Cili është kuptimi i flamurit të Ukrainës?

0
936

Flamuri i Ukrainës përbëhet nga dy breza horizontale, të verdhë dhe blu. Ngjyra blu, përfaqëson qiellin e gjerë blu, derisa e verdha përfaqëson fushat e grurit që karakterizojnë vendin.

Nga pikëpamja psikologjike, bluja simbolizon qetësinë, ndërsa e verdha simbolizon gëzimin, transmeton Telegrafi.

Kombinimi aktual i ngjyrave i ka rrënjët në flamurin e shekullit të 12-të të mbretërisë Galicia-Volhynia. Zyrtarisht, flamuri u përdor për herë të parë si flamur shtetëror në vitin 1918 kur u miratua zyrtarisht nga Republika Popullore e Ukrainës Perëndimore jetëshkurtër dhe më pas u përdor nga Republika Popullore e Ukrainës.

Kur Ukraina ra nën kontrollin e bolshevikëve, flamuri kombëtar blu dhe verdhë u shpall i jashtëligjshëm. Vetëm deri në vitin 1949 vendi miratoi flamurin e Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës, që mbeti flamuri i shtetit deri në vitin 1991.

Kur vendi fitoi pavarësinë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, flamuri verdhë e blu u rikthye në vitin 1992.

GAZETA RILINDJA DEMOKRATIKE