Drejtoria e transportit rrugor ka nxjerë lejen e re të qarkullimit me një cmim 2100 nga 3000 Lek që paguhet për dokumentet aktuale të mjetit.
Dokumenti i ri eleminon certifikatën e pronësisë; Hiqen vulat e kontrollit teknik (kolaudimit) nga dokumenti i ri duke e bërë të mos skadojë për mungesë hapësirë vulash; Eliminohet nevoja për Leje Ndërkombëtarë mjeti sepse dokumenti i ri vjen me format e kode universale.
Prokati i ri del me 10 elemente sigurie dhe me material NEOBOND që nuk dëmtohet nga lagia e me rezistencë ndaj grisjes si edhe me QR Code, njofton DPSHTRR.DPSHTRR ka bërë me dije se leja e re lëshohet për regjistrimet e reja dhe për këdo që dëshiron ta zëvendësojë. Nuk është e detyrueshme për mbajtësit e lejes aktuale deri në dëmtim, humbje apo skadim të saj. a.b