“MEDITIM” DHE HISTORI MBI RRËNOJAT E QYTEZËS-HOT , TË LAME ME GJAK E LOT.

0
421

Në kujtesë të 102 vjetorit të masakrës serbo-malazeze në Hot, (1919-26 dhjetor-2021).
NGA NDUE BACAJ
26 Dhjetori i vitit 1919 na kujton masakren serbo-malazeze mbi banorët e Hotit. Rrënojat e Qytezës janë të vetmet dëshmitare okulare të “mbijetuara” tash 102 vite… Po ti vizitosh edhe sot rrënojat e Qytezës, edhe pse nuk kanë gojë me folë, sapo të ulësh në mes tyre, të mbyllësh sytë dhe ta imagjinosh këtë krim apo masakër të mbi një shekulli më parë, të duket se çdo gur i këtyre rrenojave të lëshon një za, një za të thekshëm, që vjen nga thellësia e kujtesës të lame me gjakë e lotë, të tregon një histori trimërie, qendrese e paperkulshmerie, të atyre hotjanëve që u vranë trupin, por kurr zemren e shpirtin e patriotizmit të këtyre trojeve nga më shqiptaret e Shqiperisë Etnike… Ushtria serbo-malazez, edhe duke “shfrytëzuar” ditën e festës të Krishtlindjes me “armën” e tyre “diplomatike”, pabesinë, mashtrimin e tradhtinë arritën që me daten 25 dhjetor 1919 të hynte në Hot, dhe nga familjet hotjane që i konsideronin si pengesat kryesore në arritjen e qellimeve të tyre shovene, të marrin peng qindra hotjanë. Dhjetra nga këta do ti ekzekutonin me 26 dhjetor 1919 në Qytezen e Hotit (në Drume të Borës), ndërsa qindra të tjerët, të lidhur duarsh do t’i dergonte në hapsanën e Podgoricës, ku shkjau u kishte “menduar” një vdekje më të ngadaltë, por më të mundimshme. Kam dëgjuar nga trashigimia gojore (por edhe e shkruar…) se numri i të vrarëve hotjanë në këtë masakër serbo-malazeze “varion” nga 64 deri në 74 hotjanë, (në mesin e tyre nga ndonjë trashigimi gojore thuhet se ishin edhe dy kastratas që kishin ndodhur në Hot si miq), ndërsa mendohet se u burgosen rreth 200 vetë… Hotjanët e ekzekutuar “akuzoheshin” për të vetmin “faj” pa faj se ishin shqiptar autokton që donin pa hile trojet e veta etnike, të cilat i kishin banuar të parët, që me krijimin e jetës njerzore në këtë cep të Europës e Ballkanit, kur siç shkruan në “Iliaden shqiptare” (Lahuten e Malcisë), patrioti i madh i pendë-artë i kombit shqiptar, At Gjergj Fishta, shkjetë serbo-malazezë në ato kohë endeshin:
“… Atje larg, po kah Urali ,
nëpër ato breshta t’larta,
sillej shkjau si shkerbe mali ,
tuj kerkue per molla t’tharta ,
kur n’këto vise të Ballkanit ,
të parë tonë Pellazgët motit,
………………………………
Kishin ligje e frone të mbara,
e gjatë shtegut t’qytetnimit ,
ishin shty ata larg përpara …1.

MASAKRA SERBO-MALAZEZE..:
Pak para masakres, nga fundi i muajit dhjetor (1919) kryeministri jugosllav Davidoviç, do të kerkonte që të pushtohej zona e Bogës dhe e Shkrelit, në mënyrë që të krijohej një pykzim mjaft në thellësi, prej disa kilometrash, i cili duhej të ndikonte sa më shumë në dobësimin e lidhjeve të qytetit (Shkodrës N.B.) me Malësinë…2. Por për realizimin e synimeve të tyre shovene, serbo-malazezët kishin si piksynim të nënshtronin Hotin, me anën e një ekspedite ndëshkimore ushtarake, me qellim masakrimin e të gjithë atyre burrave (mashkujve të aftë për pushkë)… Realizimi i këtij qellimi ogurzi nuk ishte i lehtë pasi pjesa më e madhe e hotjanëve (trojeve nën Malin e Zi) të aftë për armë ishin larguar nga shtepiat e tyre dhe ishin strehuar në trojet e Hotit në Shqipëri… Ushtria serbo-malazeze nuk kishte tager ta kalojnë kufirin, prandaj vendosën t’i çojnë njerzit e vetë për të bisedua me hotën, dhe për t’i bindin të kthehen në shtëpitë e veta duke u thënë: “Kthehuni në shtepiat tuaja në besë të Zotit e Savo Pjetrit.”.3. Ky“ndërmjetësim”me “besë”, në mes malazezëve e malësorëve ka pasur nevojë për “bashkëpuntorë” hotjanë apo malësorë. Siç thuhet në një “fjalë” popullore ”çdo fis e ka një pis”, dhe ky pis apo më shumë se një pis, serbo-malazezët duket se e kishin gjetur…U perhapë fjala se ushtria serbo-malazeze nuk ka asnjë plan të sulmoi Hotin (me popullsi katoliko-kristiane), edhe pse Hoti e kishte refuzuar dorën “bujare” të Malit të Zi dhe federates ku bënin pjesë ti bashkohen vullnetarisht, mbasi Mali i Zi dhe Serbia kishin shumicën e popullsisë (ortodokse) kristiane-si dhe Hoti … Gjithashtu “lajmësit” nuk harruan që hotjanëve tu urojnë festën e Krishtlindjes, duke u dhënë garancin e besën e mos-sulmimi nga ushtria serbo-malazeze… Por kjo “besë” kishte qenë fatale për Hotin. Siç e cilësuam edhe më sipër Ditën e Krishtlindjes, me 25 dhjetor, ushtria serbo-malazeze (në të vertet shumica ishin malazez), sulmuan në pabesi shtëpitë e Hotit, (madje në të dy anët e kufirit të 1913), dhe burrat (mashkujt) që gjeten në shtepi, i lidhen duarsh dhe i grumbulluan në rrënojat e Qytezez, (Drume të Borës)-Hot. Aty pasi u bënë “gjyqin”, u thonë të venë gisht apo nënshkruajnë një letër (peticion), sikur hotnit kerkojnë vullnetarisht ti bashkohen Malit të Zi, dhe letrën me nëshkrime t’ia dergojnë Konferencës së Paqës në Paris… Asnjë nga të arresturit nuk pranojë të nënshkruaj apo të vënë gisht, ndaj ushtarakët serbo-malazez u irrituan e terbuan, dhe ata që i menduan më qendrestarët, filluan ti vrisnin me plumb apo t’i shponin me bajonetë). 73 Hotën, (diku thuhet 72 e diku tjetër 74), në Drume të Borës i pushkatuan dhe i qitën në një grope kllashnice (gelqereje N.B.), dhe rreth 200 të tjerë i çuan dhe i burgosën në burg të Podgoricës. Shtëpitë u plaçkitën dhe u dogjën. Hotnit e burgosur dhe të lidhur i lënë pa bukë dhe ujë, që të vdisnin “ngadalë”. Thonë se nga vdekja prej urie i shpetoi një malësor bamirës nga Gruda që jetonte në Podgoricë, Pjetër Pretashi Berishaj. Pjetri mori vesh për këtë vuajtje të hotjanëve dhe ndërmori një aksion të paharrueshëm humanist, duke iu çuar bukë dhe ujë çdo ditë hotjanëve të burgosur. Dhe kështu Pjetër Pretashi u shpëton jetën hotjanëve në burgun e Podgoricës. Pasi që situata politike kishte ndryshuar pak në Mal të Zi, vjen një delegacion nga Franca për të pa situatën ekzistuese…. Delegacioni kërkon që t’ia bëjnë një vizitë burgut. Delegacioni francez shkon në burg, dhe ç’të shohin 200 hotjanë të burgosur të lidhur me zinxhirë të rëndë. Duke i parë në këtë gjendje të rëndë delegacioni francez pyeti: “ Këta njerëz të burgosur e të lidhur me zinxhirë të rëndë çfarë faji kanë bërë, a janë farë terroristash a çfarë të keqe kanë bërë në jetë ?”. Komandanti i burgut iu pergjigj pyetje të tyre duke u thënë: “Këta janë hotjanë, të cilët nuk pajtohen politikisht me ndryshimet që janë bërë, me bashkimin e Malit të Zi me Serbinë, se tjetër gabim as krim nuk kanë bërë.”. Delegacioni francez u kerkon që t’i lirojnë momentalisht nga zinxhirët dhe nga burgu, se kështu njerzit nuk persekutohen për këso rastesh…Kështu hotjanët i liruan nga burgu i Podgoricës…4. Ndersa historiani i njohur nga Gruda Pjetër Ivezaj për këtë masaker serbe shkruan: “Duke ju referuar të dhënave historike malazeze, dhe të botuara në gazetën “Vjesti” me 24.02.1998, serbët nga nata e 23/24 deri 26 dhjetor 1919 vranë dhe pushkatuan 84 vetë (74 nga Hoti dhe 10 nga Gruda), kurse 217 të tjerë eleminohen dhe zhduken pas burgosjes dhe hedhjes në burgun “Jesovaca” në Podgoricë…5. Një intelektual e studiues nga Hoti (Mr.Lukë Junçaj), në një kumtesë të vitit 2011, për këtë masaker serbo-malazeze ndër të tjera shkruan: “…Ka fundi i viti 1919 Hotit do ti bëhej edhe nji pabesi tjetër të cilën unë do ta quaj Masakra e Hotit. Aty për nji ditë kapen e ekzekutohen pabesisht 74 Hotjan kryesisht nga Drumja, Kushja e Hotit, e Rapsha në pergjithesi. Disa ditë para kësaj masakre nëpër Drume kishin ardhur disa Malazez që njifeshin me vendasit per ti informuar ata, por edhe për ti tradhetua ata që mos ta lëshonin vendin sikurse këta kishin bërë me parë kur digjej Hoti. Mesazhi i tyre ishte se nëpër Hot do të kaloj ushtria Jugosllave e cila donë të shkoj për të parë dhe bërë demarkimin e kufirit dhe s’është nevoja të trazoheni, mbasi kjo ekspeditë do të bëjë punen e vet shumë shpejt dhe do të largohet. Ky ishte nji kurth tjetër që i bëhej Hotit për ta zhdukur atë nga faqja e dheut. Serbo-Malazezet të pa provokuar dhe në befasi u futen nëpër shtepijat e Hotianeve ditën e Krishtlindjes. Ata grumbullojn të gjithë burrat që munden ti kapin. Ushtaret kishin ardhë në disa drejtime dhe futen në disa fshatra në të njejten kohe për të kapur sa më shumë nga banorët e tyre. Ushtaret Serbo-Malazeze lidhen shumë burra malësor të cilët i muaren me vehte në drejtim të Shqiperisë. Të lidhurit nga Drumja i çojnë në afersi të kufirit në vendin e quajtur Hamall. Aty kolaboracinisti e shishakziu nga Drumja, Ujkë Gjoka i binte mustakut për të aprovuar ekzekutimin e të kapurve. Forcat sllave nuk ndalojnë në Drume por vazhdojë në territorin mbrenda kufirit të Shqiperisë në Kushe të Hotit, ku po ashtu kapin kë munden dhe aty afër lagjes së Prek-Aliajve ndertuan nji kamp të perkohshem të rrethuar me tela. Aty u mbajten Hotjanet të cilet nji ditë më vonë do të eleminoheshin. Gjatë asaj nate disa nga të kapurit iken mbasi që njeri nga rojet ishte dejur me raki që kishin marrë gjatë bastisjeve. Ndër të ikurit ishin Gjeto Gjeka Junçaj e Dodë Preci Junçaj nga Drumja, që shpëtojnë nga kthetrat Serbo-Malazeze dhe jetuan në vendin e tyre për dekada të tëra, duke lënë famijle të gjëra që sot jetojnë në atëdhe dhe në Amerikë. Shumica e të kidnapurëve s’munden të iknin dhe të nesermen eskortohen nga ushtaret sllav në afërsi të vendit të quajtur Gjytetzë afër Kushes së Hotit ku i priste skuadra vrastare Serbo-Malazeze. Aty u ekzekutuan 74 veta. Të masakruarit ishin të gjithë nga Hoti, kryesisht nga Drumja dhe nga Kushja e Hotit me perjashtim të dy Kastratesve që kishin ndodhur musafirë në Hot. Trupat e të gjithë të vrarëve perfundojn në nji gropë gelqereje e cila u bë vendpushimi i perjetshem për viktimat e Masakres së Hotit”.6.
EMRAT E TË VRARËVE ME 26 DHJETOR 1919 TË “SHKRUAR” NË MEMORIALIN E NDËRTUAR NË KUSHE-HOT:
Zef Vuji Junçaj,
Zef Vaseli Junçaj,
Gjeto Luka Junçaj,
Bac Elezi Junçaj,
Maç Çuni Junçaj,
Tomë Kola Junçaj,
Zog Alia Junçaj,
Zef Marku Lajçaj, 7.
Gjon Preka Lakaj, 8.
Gjeto Preka Lakaj, 9.
Zef Gjetja Lakaj, 10.
Nikollë Gjetja Lakaj, 11.
Gjon Mark Bori, 12.
Mark Haxhija,
Lukë Nikë Anaj, 13.
Pretash Preka Deçkaj, 14.
Gjon Lulashi Deçkaj, 15.
Zef Marku Deçkaj, 16.
Zef Mark Drekaj, 17.
Gjon Preçi Gjonaj, 18.
Pjetër Preçi Gjonaj, 19.
Lulash Zefi Gjonaj,
Gjeto Zefi Gjonaj,
Martin Keqi Gjonaj, 20.
Gjon Nika Pepaj, 21.
Prekë Gjoni Pepaj, 22.
Nikë Gjoni Pepaj, 23.
Nikollë Gjoni Pepaj,
Pjetër Gjekë Ujkvukaj,
Marash Gjekë Ujkvukaj, 24.
Dodë Prekë Drekaj, 25.
(Vo: Keta 31 emra janë të shkruar në memorialin Kushe-Hot. Ata që nuk kanë përbri numrin e references janë gjetje të ndërtuesve dhe promovuesve të memorialit në Kushe-Hot. Por ka edhe të tjerë të cilët do t’i cilësoi sipas referencave…). Po në ketë kohë vriten mizorisht; Prekë Zeka Dedvukaj dhe gruaja e tij Lenë Dedja Dedvukaj e cila ishte edhe shtatzanë.26. (Prekë Zeka ishte një nga nënshkruesit e memorandumit të 14 nëntorit 1918 si dhe disa tjerë të vrarë, ndërsa Lenë Dedja ishte motra e firmetarit të këtij memorandumi, patriotit Prekë Dedë Gjolaj). Nga dy autorë malësorë; Lulash Palushaj (i dekoruar me urdhërin “Kalorës i Skenderbeut”) dhe Llesh Preç Smajlaj, në librat e tyre kanë shkruar edhe për këtë masakër serbo-malazeze mbi hotjanët. Nga këta dy autorë malësor perveç cilësimit të disa nga emrat e “shkruar” në memorial (shih referencat), në librat e tyre janë shënuar si të vrarë të kësaj kohe edhe këta hotjanë:
Zef Martin Prela, 27.
Martin Gjeka, 28.
Nikë Martin Prela, 29.
Omer Haku, 30.
Kolë Gjeka,31.
Gjergj Keri, 32.
Gjergj Luku, 33.
Prekë Luca, 34.
Mark Pjetri , 35.
Pjetër Pretashi, 36.
Lucë Keqi , 37.
Fran Marku- Gojçaj, 38.
Zef Preçi , 39.
Mark Shkodra (nga Shkodra), 40.
Nikë Gjetja, 41.
Kolë Gjetja, 42.
Pretash Prekë Martini, 43.
Kolë Nikë Gjeloshi, 44.
Pjetër Kolë Ujka, 45.
Prekë Dash Pllumi, 46.
Gjekë Martini, 47.
(Emrat e të vrarëve të shenuar nga librat e dy autorëve malësorë, nuk mund ti konsideroj pa ndonjë gabim emri, atësie, mbiemri apo reference, gjë që ka sjellur persëritje të emrit të të vrarit, gabimi per kohën apo vendin e vrasjes nga serbo-malazezët…).
Është me vlera të shenohet se i revoltuar nga masakra e kryer Gjon Lucë Nika Gjonaj nga Prek Aliajt e Hotit i zënë pritë ushtrisë okupatore dhe vret tre shkije. Kjo ngjarje ishte kthye edhe në këngë. Kënga e tij fillonte me fjalët:
“Aferim o Gjon Luc Nika
Vret tre serb për pesë dekika” . 48.

Që kur kam qenë i vogël kam pas dëgjuar prindërit e mi (nëna bij Grudet e baba nip Hotit), që ndonjë rast flitshin për masakren serbo-malazeze në Qytezen e Hotit. Kjo masaker ishte e bame në pabesi për Kshnella, siç i thonin ata Krishtlindjes. Flitshin edhe me emra të vrarësh, por edhe të vdekurish në burgun e shkjaut në Podgoricë… Unë atëherë isha adoleshent dhe nuk kisha këtë angazhim që kam sot, per historinë tonë sa tragjike e aq krenare. Kur unë u rrita për të “regjistruar” këto trashigimi gojore, isha tepër i vonuar, pasi ata kishin vdekur… Mua sot mu kujtuan fjalët e tyre që tregonin edhe për të vdekur në burgun e Podgoricës, pa m’u kujtua emra apo koha. Mirpo kësaj kujtese më duket se m’i vjenë në “ndihmë” shkrimtari e studiuesi trieshjanë Lulash Palushaj i cili, shenon emrat e dhjetë hotjanëve që (sipas tij…) kanë vdekur në burgun e Podgoricës, të cilët janë:
Prek Gjon Gilaj, 49.
Luc Gjon Gila, 50.
Mirash Prek Lula, 51.
Gjon Nikë Shabi, 52.
Lucë (Gjeka) Gjoku, 53.
Kolë Pretash Dashi, 54.
Maç Deda, 55.
Hut Kola, 56.
Gjekë Rush Haxhi, 57.
Vlenë të cilësohet se sipas një autori librash nga Gruda, pushteti serbo-malazez edhe perpara dhjetorit (1919) , në nëntor 1919 kishte arrestuar dhe burgosë në burgun e Podgoricës edhe bajraktarin e Grudës Zef Martinin Ivezaj dhe gjashtë Berishë nga Gruda, të cilët ishin: Marash Zefi, Prekë Smajli, Smakë Ujka, Kolë Leka, Ujkë Lulashi dhe Zef Preçi. Por për këta të burgosur njerzit bamirës ndërmjetësuan dhe pas disa javësh i liruan nga burgu.58. Ndërsa në kumtesën e sipërcituar të Mr. Lukë Junçajt, të burgosurit hotjanë dhe “fati” i tyre shënohet në një kohë më të hershme, ku nga kjo kumtesë citojmë: “Në bazë të rrefimeve të disa Hotjaneve që mbijetuan këtë pabesi siç ishin: Lekë Zef Tarri Dushaj, Prelë Kola Gojçaj, Dedë Doka Junçaj, Lucë Gjoni Gojçaj, Marash Doka Gojçaj etj. aty ishte si nji kasaphane ku coptoheshin trupa njerzish. Rradhë mund të kalonte ndonji ditë pa patur të vdekur. Ju vritnin vllezerit apo kusherinjët para syve e s’mundeshin të ju delnin zot. Të vetmen gjë që mund të benin ishte të ju luteshin ushtareve me mbytë mue e jo vëllan, siç kishte bë në nji rast Dedë Doka nga Ploça e Drumes. Hotjanet kalojnë disa muaj në burg ku numri i tyre zvogelohej vazhdimisht. Nga afro njiqindë malesorë, të gjallë dolen vetem 13 veta. Të vdekurit hidheshin në nji varrezë masive eshtrat e të cilëve janë humbur më vonë në kohen e komunizmit kur vendi ku preheshin trupat e të burgosurve u eskavua me bulldozderë per ndertimin e disa pallateve shtetërore. Ndër të tjerë në burg vdiqen nga torturat apo semundjet: Zef Mati Nicaj, Lekë Tomë Keri Camaj, Lekë Preli Camaj, Dy vëllezër të Dedë Dokes Junçaj, Tomë Prëku Camaj e dhjetra të tjerë.59. Ata 13 Hotjan shpëtuan falë ankeses së At Gjergj Fishtes, priftit të Hotit që i kishte bërë Evropes”.60. At Gjergj Fishta ka qenë dergue zv/famulltar në veren e vitit 1902, gjatë lirimeve shkollore në Rapshë të Hotit, për të zevendësuar famulltarin e këtij fshati, Pater Leonard Gojanin.61. Por ekziston mundësia që edhe pse nuk ishte më famulltar në Hot, At Gjergj Fishta me reputacionin e tij që e gëzonte kombtarisht e ndërkombëtarisht, të kishte nderhyrë për të shpëtuar 13 hotjanët. Gjithsesi, ngritja e memorialit në Kushe-Hot, me emrat e të pushkatuarve nga serbo-malazezët me 26 dhjetor 1919, edhe pse jo e plotë me emra, na kujton atë çfarë thoshte mbi një shekull më parë patrioti i madh Luigj Gurakuqi: “Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekson kujtimin e tyre, jo vetëm ndër faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e monumete, ai popull tregon se ka ndergjegje, ka ndjesi të holla, se e njeh mirësjelljen e ka dëshirë me u sjellë simbas shembullit të të mëdhenjëve dhe heronjëve të vet”.62. Duke dashur t’a mbyllë këtë kujtesë më erdhen në mendje disa vargje nga “Lahuta e Malcisë”, vargje të cilët nuk po mundem pa i cituar:
“…E njaj gjak që kanë dikue,
bane Zot që t’jesë tue vlue
per m’i nxe zemren shqiptarit,
për kah vendi e gjuha e t’parit…”.63.

REFERENCAT:
1.At Gjergj Fishta Lahuta e Malcisë, fq.104, Romë 1991.
2.Xhevat Repishti, po aty, fq.120.
3.Gjon Toma Berishaj, po aty, fq.254.
4.Gjon Toma Berishaj, po aty, fq.254-256.
5.Pjetër Ivezaj, Lufta e Koplikut 1920, kumtesa e referate, fq.33-34, Botime Camaj-Pipa, Shkodër 2010.
6.Mr. Lukë Junçaj, “Hoti përballë pabesive Serbo-Malazeze në dekadën mbas Kryengritjes së vitit 1911”, Albdreams.net 25 janar 2011.
7.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.
8.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime dhe vargje, fq.101, Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.
9.Llesh Preç Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.84, Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.
10.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime dhe vargje, fq.101. Hot 2012.
11.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime dhe vargje, fq.101.
12.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime dhe vargje, fq.101, Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.
13.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.
14.Llesh Preç Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.85, Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.304.
15.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime dhe vargje, fq.101.
16.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.304.
17.Llesh Preç Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.85.
18.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime dhe vargje, fq.102, Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60 dhe fq.304.
19.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime dhe vargje, fq.102.
20.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime dhe vargje, fq.102.
21.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime dhe vargje, fq.101.
22.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime dhe vargje, fq.101.
23.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime dhe vargje, fq.101.
24.Llesh Preç Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.86, Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.
25.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.
26.Ref. Bisedë e imja (N.B.) me Zef Paloken Gojçaj, e zhvilluar në Michigan SHBA, gusht 2014.
27 .Llesh Preç Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.84-85. Hot 2008.
28.Llesh Preç Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.86, Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.
29.Llesh Preç Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.86-91, ref. Llesh Preç Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime dhe vargje, fq.101.
30.Llesh Preç Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.86-91.
31.Llesh Preç Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.86-91.
32.Llesh Preç Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.86-91.
33.Llesh Preç Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.86-91.
34.Llesh Preç Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime dhe vargje, fq.101, Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.
35.Llesh Preç Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime dhe vargje, fq.102.
36.Llesh Preç Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime dhe vargje, fq.102.
37.Llesh Preç Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime dhe vargje, fq.102.
38.Llesh Preç Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime dhe vargje, fq.105, Llesh Preç Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.93.
39.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.
40.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60, po aty edhe në fq.304.
41.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60, dhe po aty,fq.304.
42.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60, dhe po aty,fq.304.
43.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.
100 44.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.304.
45.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.304.
46.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.304.
47.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.304.
48.Mr. Lukë Junçaj, po aty,Albdreams.net 25 janar 2011.
49. Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë fq.60, po aty fq.304.
50. Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë fq.60, po aty fq.304.
51.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë fq.60, po aty fq.304.
52.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë fq.60, po aty fq.304.
53.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë fq.60, po aty fq.304.
54.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë fq.304.
55.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë fq.60, po aty edhe fq.304.
56.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë fq.60, po aty edhe fq.304.
57. Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë fq.60, po aty edhe fq.304.
58.Gjon Toma Berishaj, po aty, fq.256-257.
59.Mr. Lukë Junçaj, po aty,Albdreams.net 25 janar 2011.
60.Mr. Lukë Junçaj, po aty,Albdreams.net 25 janar 2011.
61.At Daniel Gjeçaj, Gjergj Fishta, jeta dhe vepra, fq.41, Botime Franceskane , Shkodër 2007.
62.Histori e Popullit Shqiptar, fq.343, Prishtinë 1969.
63.At jergj Fishta, Lahuta e Malcisë, fq.60, Romë 1991