Rezoluta e Kuvendit kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë fuqizon pozitën diplomatike Kosovës

0
273

Agim Vuniqi

E si të mos befasohet njeriu, kur një grup hiqash – politikanësh servilë, të avancuar në pozita shtetërore atakojnë vendimin dinjitoz të parlamentit që të mos lejohet mbajtja e referendumit në Kosovë, sepse po cënueka raportet me Serbinë dhe ndërkombëtarët.

A e kuptojnë këta hiqa se me fillimin e dialogut të brendshëm me Serbinë minuan rezultatet e GJND-së, dhe se me pranimin eventual të mbajtjes së referendumit në Kosovë do të pranonin atë qe po e deklaron Serbia se “Kosova është pjesë e saj”, meqë është pjesë e preambulës së Kushtetutës serbe të Zhablakut.

Kërkesa politike e Kurtit të ketë pajtueshmëri politike brenda partive politike shqiptare nuk ishte kozmetike, por përmbajtjesore. Kuvendi është shtëpi e popullit ku hapen shumë iniciativa politike të dobishme për vendin, ngase qeveria ka nevojë për një mobilizim qytetar për t’i heshtur qëndrimet politike të LS, e cila shprehë qëndrimet e Serbisë në parlamentin e Kosovës.

Rezolutat janë instrument i rëndësishëm i krijimit të politikave qeveritare kundër Serbisë dhe se Kushtetuta nuk mund t’i përmbushë të gjitha kërkesat, për arsye se pesëshja e BE-së nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, as Serbia, por ato njohin Parlamentin e Kosovës si institucion demokratik të përfaqësimit të interesit të qytetarëve, prandaj vendimi i deputetëve që votuan rezolutën kundër mbajtjes së referendumit në Kosovë është strategjik, dhe të gjithë ata zëra kundërshtues janë zhurmë kafshësh politike brenda kopshtit “Zoo”.