DJAJT …

0
631
Gjovalin Lumaj, se bashku me familjen jeton prej vitesh në Michigan SHBA.Eshtë autor i disa librave me poezi po ashtu është autor i shume teksteve kengësh të kenduara nga këngëtar me ëmër shqiptar. Kjo poezi revoltë është marre nga statusi i tij në facebook dhe ne po e sjellim,si çdo krijim të autorve mergimtar në mediumin tonë.
________________________________________________________________________
Nga Gjovalin LUMAJ *
Pushtues
Dhunues
Izolues, vete-shkatrrues,
Shqipfoles, shqipshites,shqip-rrenues
E mira vuan nen te keqen
Nje toke e shenjte vuan nen dreqen.
Ne te djathte e. ne te majte,
30 vjet prape me djajte..!
Lamtumire o trojet e te pareve,
Ikja, e vetmja shprese e Shqiptareve,
Te denuem prej shprese-vrastareve,
Oligarkeve, maskarenjve, ngatrrestareve.
* * *
Perkulem me perultesi,
Para teje o toke e shtrenjte, o varret e te pareve te mi,
Po marr rrugat per mergim,
Meshire, mos me leshoni mallkim,
Borxhli para jush do te mbes,
Sa te jem i gjalle, edhe kur te vdes
O toke me vuajtje e lavdi
Me gjak, me lote, dhimbje e veshtiresi,
Mbetem gjithmone borxhli..!
* * *
Vendlindje e shtrenjte, atdheu im
Larg teje ne mergim,
Do te jetoj me mall, do te vdes ne deshprim,
I djegun, i zhuritun nga malli
Shpirtnisht i vdekun se gjalli,
Vaj- halli:
Miresite qe fali Zoti, na i shkaterroj djalli..!
* * *
Ike cdo dite rina prej tokes se medhenjve,
Se prone e maskarenjve
Mbeten trojet e Gjergj Kastriotit,
E gurrat e lotit,
Te Nanave e baballareve,
Bahen mallkimi i shkaktareve,
Politikaneve, pushtatareve,
Te cilet sot presin “shtegun” per Europe
Ashtu cope- cope..!
* * *
A do ta gjej Europa nje “skute”
Per Shqiperine e mire qe vuan nen harbute,
Me poliike shkatrrimtare, kriminele, hajdute,
A thue se Europa do ja bajne “fora”
Te pranoje Shqiperine qe idridhet kamba e dora
Pa rini dhe energji,
Me pleq ne vetmi,
Me padrejtesi, paftyresi,
Ne qeveri,
Katran, bloze,
Me opzite metamorfoze..!
* * *
A shkohet ne Perendim,
Ne vend te vizionit per zhvillim e perparim,
Metamorfoze, ricilklim,
O i miri vendi im,
Lamtumire,
Lamtumire pa deshire,
O Shqiperia e mire,
Deri kure me qafen e ulun nen qafire,
O Zot ki meshire,
Ktheja shpresen,
Tokes qe i fale Gjergj Kastriotin e Nane Terezen..!
* * *
Na e sjell o Zot ate dite,
Ne fund te tunelit ta shohim pak drite,
Nje drite me shpresa,
Te mos i tresim neper bote djem, nipa e mbesa,
Nigjoje o Zot thirrjen mbare Shqiptare,
E lutjen mergimtare..!
* * *
Por lutjen tone nuk po e nigjon o Zot,
Se kem dale prej dores tande kahere e mot,
Keshtu te marrakotun,
Do ta mbyllim jeten te zhgenjyem, te perlotun,
* * *
Nuk ndihen lutje e urate,
Kur me djallin nenshkruan “kontrate”
Do vuajne gjate,
Shqiptaret ikanake,
Dhe.. Shqiperia e ngrate,
E shkyeme, e zhgrryeme nga lugate..!