Berisha: Në ‘97 mbeta me 30 vetë, por të vërtetë dhe rikthyem PD në pushtet

0
510

Sali Berisha, i cili tashmë është kthyer tejet aktivë në politikë, ku veç marrjes së drejtimit të Partisë Demokratike, synon të rikthehet edhe si kryeministër.

Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Berisha foli se janë të vërtetë në synimet e tij dhe këtu u rikthye në kohë, duke përmendur edhe gjendje e vështirë të tijën në vitin e errët 1997.

“Kam mbetur me 30 vetë në vitin 1997, kur Pjetër Arbnori ishte në agoni, por kemi qenë të vërtetë dhe kemi arritur të rikthehemi. Kam bindjen më të thellë se PD do të vijë në pushtet. Nëse ka njeri që ka prekur pikën e fundit, rënien më të madhe në politikë është Sali Berisha. Në vitin 1997-1998, nuk di njeri që të besonte se Berisha duhet të qëndronte në politikë”, tha Berisha.

GAZETA RILINDJA DEMOKRATIKE