3 December 2024

DITA E SHËN GJERGJIT NË ULQIN DHE TIVAR GJATË HISTORISË

Relevante

Zigmund Frojdi me 6 libra në shqip – rreth 1200 faqe përkthim nga vepra e plotë e tij

Arben Çokaj Pas një pune disa mujore, arritëm në fund të përkthimit...

FJALË ME RASTIN E MARRJES SË TITULLIT “QYTETAR NDERI” NGA BASHKIA MALËSI E MADHE

Arben Çokaj Pas Rexhep Qoses e Gjekë Marinaj (kandidat për çmim Nobel...

Bujar Kaloshi – 28 vjet pas vrasjes/ Krimi ende i pandëshkuar, apeli vazhdon për bashkëvuajtësit!

Nga Beqir SINA Kurr nuk vdes e nënshtrohet ai shpirti i përvuajtur...

NGA LEZHA NE VERMOSH ME RUSH DRAGUN!

Shënime udhëtimi Pjetër Jaku Udhëtimi nisi që të shtunën, me 13 Korrik 2024,...

“Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kupë e artë!” – Atë Benardin Llupi o.f.m. (1886-1946)

“Klerik i shquar katolik. Ai kishte kryer studimet për Teologji dhe Farmaci....

Shpërndaj

Një nga festat që respektohet nga qytetarët e Tivarit dhe Ulqinit, ndërsa të shumtë janë edhe ato që e kremtojnë, është Shën Gjergji (më 23 prill sipas kalendarit të ri, më 6 maj sipas të moçmit).

Bëhet fjalë për adetin e vjetër, për të cilin besohej se simbolizonte kufirin në mes dimrit dhe verës. Më vonë ai u lidh me Shën Gjergjin, mbrojtësin Krishterë të bujqve, tokës, të korrave dhe bagëtisë, i njohur për nga legjenda e vrasjes së dragoit. Është adet që atë ditë të lahet fytyra me ujë në të cilin ka lule, hahet buka, djathi i njomë, qepët dhe fiqtë. Mbi portën hyrëse të shtëpisë, një natë para Shën Gjergjit, varen kurorat e thurura nga lulet, e të cilat, siç besohet, i mbrojnë familjarët dhe sjellin mirëqenie dhe pasuri gjatë vitit. Fëmijët mbajnë hajmali nga bimët pranverore.

Edhe muslimanët festuan “Gjergjin e jeshil” dhe në Perandorinë Otomane shpesh e quanin (H)ederlez. Arqipeshkvi i Tivarit Marin Bici njofton Romën në vitin 1610 se “në kisha për Shën Gjergj vërehen më shumë muslimanë se katolikë”. Sufitë e lidhnin me “të Gjelbrin” – hazreti Hidrin, njeriun e shenjtë në islam, i pajisur me dije të veçanta.

Mirëpo, mësuesit musliman tregonin se “këto nuk janë adete fetare por popullore”. Mërrkotasit për Shën Gjergj drekojnë jashtë shtëpisë dhe pa rroba dimërore me shpresë se do të vijë vera e nxehtë. Çobanët vjelin atë ditë lulen e Gjergjit para perëndimit të diellit të cilën e grimcojnë hollë dhe ia japin bagëtisë.

Me solemnitet të veçantë u shënonte kjo ditë (Ederlezi) tek Romët dhe Egjiptianët e Ulqinit dhe Tivarit, të cilët herët në mëngjes i stolisnin shtëpitë e tyre me lule dhe degë të lulëzuara dhe e bënin ritin e larjes duke besuar se në këtë mënyrë i shporrin të gjitha të këqijat e vitit të kaluar.

Përndryshe, Shën Gjergji ishte mbrojtësi i qytetit të Tivarit, të cilit iu dedikua katedralja nga shekulli 12 në Tivarin e Moçëm. Ajo për shekuj me radhë ishte seli e Arqipeshkvisë, qendre e jetës shpirtërore, arsimore dhe kulturore të qytetit dhe rajonit.

Katedralja më e madhe nga periudha venedikase në këtë pjesë të bregdetit u shndërrua dhe u riemërua në Xhaminë e Sulltan Ahmedit, e cila ishte krenaria e muslimanëve të Tivarit.

Në komunën e Ulqinit ekziston fshati Shën Gjergj, në bregun e lumit Buna.

Në maj banorët e Shestanit, në shpatet e Rumisë në Krajë, ardhjen e pranverës e kremtojnë duke stolisur trungjet e reja – banirët, të bindur se ky ritual sjell plleshmëri, pjellshmëri, sukses në punë dhe në jetë.

spot_img