10 dhjetor 2020). Dha dorëheqjen pas vrasjes në Tiranë të 25-vjeçarit Klodian Rasha nga polici i patrullës “Shqiponja” Nevaldo Hajdaraj.

BLEDI ÇUÇI (16 dhjetor 2020- në vijim)

spot_img