Nënshkruhet protokolli mes Shkupit dhe Sofjes

0
362

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, në Sofje, nënshkruan protokollin e dytë bilateral që parasheh procedurat dhe dinamikën e tejkalimit të dallimeve mes Sofjes dhe Shkupit, që janë pjesë e propozimit francez.

Osmani dhe Gençovska vlerësuan se me këtë protokoll tani hapet një kapitull i ri që do t’i tejkalojë pengesat në rrugën e bashkëpunimit evropian mes dy shteteve.

Para nënshkrimit të Protokollit është mbajtur mbledhja e dytë e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar mes Shkupit dhe Sofjes, të cilin e bashkëkryesuan dy ministrat e Jashtëm.

Nënshkrimi i protokollit me Bullgarinë vjen pas miratimit të suksesshëm në Kuvend dhe Qeveri të propozimit të presidencës franceze për zhbllokim të negociatave.

STANDARD