“Vjeshta n’Shkodër”, panairi që mblodhi së bashku 10 njësitë administrative të Bashkisë Shkodër.

0
535

Nga Kozeta Bruçi – Finalizimi i stinëve të vitit, nuk është aspak në dimër po në vjeshtë. Natyra na suprizon me frytet e saj pikërisht në vjeshtë. Dhe rezultati i bollshëm varet edhe nga dora e njeriut, e fermerit, e artizanit, e cdo njeriu duarartë. Vjeshta në Shkodër pritet me një festë të vecantë, të përvitshme, me traditë tashmë, pjesë e së cilës bëhen 10 njësitë asdministrative të Bashkisë Shkodër.

Nuk mund ta mohojmë faktin se pandeminë e kemi mes nesh, por mes nesh e kemi edhe dëshirën për t’i marrë tokës atë që na dhuroi natyra, për ta përpunuar, për ta kthyer në vlerë. Sot jemi këtu për ta cmuar mundin dhe sakrificën, prandaj zgjodhëm  të mos dorëzimi, para kësaj vështirësie, duke dëshmuar rëndësinë që ka kjo festë, jo thjesht për Bashkinë Shkodër si institucion, por për 10 njësitë administrative të saj.

Njohja e territorit dhe promovimi i vlerave të tij, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social, është një nga prioritetet kryesore të politikave zhvilluese të Bashkisë Shkodër. Jo pa qëllim çdo vitë realizohen aktivitete promovuese në njesitë administrative të bashkisë me qëllim që të kthehet vëmendja ndaj këtyre zonave, të cilat mbartin vlera të mëdha të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Pjesë e këtij aktiviteti është nisma e mbështetur nga Këndi i BE Shkodër, ‘Ushqehu me produktet e tokës tënde’. Kjo nismë kishte për qëllim edukimin, promovimin e të ushqyerit shëndetshëm dhe njohjen e të rinjve me produktet e vendit tonë. Bashkia Shkodër e sheh me shumë prioritet zhvillimin e metejshëm dhe integrimin me ofertën turitike, të cilën e konsideron një pikë të fortë për zhvillimin e mëtejshëm të agro-turizmit dhe eko-turizmit.

Konkretisht, Bashkia Shkodër, në territorin e saj ka një sipërfaqe të tokës bujqësore të vlerësuar në rreth 16 mijë ha, ose rreth 32% të tokës bujqësore në nivel qarku. Ndërsa numri i fermave bujqësore të regjistruara në njësitë administrative janë rreth 11 mijë ose rreth 29% të totalit të fermave në nivel qarku. Ky sektor ndeshet me disa problematika që kanë të bëjnë kryesisht me investimet për modernizimin e teknologjisë, nxitjen e promovimit të markave rajonale, kapacitetet menaxhuese etj. Në këtë kuadër me qellim zhvillimin e biznesit të vogël nëpërmjet veprimtarive nxitëse Bashkia Shkodër ka kthyer në traditë organizimin e Panairit të Produkteve Agropërpunuese. Në këtë panair të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Shkodër prezantohen në stendën e tyre, me produktet vendase, me pasuritë e tyre kulturore dhe gatimin tradicional.

Ky aktivitet organizohet nga Bashkia Shkodër idetaore, dhe mbështetëse financiare e tij, në bashkëpunim me Shoqatën e Artizanëve dhe Zejtarëve të Shqipërisë, në kuadër të programit Reload.

Që në fazën e ideimit e deri në realizimin e panaireve, kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, ka dhënë një suport te admirueshëm, Kjo ide e hedhur pak vite me pare, gjeti konkretizim në 3 njësi administrative.  Më pas ideja përfshiu të 10 njësitë administrative. Pati sukses, dhe u mirëprit nga banorët e këtyre zonave, të cilët ndiheshin totalisht të harruar.

Që nga 2017 festat e zhvilluara në 10 njësitë administrative, u finalizuan sëbahsku me qytetin e Shkodrës pikërisht në këtë vendodhje ku jemi sot. Për shkak të pandemisë këtë vit ,festat u zëvendësuan me promovimin përmes vidove dhe fotove në rrjetet sociale, po kurrsesi nuk do shmangej fakti që 10 njësitë të bashkohehsin sëbashku në një festë finale.

I padiskutueshëm është reputacioni i kryetarit të Shoqatës së Artizanëve dhe Zejtarëve të Shqipërisë inxh. Zef Gjinit  Mjeshtër i Madh, i cili prej vitesh merret me organizimin e suksesshëm te mjaft panaireve dhe aktiviteteve që lidhen me artizanatin, por që puna e tij finalizohet cdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Artizanatit, si dhe ky panair që organizohet sot.

Mes te tjerave inxh. Zef Gjini, i cili ëshë përkujdesur për cdo detaj të organizimit, ka thënë:  “Ky projekt përmban në veçantinë e tij një element që për ne të rëndësishëm, që është gjithë përfshirja. Nuk do kufizohemi vetëm tek artizanet qe tashme njihen ne treg, por do i japim mundësi dhe atyre artizaneve qe në përditshmërinë e tyre prodhojnë artizanat, por që kurrë nuk i është dhënë mundësia për shitje në treg nëpërmjet panairit.

 

Ky është dhe misioni që ky projekt përmban. Kjo mundësi ekspozimi nëpërmjet këtij panairi është dhe një mundësi për vetë prodhuesit, që artizanët të njihen dhe të promovohen. Kjo do të ndikojë dhe në një zhvillimin e  tyre ekonomik në drejtim të shitjeve. “

 

Aktiviteti “Vjeshtë n’Shkodër” pati një larmi të madhe në program që zgjati përgjatë gjithë ditës, duke zgjuar interesin tek qytetrët shkodranë. Përvec fjalëve të rastit mbajtur fillmisht nga kryetarja e Bashkise zj. Voltana Ademi, e më pas përfaqësuesja e e Shoqatës së Artizanëve dhe Zejtarëve zj. Miliha Zyberaj, vijuan këngët e vallet. Ka qënë grupi i valleve te koreografit Aldo Nika, të cilët me kostumet e tyre kombëtare dhe ritmet e motiveve dinamike, krijuan një atmosferë te elektrizuar në sheshin kryesor para Bashkisë Shkodër. Po aq interes shfaqën qytetarët shkodranë kur ndoqën këngëtaret e sjella nga qendra kulturore “Pjetër Gaci”, si dhe ajo e femijeve në Shkodër.

Nga organizatorët ishte menduar edhe prezenca e klloun Erindit, i cili kënaqi tej mase fëmijët, duke i afrruar ata më shumë me frutat, në kuadrin e nismës te usqehemi shëndetshëm që në vogëli.

Hapja e dy ekspozitave dedikuar elemnteve artizanalë dhe prodhimeve bujqësore, zgjuan interesin tek vizitorët. Po aq interes shfaqi edhe “biblioteka lëvizëse”, ku një makinë e konfiskuar si mjet krimi nga policia e shtetit, në sajë të një ide dhënë nga GIZ, u restaurua dhe u kthye në një bibliotekë të vogël lëvizëse, me qëllimin e mirë për t’i dhënë mundesinë të lexojë cdo fëmije që nuk e ka kontaktin me një bibliotekë të mirëfilltë.

Ashtu sic është bërë traditë prej 5 vitesh, një hapësirë e vecantë i ishte lënë tavolinës së madhe dedikuar ushqimeve tradicionale shqiptare, të cilat u shijuan nga të pranishmit.

Panairi do te qëndrojë i hapur deri ditën e dielë, për t’ju dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve shkodranë të bëjnë të tyren punimet dhe produktet artizanale. Me këtë aktivitet Bashkia Shkoder mbylli vitin e 5-të të organizimit të tij, për zbatimin e të cilit u kujdes ne cdo detaj inxh. Zef Gjini, Mjeshtër i Madh”, i cili vijon të jetë i suksesshëm në organizimin e panaireve në veriun e Shqipërisë.

Foto nga Aktiviteti Në FACEBOOK