Kush është Roberta Metsola, presidentja e re e Parlamentit Europian
Fitorja e eurodeputetes 42 vjeçare malteze tregon një rrugë të përcaktuar politike, konservatore, por e hapur edhe sociale. Është më e reja e historisë që menaxhon punët e Eurodhomës. Të martën 18 janar 2022 është zgjedhur në krye të asamblesë.
Roberta Metsola është emëruar zyrtarisht Presidente e Parlamentit Europian në orën 11 të 18 janarit. Malteze, 43 vjeçare, kandidate e PPE për t’i dhënë një shtytje të re grupit politik, Metsola ka qenë zëvendëspresidentja e parë në këtë 2 vite e gjysëm dhe presidente ad interim pas vdekjes së Sassoli. «Do ta nderoj David Sassoli si president duke luftuar për Europën. Ai ishte një luftëtar për Europën, besonte në pushtetin e Europës. Faleminderit David. Dua që personat të rikuperojnë një ndjenjë feje dhe entuziazmi kundrejt projektit tonë. Besoj në një hapësirë të përbashkët më të drejtë, më të barabartë dhe më solidare», ka thënë në Strasburg pas votimit.
Si Simone Veil dhe Nicole Fontaine. Sikur të duhej të zgjidhej maltezja Roberta Metsola Tedesco Triccas do të ishta gruaja e tretë që bëhet presidente e Europarlamentit dhe më e reja gjithmonë që merr postin, duke pasur mbi shpatulla vetëm 42 vite. Megjithatë, mosha nuk është problem për një prej personaliteteve politike sigurisht më të rëndësishme brenda grupit të PPE, që e ka zgjedhur për të konkurruar kundër ka mundësi presidentit aktual në ikje, socialistit David Sassoli, në atë që përbëjnë zgjedhjet e para të vërteta në kuptimin e plotë të fjalës të midtermit alla europian, ku të gjitha postet apikale të Bashkimit Europian, përjashtim i bërë për atë të Komisionit Europian, do të rinovohen. Grupi i popullorëve është më i madhi në numër dhe gara paralajmërohet e hapur.
Zgjedhja e Metsola në presidencën e Europarlamentit do të ishte një sinjal i rëndësishëm për të gjithë Bashkimin Europian. «Kandidatura e Roberta është një revolucion për ata që janë të lodhur nga influenca gjermane. Është edhe një lajm i mirë për ato vende që nuk i përkasin më 6 vendeve më të mëdha të Bashkimit Europian», ka deklaruar një funksionar i Partisë Popullore Europiane për POLITICO Europe. Megjithatë, zgjedhja e Metsola përfaqëson edhe një tentativë të pastër nga ana e Ppe për të treguar një rrugë të përcaktuar politike, konservatore, por e hapur edhe ndaj sociales. Ana më konservatore e eksponentes malteze është evidente në kundërshtimin e saj ndaj shoqatave në favor të zgjedhjes së lirë, që do të dononin t’u jepnin grave një liri më të madhe si seksuale, ashtu edhe riprodhuese, të pranishëm si në Maltë, ashtu edhe në Europë.
Ishulli ka mbetur vendi i vetëm në nivel europian ku aborti konsiderohet ilegal: prandaj nuk duhet të habisë kundërshtimi i pastër si i saj, ashtu edhe i Partisë Nacionaliste Malteze në raportin e qershorit të kaluar, i paraqitur nga eurodeputeti Predrag Matiç dhe i miratuar nga Parlamenti Europian, që i nxit vendet anëtare t’u japin të gjithë qytetarëve akses të lirë një asistencë shëndetësore seksuale dhe riprodhuese me cilësi të lartë. «Pa miratimin e parlamentit tonë kombëtar, institucionet e Bashkimit Europian nuk mund të imponojnë asnjë legjislacion në Maltë në këtë sektor», ka deklaruar Metsola, duke ju referuar protokollit të abortit në Maltë, i negociuar përpara hyrjes së tij në Bashkimin Europian dhe i lidhur me traktatin e aderimit të ishullit të 2003, përpara hyrjes së tij në 2004.
«Do të ishte gabim t’i jepej kujtdo përshtyoja se Parlamenti Europian apo eurodeputetët kanë pushtetin apo kompetencën për të ligjëruar në fushë. Kjo është një e drejtë që i përket Parlamentit tonë dhe është një e drejtë që e respektoj», ka theksuar eurodeputetja. Një episod që çiftëzohet me një tjetër po aq i veçantë, i ndodhur në 2020 gjatë një votë lidhur me shtetin e së drejtës në Bullgari, atëhere e përshkruar nga protestat kundër kryeministrit Boyko Borissov dh partisë së tij GERB, e pranishme në Europë brenda familjes së popullorëve.
Gjatë diskutimi të rezolutës, eurodeputetja ka këmbëngulur shumë herë për të arritur një amendament që të theksonte sesi protestat qenë të financuara nga Vasil Bozhkov, njeriu më i pasur i Bullgarisë (pasuri e vlerësuar midis 500 milionëve dhe 1.5 miliard eurove) dhe i mbiquajtur “The Skull” në korrespondencë me Departamentin e Brendshëm e hteteve të Bashkuara, ku përshkruhet si krimineli më i shpifur i vendit.
Faktikisht, nuk është rastësi që mbi kokën e tij rëndojnë 18 akuza, si organizimi i një grupi kriminal, zhvatje, korruptim i tentuar i një funksionari dhe jetonte prej kohësh në mërgim në Dubai, ku as prokuroria e Sofjes, as ajo europiane nuk mund të arrinin ta kapnin. Referimi ndaj një personazhi të tillë është venitur pas pak kohe për motive dukshëm të panjohura. Ajo që është e njohur është tentativa nga ana e Metsola për të bllokuar aksesin në kanalet sociale manifestuesve bullgarë, që dukshëm nuk e kishin pëlqyer referiminin ndaj një prej personazheve më kontradiktorë të vendit.
Karriera politike
Rrëshqitje dhe pozicione kontradiktore nuk e errësojnë edhe aq shumë atë që mbetet një prej karriera më të shpejta në Parlamentin Europian. E diplomuar në College of Europe, Metsola gëzon në kurrikulumin e saj rolin e nëpunëses ligjore pranë zyrës malteze të Bashkimit Europian nga 2004 në 2012 dhe atë të konsulentes së Catherine Ashton, ish Komisares europiane të Tregëtisë. E zgjedhur në Bruksel në 2013, europarlamentarja ka marrë pjesë si në Intergrupin e Parlamentit Europian lidhur me të Drejtat e Fëmijëve, ashtu edhe në Komsionin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme (LIBE), në cilësinë e koordinatores. Pikërisht në virtyt të një roli të tillë ka qenë relatorja hije për PPE lidhur me “Tabelën e marshimit të Bashkimit Europian kundër homofobisë dhe diskriminimit të bazuar mbi orientimin seksual dhe identitetin gjinor”, të miratuar nga Parlamenti më 2014 dhe në bazën e shumë ligjeve të fundit antidiskriminim.
Në dosjte më domethënëse prania e saj mbetet konstante: është midis europarlamentarëve të pranishme brenda Komisionit Hetimor lidhur me Riciklimin e Parave, Shmangien dhe Evazionin Fiskal që analizojnë Panama Papers në 2016, ashtu siç është ajo zëdhënësja e një raporti jodetyrues lidhur me krizën migratore të 2016, i finalizuar që të përcaktojë një «qasje legjislative përfshirëse dhe detyruese» mbi riuljen dhe marrëveshjet e reja të «ripranimit» brenda Bashkimit Europian që duhet të kenë preçendencë mbi ato bilaterale me shtetet e treta.
Shumë detyra, por pasioni mbetet ai i përhershmi, i njëjti që e ka puar të jetë zëvendëspresidente e Konventës së të Rinjve mbi të Ardhmen e Europës në moshën 22 vjeçare në 2002, duke i dhënë rastin që të asistojë më nga afër negociatën dhe hartimin e Traktatit Kushtetues Europian dhe atij të Lisbonës.
Militimi europian nuk i ka shkëputur atë në radhët e Partisë Nacionaliste, e nisur shumë e re për t’i mundësuar vendit që të futej në Europë. «Kam zgjedhur të luftoj me qëllim që vendi im të hynte në Bashkimin Europian. Kishte një debat të madh në zhvillim në atë moment dhe gjenerata ime ishte e bindur se mënyra e vetme për të siguruar mundlsitë më të mira për të qenë në tavolinë me pjesën tjetër të vendimmarrësve», ka deklaruar Metsola tetorin e kaluar në një intervistë për theparliamentmagazine.eu. I natyrshëm pas një impenjimi të ngjashëm për të provuar të hynte në Parlamentin Europian, ndërmarrje e prekur në 2004 dhe në 2009.
Familja
Është pikërisht zgjedhjet europiane të 2009 kanë qenë sipas mënyrës së tyre historike: kanë qenë në fakt të parët ku të dy bashkëshortët kanë kandiduar për Parlamentin Europian për dy shtete të ndryshme. Protagonistët kanë qenë pikërisht Roberta Metsola dhe burri i saj Ukko, me shtetësi finlandeze. Ëndërra ishte ajo mbrëmje e 12 viteve më parë u venit përgjithmonë, por historia e çiftit ka ecur përpara me velat plot. Sot të dy kanë katër fëmijë dhe jetojnë në Belgjikë, ku ajo punon në institucionet europiane dhe ai në sektorin e kroçierave.
Karriera politike e Ukko Metsola është në fakt e konkluduar, pavarësisht se ka punuar për vite me radhë ka punuar brenda institucioneve politike finlandeze në kuotën Kokoomus, parti e qendrës së djathtë e rreshtuar edhe ajo me PPE. Prej shtatorit 2020 Metsola është bërë drejtor i përgjithshëm i seksionit europian të CLIA, shoqatës ndërkombëtare për linjat e kroçierës, që e ka zgjedhur prej raporteve të mira dhe njohjes së institucioneve europiane. Një avantazh që mund të forcohet më tej, nëse gruaja e tij zgjidhet presidente e Europarlamentit.
(nga Linkiesta)
Përgatiti:ARMIN TIRANA
BURIMI : rdnews.al