Zonja, zotërinj, katundarë e qytetarë, çfarë popull jemi?!

0
339

Nga Daim ILAZI Jemi duke kaluar nëpër do labirinte të errëta dhe gjendemi në udhëkryq të polarizimeve të mëdha. Jemi në situatë shumë delikate me shumë të panjohura. Çdo potez i gabuar i kësaj partie shahu mund të na kushtojë me mat pozicion.Prandaj duhet të kemi kujdes edhe ndaj refleksit më të vogël sepse mund ta humbim ekuilibrin. Shumë pak e kemi ndjenjën e pergjegjësisë. Në shtetet euro-perëndimore sidomos te politikanët kjo ndjenjë është mjaf e stërholluar .Për lëshime,gabime për mos realizime të premtimeve jepen dorëheqje të parevokueshme. Ne shpesh herë dëgjojmë filan Ministri i filan shtetit evropjan, për 2% alkohol gjatë vozitjes ka dhëne dorëheqje,ose për korupcion te vogël ,nepotizem ose për donjë lëshim pse eshte vonuar ne mbledhje të Qeverisë ose në Parlament japin dorëheqje. Poashtu, Ministri gjerman i mbrojtes vetëm pse bashkeshortja e tij e perdori veturën zyrtare gjer te frizeri,ai nesër jep dorëheqje. Pse treni në Japoni ështe vonuar 2 minuta , Ministri i transportit jep dorëheqje. .

U kall spitali Tetovës me 17 viktima, ende nuk ka epilog gjykimi..,askush në përgjegjësi.Ku është manifestim i shpirtit demokratik intelektual dhe njerëzor? U mbytën në dy raste mbi 40 njerëz në akcidente autobusi,ende nuk ka epilog gjyqësor as përgjegjësi.Si me qenë 40 pula .Tek neve si duket kjo përgjegjësi mungon. Mendojmë se jemi të lidhur për karrige e fotelje dhe për gabime dhe dështime shumë të medha nuk jepen dorëheqje xhentlmene si në perendim. Bile nëse dikend e sygjeron për gabime e dështime ose të dorëhiqet,menjiherë e ben armik, për atë person ose grup politik bëhesh ,,persona non grata,,Për tu çuditur?! Ja ne cfar gjendje jemi katandisur. Prej tri partive politike jemi bere 6,me tendencë që numri të shtohet. Bile tani cdo parti ka fillue me bë edhe nga dy krahë e frakcione.Është përça populli, është përca xhemati. Në këtë rast cdo grup akuzon grupin tjetër për tradhëti.Tani është bërë modë që tradhëtarët e patriotët të promovohen në çajtore dhe kafene,në oda të burrave, duke pirë ,,agër caj,, e duke pirë birra Peje ,Korçe apo  Shkupi,e duke mos pasur konsideratë për asgjë se në çfar gjendje është katandisur populli. Askund në botë nuk ndodh që politika të bëhet në këso mjedise dhe për fat të keq kjo gjendje na paraqitet me dekada e shekuj. Këtë gjendje të antivlerave, më së miri e përshkruan Fan Noli në 5 anarhitë e shqiptarëve.Çpo ngjet sot me ne?! Lesh arapi është bërë çdo send. A ju kujtohet se çfar ka deklaru miku ynë, Ambasadori amerikan në Tiranë Donald LU në prill 2018 se sa i dëshpruar është atje. Po edhe ambasdorja amerikane yonja Jakobson  para 5 vitesh  tha se Qeveria e Kosoves e ka ,,hup busollën, e ka huq,,.Po te ne në Maqedonine e Veriut, Ambasadorja amerikane Kejt Meri Bërns  para një jave tha se ketu  te ne problem i madh është  korrupcioni e largimi i rinisë nga vëndi.Të njetën gjë e tha Ambasadori i BE në Shkup,  zotëri David Gere ,kurse ne bëhemi të shurdhër, Janë vjedhë miliona euro nga shumë komuna tona ,askush nuk përgjigjet. Qytetet tona  me infrastrukture afrikane . Jeta e të rinjëve, vajzave,djemëve, të moshaurve, e pashpresë, apatike, pa punë,pa kushte elementare për jetë..Siç thotë një poet,bëjmë jetë qeni. Ditë e natë mendojnë si të ikin nga vendlindja kah sytë këmbët. Do ta parafrazoj deklaratën e Ambasadorit amerikan Donald Lu para 3 vitesh ne Tiranë kur tha: Ky është  mesazhi më i drejtpërdrejtëdhe miqësor  i mikut tonë më të madh së si jemi katandisur si komb dhe si shtete dhe se cila është e mira dhe e keqja jonë. “Unë kam pak kohë që rri në vendin tuaj. Nuk kisha parë njerëz më të verbër në besimin ndaj të huajve. Por, pastaj, kur pashë se ata që ju drejtojnë apo merren me politikë tek ju janë më të pashpirt,më plaçkitës  se çdo i huaj dashakeq ndaj jush, e kuptova pse na shikoni në dritë të syrit. Këto politikanët tuaj   veç e plaçkitin popullin dhe shtetin tuaj. Lidhur me korrupsionin Lu shprehet: “Korrupsioni  i lejon gjyqtarët dhe politikanët të mbushin xhepat me para të pista; ai po shkatërron jetët e njerëzve të zakonshëm e të ndershëm. Më 6 nëntor 2014 Ambasadorja amerikane  në Kosovë, zonja Tracey Ann Jacobson, deklaroi  publikisht në mas mediume  se liderët e Kosovës e kanë në gjak,traditë korrupsionin. Bile në gjuhën shqipe u tha troç  se Qeveria,shumë Ministra e kanë dh..ie  punën.

Përjetojmë ekstazë në sharje e përgojime,kursë fort pak e shofim mjegullën e rëndë mbi kokë e përditshmëria është shndërua në letargji. Në Delfi të Greqisë, nga epoka antike e gjer më sot qëndron epitafi filozofik i principit të ndividualitetit të mirëfillt human,,Gnoti Sauton,,-Njife vetvehten,,.Pra individi ynë duhet të arrijë ne gjendje ,,arete,, të përjton ,,katarzis siritualis,ku do të gërshtoheshin, urtësia, intelektualizmi i vërtetë, bujaria, profesionalizmi,vetëdija, përgjegjësia dhe e mira. Pa këto koncepte nuk mund te flasim për demokraci ose për vlera të mirëfillta evropjane. Nëse çdo individ e njef dhe e mat vehten në mënyrë reale,aty lind esenca dhe logjika e individit për të marë pozita serioze në shoqëri ose në të kundërtën hyjme në anarko-liberalizëm. Pra,kemi fillu ti ngjajmë një orkestri pa dirigjent me gitara,violina dhe çifteli të pa akorduara.Nëse nuk përmiresohemi, atëherë mund të arijmë në një fazë tjetër të primitivizmit anarhik. Është një dukuri e çuditshme tek ne. Kur njerëzit, intelektualët tanë qortohen apo shahen për çështje partiake apo ideologjike, nuk flasin me vite, fabrikojnë trillime e shantazhe primitive, armiqësohen, kurse te popujt perëndimor eshtë krejt ndyshe. Fan Noli i madh në moshen 40 vjeçare sëmuret shumë rëndë në Amerikë. Mjekët i sygjerojnë operacion urgjent. Por operacioni kushtonte 80.000 dollar. Ai kishte vetem 5000 dollare dhe filloi të mbledh edhe nga diaspora jonë atje. Por memzi i bëri 9000 dollar.S kisht nga të kërkon edhe 70.000 dollar.Më në fund ju drejtua me letër Mbretit Zog,kundërshtarit politik. Në Tiranë ,shumë Ministra e keshilltarë të Mbretit Zog e kundërshtuan dhe kategorikisht e refuzuan. Bile shumica e Ministrave luteshin Zotit që sa më parë të vdes NOLI . Më në fund Mbreti vet vendosi. Do ti dërgojmë këtë shumë të hollash që i kërkon Noli, se edhe Noli është shqiptar, intelektual më i madh se ju disa Ministra të mi, ky i duhet kombit tonë, pa dallim se jemi kundërshar politik e ideologjik. Edhe Faik Bey Konica, duke qenë Ambasador i Shqipërisë në Amerikë,disa herë e ka kritikuar  qeverisjen e Mbretin Zog,por ai nuk e ndëroi nga posti. E ka çmuar  lartë intelektualizmin, erudicionin e tij, mencurinë e ketij kolosi të madh që neve gati një shekull e lam në haresë. Pra, është koha e fundit ta shlyejmë xhelozinë primitive nga shpirti ynë ballkanik dhe ti përparojmë raportet demokratike në mes neve dhe me këso vlera të nisemi për Unionin evropjan. Evropa ,Amerika çdo veprim tonin e vështron me dyrbi…Na njofin në detale. Mos mundohemi tu tregojmë përralla ose ninula për fëmijë, se dyert e Evropës do ngelin ende të mbyllura.Mos ti marin në qafë gjeneratat e reja e të na mallkojnë përgjithëmonë.Të vetëdijësohen dhe të ndërgjegjësohen edhe udhëheqësit shtetëror dhe liderët partiak që janë duke na prirë në këto kohë të turbullta. Nuk ka vend për hedonizëm dhe elozhe. Jetojnë  me komoditet e lux të tepruar  me  votën e popullit të përvuajtur me buzëqeshje të perënduar. Zoti na ndihmoftë e na bekoftë.