Nga Dashnor Kaloçi
Edhe pse kishte vite që i mbante në kasafortë, Enver Hoxha “vendosi” t’u besonte dokumenteve sekrete për agjenturën e Mehmet Shehut, vetë, pas vetëvrasjes së këtij të fundit.
Dokumentet vinin nga Vjena dhe kishin rënë në dorën e ish-ambasadorit shqiptar, Gaqo Nesho, që në vitet 1964- 1965.
Në librin e tij, “Kush e vrau Mehmet Shehun”, ishkreu i Zbulimit me Jashtë, në Ministrinë e Jashtme, Perlat Çaushi, tregon përmbajtjen e dokumenteve që ruheshin prej vitesh në kasafortën e Hysni Kapos. Sipas tyre, Mehmet Shehu jo vetëm ishte agjent, por interesi i tij ishte thjesht financiar.
“Akuza kryesore që iu bë Mehmetit, ishte cilësimi si agjent i Intelegjent Servisit anglez me pseudonimin BAB008. Kjo akuzë mbështetej në disa dokumente të dorëzuara nga një i panjohur në vitet 1964-’65 në ambasadën tonë në Vjenë.
Këto dokumente, ambasadori ynë, Gaqo Nesho, ia dërgon Hysni Kapos, me porosinë që ato t’i jepen Enver Hoxhës. Sipas Enver Hoxhës, këto dokumente ai ia dorëzoi përsëri Hysni Kapos për t’i përkthyer.
Në fakt, ato ngelën për një kohë të gjatë në kasafortën e këtij të fundit.
Çuditërisht, Enveri i harron ato për një periudhë shumë të gjatë kohore dhe i kujtohen mbas rreth njëzet e ca vjetësh, sapo Mehmeti vrau veten. Një apo dy ditë pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, rreth orës 20, ndodhesha në zyrën time në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Më thirrën në Komitetin Qendror dhe më ngarkuan të përktheja gjatë gjithë natës dokumentet e lartpërmendura, të cilat ishin në gjuhën angleze. Ndenja në zyrën e Komitetit Qendror deri afër mëngjesit, për të qenë pastaj në punë në orën shtatë.
Pjesët e përkthyera, i merrte sekretari i Enverit, që t’i daktilografonte, për t’ia dhënë të nesërmen në mëngjes shefit të tij. Më porositën rreptësisht se çfarëdo që do të lexoja, të mos e bëja fjalë me askënd.
Sikurse e theksova diku më lart, pas vetëvrasjes së bujshme, Enver Hoxha pat pyetur Ramizin, nëse ai kishte dijeni për këto dokumente. Ramizi kishte mohuar dhe shefi e kishte marrë për dore, duke e çuar te kasaforta e Hysni Kapos. Bile dhe kasafortën nuk e pati hapur Enveri, por Ramizi, për të përforcuar idenë se këto dokumente nuk i kish pasur vetë Enveri, por Hysniu.
PROMOVIMIT TE LIBRIT
Logjika të nxit të mendosh se kur atij iu kujtuan këto dokumente, mund të shkonte t’i tërhiqte vetë dhe bashkë me Ramizin t’i hapnin në zyrën e tij. Nuk besoj se është hamendësim i kotë, por ka të ngjarë që dokumentet të jenë ruajtur në kasafortën e Enverit dhe u çuan te kasaforta e Hysniut, për të përforcuar shpjegimin se faji ishte i Hysnit që nuk i pat tërhequr vëmendjen Sekretarit të Parë.
Por kjo nuk ka rëndësi. Në cilëndo kasafortë që të ishin, ato ishin në administrim të plotë dhe ekskluziv të Enver Hoxhës”, shkruan Çaushi në librin e tij.
Më poshtë, përmbajtja e dokumenteve
25670/A
Nr. 79
Merr: M.O.25.2.431027
Drg.: 2500023.2 .431040
CXG94 E RËNDËSISHME
Tuajit 86 të shkurtit
A. Kemi në konsideratë udhëzimet tuaja. B. Gjatë kontaktit me radio 255II, tha se Mehmet Shehu ishte kandidati më i mirë për veprim.
258II tashmë ka grumbulluar informatat përkatëse personale, të cilat vijnë me postë.
C. Mehmet Shehu njihet të ketë qenë në Kampin e të Internuarve Spanjollë në Francë. Lutemi gjurmët.
…PLETA Nr. 0985
Shteti: Shqipëria. Data 25 nëntor 1943
Lloji i informacionit
Subjekti: Lista e guerilasve shqiptarë
BURIMII: 25000
Burimi ndihmës ose 25811/3; BAB 008
Informatori 258/3; BAB 008
Data e informacionit: 16 nëntor 1943
Referimet
Vërejtje. Është i një vlere të konsiderueshme
Shpërndarja.
Bashkangjitur: Lista e guerilasve shqiptarë.
M A R R ËN O RCXG 47822.2.1944
2 mars 1944
OX25670/A
Merr: H.O.
Dërg. 25000
Lidhur me ish-27387/S
1. 25811 së bashku me 25126 dhe 25132 kanë grumbulluar të dhënat (informacionin) e mëposhtme, lidhur me ish273807/S (25511/S).enveri+-mehmeti
2. Subjekti ka lindur në Shqipëri më 10 janar 1913 në një familje fetare fshatare. U diplomua në Shkollën Teknike në Tiranë dhe më vonë në Kolegjin e Luftës në Napoli, Itali (1934- 1935). Më 1936 ka qenë në Ushtri dhe studionte në shkollën e oficerëve.
3. Më 1937, subjekti shkoi në Francë, pas mbarimit të shkollës së oficerëve, dhe mandej shkoi në Spanjë ku doli vullnetar për Brigadën Internacionale.
4. Nga viti 1939 deri në vitin 1942, ai ishte në një kamp të internuarish në Francë. Më vonë u kthye në Shqipëri, nëpërmjet Italisë.
5. Subjekti ka dëshirë t’ju tregojë shokëve rreth betejave të brigadës së tij në Spanjë. Sipas tij, ai u fut në Partinë Komuniste në Spanjë. Aty ai tregoi trimëri dhe u caktua komandant i një kompanie mitraliere dhe më vonë zv.komandant i Batalionit të katërt të Brigadës së Dymbëdhjetë “Garibaldi”. Ai flet pak dhe pa dëshirë, rreth eksperiencave të tij në kampin e internimit.
6. Përpjekjet për të shpjeguar se si u kthye në Shqipëri, pa vështirësi, nëpërmjet Italisë, nuk ishin aspak bindëse për “kolegët e tij vigjilentë të Partisë”. Në vitin 1943, subjekti u zgjodh në Komitetin Qendror të Partisë dhe më pas u caktua komandant i Brigadës së Parë.fax
7. Duhet të kemi parasysh se marrëdhëniet e subjektit me zonjën Liri Gega janë të ndera. (Yni 107/3) 8. Ngritja e shpejtë në përgjegjësi e subjektit do të jetë premtuese, sepse mund të ofrojë mundësi të reja për shërbim. Megjithatë kanë dalë disa pengesa që vështirësojnë zhvillimin e marrëdhënieve të ngushta.
9. Prirja dhe zelli për të gjuajtur poste, ndjenja e tij e mashtrimit dhe egërsia, për të cilat tashmë i kemi tërhequr vëmendjen, janë ende të dukshme.fax1
10. Subjekti tashmë është bërë i ndërgjegjshëm për natyrën e interesimit tonë për të. Prandaj besojmë se ka ardhur koha që me atë të flasim më hapur. Sado mosbesues që mund të jetë, ai nuk i ka refuzuar kërkesat tona të vazhdueshme për informacion.
Parë 3/3 10. Lutemi të dhëna. (25000)
Dosja Nr. 1240860/10/8
Merr: H.O.
Kopje CX/1240
Drg.: BAB 51
Referencë tuajit 991/BR/7 të prillit 1950
1. Me keqardhje theksojmë se jemi duke pasur vështirësi të herëpashershme, në rritje, në marrëdhëniet e BAB 008 me BAB 53.
2. Pavarësisht nga fakti se BAB 53 është një agjent me eksperiencë, i cili në asnjë rast nuk i ka dhënë BAB 008 asnjë shenjë mosbesimi dhe frike (në të kundërtën, si gjithmonë ka theksuar se marrëdhëniet e tyre funksionale janë të bazuara në shoqërinë e vjetër, kalitur në betejat e 1943/1944, BAB 008 ka filluar t’i shikojë marrëdhëniet me ne me mosbesim.
3. Në takimin e fundit, BAB 008 ishte tepër i shqetësuar lidhur me qëndrimin tonë mospërfillës.
4. BAB 53 u tregua i aftë të përballonte situatën. Ai qetësoi BAB 008 dhe shprehu shpresat se, në të ardhme, ai mund të takohej, me qëllimin e vetëm dhe të pandryshuar, për të marrë këshillat e tij për probleme të veçanta. BAB 008 u duk se ra dakord. Vështirësinë e punës me BAB 008, BAB 53 e lidh me ngritjen e tij të menjëhershme në pozitë. Gjithashtu kjo rrjedh edhe nga cilësitë personale si bonapartist, mendjemadhësia dhe egërsia e tij, si dhe nga hezitimi ynë për të vendosur, qysh në fillim, marrëdhëniet tona të dyanshme.fax2
5. Për rrjedhim, ne nuk jemi në gjendje ta pyesim atë hapur dhe të marrim përgjigje të drejtpërdrejta.
6. Në këto rrethana, është e nevojshme të shikohet pozita e BAB 081/A dhe BAB 089/B, të cilët kanë kontakte direkte me BAB 008. Duke intensifikuar aktivitetin e këtyre dy të fundit, ne mund të kompensojmë humbjen.
7. Rauf Shehu, kushëriri i BAB 008, ish-nënoficer i Policisë Shqiptare, u largua në Itali, pas shpartallimit të ushtrisë italiane. Flitet se subjekti e ndihmoi atë për t’u arratisur, si shpërblim për disa ndihma që i kishte dhënë ai subjektit në të kaluarën.
BAB 51 215/1 dhe B.295
52
U R G J E N T E
MËNGJES
CXG983 e 15 gushtit110/15
A. Sapo kemi siguruar material të freskët që bën fjalë për kontakte personale të veçanta midis BAB 008 dhe rusëve.
B. Fatkeqësisht, tani është krejt i pamundur përdorimi i këtij materiali për BAB 008. Megjithatë, shpresojmë se, në të ardhmen, do të ketë përmirësime.
C. Dokumentet tregojnë qartë se BAB 008 është shumë ambicioz, i etur për pushtet dhe ka besim te rusët. Në këtë aspekt, ai është i përgatitur që të sakrifikojë çdonjërin nga “kolegët e tij të Partisë”.
D. Lutemi analizoni raportet tuaja të mëparshme duke mbajtur parasysh tonin 871, datë 20 shkurt, dhe, në këtë drejtim, vazhdoni përpjekjet tuaja.
Në qoftë se vjen ndonjë gjë për BABR.5, ne duhet t’u kërkojmë atyre të mbajnë parasysh kërkesat tona.
DK/1
R.5
P/1
Dosja Nr. 1240 Nr. 298/8B
Merr: H.O.
Nga. BAB 51
BAB – RAPORT PASUES
1. Po bindemi gjithnjë e më shumë se lidhjet e BAB 008 me rusët, përbëjnë shkakun kryesor për disa nga dështimet tona.
2. Megjithatë, ne kemi arritur të vendosim kontroll efektiv mbi BAB 008.
3. Është fakt i habitshëm që subjekti, në mënyrë sistematike, ju shmanget kontakteve me BAB 53. Pavarësisht nga kjo, ai nuk i ka shkaktuar asnjë dëm atij, megjithëse mundësitë janë të pakufishme. Insistojmë
që BAB 53 të heqë dorë nga ky kontakt (Kjo fraza e fundit është prishur me vizë).
4. BAB 008 është tani, në fakt, personi i dytë në vend. Ne nuk mund të mos admirojmë talentin e tij, për eliminimin e shpejtë dhe efikas të rivalëve dhe zëvendësimin e tyre me përkrahësit dhe shokët e tij.
5. BAB 021/A vendosi lidhje të ngushta me të afërmin më të afërt të BAB 008, i cili u caktua me ndihmën e BAB 008, në postin e shefit të Policisë në Korçë.
SHQIPËRIA
Nga C2B
SEKRET
CX1240Data_________ Numri i dërguesit 192/
P1Data 23.1 58
Përmbajtja: Të dhëna zbulimi në përputhje me INTC/
99661/Z
Seksioni R.5.
KY RAPORT
Është i një vlere të konsiderueshme.
Është me vlerë.
Është me pak vlerë.
Është pa vlerë.
KRITIKË
Informacioni që u përket pjesëve “Prioritet” paragrafi 2,5,6; “E rëndësishme”, paragrafi 2,6; “Pikat favorizuese”, paragrafi 2,3,4,7, është i një vlere të konsiderueshme. Informacioni që i përket pjesës “E rëndësishme”, paragrafi 3,5, është me vlerë, por kërkon riverifikim.
AGJENT: 27397 Koha e rekrutimit: prill 1940. Oficeri i zbulimit 05/H
Lindur më 1913, me origjinë fshatare, i shkolluar, ka qenë oficer në brigadë internacionaliste, ka ardhur në Spanjë, nga Shqipëria, në vitin 1938. Personaliteti: antifashist.
PROMOVIMIT TE LIBRIT
Logjika të nxit të mendosh se kur atij iu kujtuan këto dokumente, mund të shkonte t’i tërhiqte vetë dhe bashkë me Ramizin t’i hapnin në zyrën e tij. Nuk besoj se është hamendësim i kotë, por ka të ngjarë që dokumentet të jenë ruajtur në kasafortën e Enverit dhe u çuan te kasaforta e Hysniut, për të përforcuar shpjegimin se faji ishte i Hysnit që nuk i pat tërhequr vëmendjen Sekretarit të Parë. Por kjo nuk ka rëndësi. Në cilëndo kasafortë që të ishin, ato ishin në administrim të plotë dhe ekskluziv të Enver Hoxhës”, shkruan Çaushi në librin e tij.
Më poshtë, përmbajtja e dokumenteve
25670/A
Nr. 79
Merr: M.O.25.2.431027
Drg.: 2500023.2 .431040
CXG94 E RËNDËSISHME
Tuajit 86 të shkurtit
A. Kemi në konsideratë udhëzimet tuaja. B. Gjatë kontaktit me radio 255II, tha se Mehmet Shehu ishte kandidati më i mirë për veprim.
258II tashmë ka grumbulluar informatat përkatëse personale, të cilat vijnë me postë.
C. Mehmet Shehu njihet të ketë qenë në Kampin e të Internuarve Spanjollë në Francë. Lutemi gjurmët.
TP AT II 03 23.2.43 LIV
…PLETA Nr. 0985
Shteti: Shqipëria. Data 25
nëntor 1943
Lloji i informacionit
Subjekti: Lista e guerilasve shqiptarë
BURIMII: 25000
Burimi ndihmës ose 25811/3; BAB 008
Informatori 258/3; BAB 008
Data e informacionit: 16 nëntor 1943
Referimet
Vërejtje. Është i një vlere të konsiderueshme
Shpërndarja.
Bashkangjitur: Lista e guerilasve shqiptarë.
M A R R ËN O RCXG 47822.2.1944
2 mars 1944
OX25670/A
Merr: H.O.
Dërg. 25000
Lidhur me ish-27387/S
1. 25811 së bashku me 25126 dhe 25132 kanë grumbulluar të dhënat (informacionin) e mëposhtme, lidhur me ish273807/S (25511/S).enveri+-mehmeti
2. Subjekti ka lindur në Shqipëri më 10 janar 1913 në një familje fetare fshatare. U diplomua në Shkollën Teknike në Tiranë dhe më vonë në Kolegjin e Luftës në Napoli, Itali (1934- 1935). Më 1936 ka qenë në Ushtri dhe studionte në shkollën e oficerëve.
3. Më 1937, subjekti shkoi në Francë, pas mbarimit të shkollës së oficerëve, dhe mandej shkoi në Spanjë ku doli vullnetar për Brigadën Internacionale.
4. Nga viti 1939 deri në vitin 1942, ai ishte në një kamp të internuarish në Francë. Më vonë u kthye në Shqipëri, nëpërmjet Italisë.
5. Subjekti ka dëshirë t’ju tregojë shokëve rreth betejave të brigadës së tij në Spanjë. Sipas tij, ai u fut në Partinë Komuniste në Spanjë. Aty ai tregoi trimëri dhe u caktua komandant i një kompanie mitraliere dhe më vonë zv.komandant i Batalionit të katërt të Brigadës së Dymbëdhjetë “Garibaldi”. Ai flet pak dhe pa dëshirë, rreth eksperiencave të tij në kampin e internimit.
6. Përpjekjet për të shpjeguar se si u kthye në Shqipëri, pa vështirësi, nëpërmjet Italisë, nuk ishin aspak bindëse për “kolegët e tij vigjilentë të Partisë”. Në vitin 1943, subjekti u zgjodh në Komitetin Qendror të Partisë dhe më pas u caktua komandant i Brigadës së Parë.fax
7. Duhet të kemi parasysh se marrëdhëniet e subjektit me zonjën Liri Gega janë të ndera. (Yni 107/3) 8. Ngritja e shpejtë në përgjegjësi e subjektit do të jetë premtuese, sepse mund të ofrojë mundësi të reja për shërbim. Megjithatë kanë dalë disa pengesa që vështirësojnë zhvillimin e marrëdhënieve të ngushta.
9. Prirja dhe zelli për të gjuajtur poste, ndjenja e tij e mashtrimit dhe egërsia, për të cilat tashmë i kemi tërhequr vëmendjen, janë ende të dukshme.fax1
10. Subjekti tashmë është bërë i ndërgjegjshëm për natyrën e interesimit tonë për të. Prandaj besojmë se ka ardhur koha që me atë të flasim më hapur. Sado mosbesues që mund të jetë, ai nuk i ka refuzuar kërkesat tona të vazhdueshme për informacion.
Parë 3/3 10. Lutemi të dhëna. (25000)
Dosja Nr. 1240860/10/8
Merr: H.O.
Kopje CX/1240
Drg.: BAB 51
Referencë tuajit 991/BR/7 të prillit 1950
1. Me keqardhje theksojmë se jemi duke pasur vështirësi të herëpashershme, në rritje, në marrëdhëniet e BAB 008 me BAB 53.
2. Pavarësisht nga fakti se BAB 53 është një agjent me eksperiencë, i cili në asnjë rast nuk i ka dhënë BAB 008 asnjë shenjë mosbesimi dhe frike (në të kundërtën, si gjithmonë ka theksuar se marrëdhëniet e tyre funksionale janë të bazuara në shoqërinë e vjetër, kalitur në betejat e 1943/1944, BAB 008 ka filluar t’i shikojë marrëdhëniet me ne me mosbesim.
3. Në takimin e fundit, BAB 008 ishte tepër i shqetësuar lidhur me qëndrimin tonë mospërfillës.
4. BAB 53 u tregua i aftë të përballonte situatën. Ai qetësoi BAB 008 dhe shprehu shpresat se, në të ardhme, ai mund të takohej, me qëllimin e vetëm dhe të pandryshuar, për të marrë këshillat e tij për probleme të veçanta. BAB 008 u duk se ra dakord. Vështirësinë e punës me BAB 008, BAB 53 e lidh me ngritjen e tij të menjëhershme në pozitë. Gjithashtu kjo rrjedh edhe nga cilësitë personale si bonapartist, mendjemadhësia dhe egërsia e tij, si dhe nga hezitimi ynë për të vendosur, qysh në fillim, marrëdhëniet tona të dyanshme.fax2
5. Për rrjedhim, ne nuk jemi në gjendje ta pyesim atë hapur dhe të marrim përgjigje të drejtpërdrejta.
6. Në këto rrethana, është e nevojshme të shikohet pozita e BAB 081/A dhe BAB 089/B, të cilët kanë kontakte direkte me BAB 008. Duke intensifikuar aktivitetin e këtyre dy të fundit, ne mund të kompensojmë humbjen.
7. Rauf Shehu, kushëriri i BAB 008, ish-nënoficer i Policisë Shqiptare, u largua në Itali, pas shpartallimit të ushtrisë italiane. Flitet se subjekti e ndihmoi atë për t’u arratisur, si shpërblim për disa ndihma që i kishte dhënë ai subjektit në të kaluarën.
BAB 51 215/1 dhe B.295
52
U R G J E N T E
MËNGJES
CXG983 e 15 gushtit110/15
A. Sapo kemi siguruar material të freskët që bën fjalë për kontakte personale të veçanta midis BAB 008 dhe rusëve.
B. Fatkeqësisht, tani është krejt i pamundur përdorimi i këtij materiali për BAB 008. Megjithatë, shpresojmë se, në të ardhmen, do të ketë përmirësime.
C. Dokumentet tregojnë qartë se BAB 008 është shumë ambicioz, i etur për pushtet dhe ka besim te rusët. Në këtë aspekt, ai është i përgatitur që të sakrifikojë çdonjërin nga “kolegët e tij të Partisë”.
D. Lutemi analizoni raportet tuaja të mëparshme duke mbajtur parasysh tonin 871, datë 20 shkurt, dhe, në këtë drejtim, vazhdoni përpjekjet tuaja.
TF Shqipëria H.O.
Në qoftë se vjen ndonjë gjë për BABR.5, ne duhet t’u kërkojmë atyre të mbajnë parasysh kërkesat tona.
DK/1
R.5
P/1
Dosja Nr. 1240 Nr. 298/8B
Merr: H.O.
Nga. BAB 51
BAB – RAPORT PASUES
1. Po bindemi gjithnjë e më shumë se lidhjet e BAB 008 me rusët, përbëjnë shkakun kryesor për disa nga dështimet tona.
2. Megjithatë, ne kemi arritur të vendosim kontroll efektiv mbi BAB 008.
3. Është fakt i habitshëm që subjekti, në mënyrë sistematike, ju shmanget kontakteve me BAB 53. Pavarësisht nga kjo, ai nuk i ka shkaktuar asnjë dëm atij, megjithëse mundësitë janë të pakufishme. Insistojmë që BAB 53 të heqë dorë nga ky kontakt (Kjo fraza e fundit është prishur me vizë).
4. BAB 008 është tani, në fakt, personi i dytë në vend. Ne nuk mund të mos admirojmë talentin e tij, për eliminimin e shpejtë dhe efikas të rivalëve dhe zëvendësimin e tyre me përkrahësit dhe shokët e tij.
5. BAB 021/A vendosi lidhje të ngushta me të afërmin më të afërt të BAB 008, i cili u caktua me ndihmën e BAB 008, në postin e shefit të Policisë në Korçë.
S E K R E T
ME INTC 99661x/z 49
SHQIPËRIA
Nga C2B
SEKRET
CX1240Data_________ Numri i dërguesit 192/
P1Data 23.1 58
Përmbajtja: Të dhëna zbulimi në përputhje me INTC/
99661/Z
Seksioni R.5.
KY RAPORT
Është i një vlere të konsiderueshme.
Është me vlerë.
Është me pak vlerë.
Është pa vlerë.
KRITIKË
Informacioni që u përket pjesëve “Prioritet” paragrafi 2,5,6; “E rëndësishme”, paragrafi 2,6; “Pikat favorizuese”, paragrafi 2,3,4,7, është i një vlere të konsiderueshme. Informacioni që i përket pjesës “E rëndësishme”, paragrafi 3,5, është me vlerë, por kërkon riverifikim.
AGJENT: 27397 Koha e rekrutimit: prill 1940. Oficeri i zbulimit 05/H
Të dhëna paraprake:
Lindur më 1913, me origjinë fshatare, i shkolluar, ka qenë oficer në brigadë internacionaliste, ka ardhur në Spanjë, nga Shqipëria, në vitin 1938. Personaliteti: antifashist.
Motivet: financiare.
/Memorie.al
BURIMI YNE I INFORMACIONIT : GAZETA STANDARD.AL