Luiza Gega kampione Ballkani në Rumani: Vendosa rekord

0
426

Luiza Guiga është shpallur kampione Ballkani në Kampionatin Ballkanik që po organizohet në Craiova të Rumanisë.

Gega madje ka vendosur edhe një rekord kampionati në garën e 3000 metrave me pengesa. Siç tregon dhe vetë, ajo ka regjistruar kohën 9.17.91, që është dhe koha e saj e dytë më e mirë në karrierë.

Sportistja shprehet në një postim në rrjet se është shumë e lumtur për fitoren dhe falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj.

 “Balkan champion = happy girl. Kampione Ballkani, rekord kampionati në garën 3000 m me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dytë më e shpejtë (ever). Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës.

Faleminderit të gjithëve që vazhdojnë dhe mbështesin rrugëtimin tim!” – shkruajti Gega.

Ky sukses është i radhës, pas atij në Holandë. Kujtojmë se për kampionatin ballkanik në Rumani ajo refuzoi ftesën për në ‘Diamond League’ në Paris dhe mesa duket ka bërë zgjedhjen e duhur.

Në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik të Atletikës të organizuar në stadiumin “Nicolae Mărăşescu” në Krajovë, Rumania fitoi 9 medalje, 5 ari, 2 argjendi dhe 2 bronzi.