Shqiptaro-amerikanja Besa Tafilaj u takua me Joe Biden në Ditën Përkujtimore(Foto)

0
486

Nga Beqir SINA – New York

Besa Tafilaj një Shqiptare nga Kosova në Washington

Shqiptaro-amerikanja, Besa Tafilaj, e cila është Drejtore Ekzekutive dhe CEO në Shoqatën Kombëtare të Familjeve të Ushtarakve amerikan, organizata kryesore jofitimprurëse e dedikuar për t’i shërbyer familjeve që qëndrojnë pranë uniformave së ushtrisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për nder të Ditës Përkujtimore , të Hënën më 30 Maj .
Këtë lajm e bëri të ditur vet ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në të cilin ka shkruar se ishte e nderuar që ishte aty si përfaqësuese e Shoqatës Kombëtare të Familjes së Ushtarakve amerikan.
“Këtë Ditë Përkujtimore pata nderin të jem e rrethuar nga të mbijetuar, familje të ushtarëve dhe shumë prej organizatave që kujdesen për komunitetin tonë ushtarak çdo ditë të vitit”,ka shkruar Tafilaj.
6 Janar 2015, është ndarë nga jeta djali i Presidentit Biden.
Beau Biden, u nda nga jeta pas një beteje me kancerin në tru, i cili mori trajtim në disa qendra spitalore në SHBA.
46 vjeçari kishte ndjekur rrugën e të atit. Ai kishte mbaruar studimet për drejtësi pastaj në detyrat publike, duke mbajtur postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit Delaware. Ai kishte plane të kandidonte për guvernator në shtetin e tij.
Beau Biden, kishte punuar në Kosovë në vitin 1998-99 pas luftës, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas për organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropл (OSCE).
Një rrugë në Kosovë në afërsi të kampit ushtarak Bondsteel në Kosovë, mbanë emrin Beau Biden, djalit të Presidentit Biden.
“Ai e humbi djalin e tij Beau Biden në këtë ditë shtatë vjet më parë dhe u tha të mbijetuarve sot: ‘Do të vijë dita që kujtimi i të dashurit tuaj do të sjellë një buzëqeshje në buzët tuaja përpara se t’ju sjellë lot në sy’”, ka shkruar Besa Tafilaj.
Në ndërkohë mes të tjerash ajo ka treguar se Biden në fjalimin e tij ka deklaruar që “Dita e Përkujtimit është gjithmonë një ditë kur dhimbja dhe krenaria janë të përziera së bashku… sot ne ripërtërijmë zotimin tonë të shenjtë për të kujtuar”.
 
 
Ndërsa, duke sjell pak emocione nga ceremonia e “Memorial Day “ Tafilaj, shkruan se “Sot kishte buzëqeshje dhe lot.”
“Duke menduar për Janina Bitz-Vasquez, Antonette Hornsby, Lisa Hallett dhe Krista Simpson sot. Disa nga femrat më të forta që kam pasur ndonjëherë privilegjin të njoh.”
Le të kujtojmë të gjithë!!!
Kush është Besa, e mirëpritur nga Presidenti Biden, në Ditën e Përkujtimit:
Besa Pinchotti është Drejtore Ekzekutive dhe CEO në Shoqatën Kombëtare të Familjes Ushtarake, organizata kryesore jofitimprurëse e dedikuar për t’i shërbyer familjeve që qëndrojnë pranë uniformës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Besa u diplomua në Universitetin e Teksasit në Austin me një diplomë në gazetari dhe një për menaxhim në biznesin e vogël. Ajo gjithashtu mori një Master në Studime Liberale nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Wilmington. Besa punoi si spikere dhe reportere e lajmeve në Teksas dhe Karolinën e Veriut, në disa televizione kombëtare dhe më pas punojë si Drejtoreshë Marketingu për një kompani të teknologjisë B2B përpara se të vinte në krye të Shoqatës Kombëtare të Familjes Ushtarake.
Ish deputeti i LDK-ës, Fation Bislimi, Dr. Faton Bislimi, anëtar ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, mik i ngusht i families Tafilaj në Huston-Texas, është i pari që ka “zbuluar” Besën, këtë shqiptare të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka shkruar : “Besa, është e bija e aktivistit të mirënjohur të kauzës sonë kombëtare në SHBA, dhe mikut tim të pazëvendësueshëm, z. Ramiz Tafilaj dhe znj. Diana Tafilaj.Besa jeton në Capitol Hill me bashkëshortin dhe tre fëmijët e tyre”.
E martuar me David J Jr Pinchotti një oficer i Marine Corps të Shteteve të Bashkuara, ajo është edhe nënë e përkushtuar e tre fëmijëve të saj me eura Shqiptar Lirës, Zanës, dhe Lorikut!
NMFA është organizata më e çmuar e familjeve të pjesëtarëve të forcave të armatosura të SHBA-ve e themeluar me 1969, e cila gëzon respekt të jashtëzakonshëm jo vetëm tek populli amerikan, por edhe tek institucionet shtetërore në Washington, DC dhe kudo nëpër Amerikë!
Zgjedhja e Besës në këtë post të rëndësishëm është mburrje e krenari për familjen e nderuar Tafilaj, por edhe për gjithë kombin tonë!