23 November 2024

Krerët shtetërorë: Është koha që Evropa të hapë dyert për Kosovën

Relevante

Zigmund Frojdi me 6 libra në shqip – rreth 1200 faqe përkthim nga vepra e plotë e tij

Arben Çokaj Pas një pune disa mujore, arritëm në fund të përkthimit...

FJALË ME RASTIN E MARRJES SË TITULLIT “QYTETAR NDERI” NGA BASHKIA MALËSI E MADHE

Arben Çokaj Pas Rexhep Qoses e Gjekë Marinaj (kandidat për çmim Nobel...

Bujar Kaloshi – 28 vjet pas vrasjes/ Krimi ende i pandëshkuar, apeli vazhdon për bashkëvuajtësit!

Nga Beqir SINA Kurr nuk vdes e nënshtrohet ai shpirti i përvuajtur...

NGA LEZHA NE VERMOSH ME RUSH DRAGUN!

Shënime udhëtimi Pjetër Jaku Udhëtimi nisi që të shtunën, me 13 Korrik 2024,...

“Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kupë e artë!” – Atë Benardin Llupi o.f.m. (1886-1946)

“Klerik i shquar katolik. Ai kishte kryer studimet për Teologji dhe Farmaci....

Shpërndaj

Krerët shtetërorë në Kosovë, në Ditën e Evropës kanë bërë thirrje që qytetarëve t’u mundësohet lëvizja e lirë në 27 shtetet e bllokut dhe Kosova të lëvizë drejt integrimit evropian.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova është një vend paqedashës dhe me orientim pro-evropian dhe ajo tha se po punohet drejt anëtarësimit në BE.

“Tradicionalisht në këtë ditë, institucionet e BE-së i hapin dyert e tyre për publikun. Ka ardhur koha që ato t`i hapin dyert e tyre për Kosovën”, tha Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo shtoi se BE-ja duhet të mbajë fjalën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërkaq kjo e fundit, sipas presidentes Osmani, duhet “të bëjë përgatitjet e nevojshme për aplikim për status të shtetit kandidat në momentin e volitshëm”.

Kosova është vendi i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Thirrje të njëjtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, kishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas Konjufcës, Kosova ka orientim të “palëkundur” drejt familjes evropiane dhe ka kritikuar BE-në se është vonuar sa i përket integrimit evropian të Kosovës.

“Bashkimi Evropian është treguar i vonuar në proceset e integrimit të Kosovës brenda familjes evropiane dhe kjo ëndërr gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një zhgënjim kolektiv për qytetarët e shtetit tonë”, tha Konjufca.

Dita e Evropës është ditë ceremoniale, që shënohet më 9 maj të çdo viti, nga Bashkimi Evropian, në njohje të paqes, prosperitetit dhe unitetit të arritur brenda Evropës, që nga formimi i kësaj organizate.

Kjo ditë, në vendet anëtare, shënohet duke vendosur flamurin e Evropës.

Në Kosovë, Dita e Evropës është festë zyrtare.

spot_img