“Shuplakë e fortë për Ramën dhe Vuçiqin”, Merkel i dha goditje “Ballkanit të hapur”

0
251

NGA ARMIRA SHAQIRI

Iniciativa “Ballkani i hapur” i mbështetur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia nuk u prit mirë nga kancelarja gjermane Angela Merkel e cila ishte për vizitë në Shqipëri.Kjo iniciativë është kundërshtuar nga Kosova e cila nuk merr pjesë në “Ballkanin e Hapur”.

Merkel gjatë vizitës takoi krerët e Ballkanit Perëndimor, por që pati takim edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti kokë më kokë.

Ajo gjatë konferencës së saj me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën nuk e përmendi fare “Ballkanin e hapur”, duke shtuar vetëm se “askush nuk mund ta zëvendësojë “Procesi i Berlinit”.

Mehmeti: Merkel, shuplakë Ramës dhe Vuçiq për “Ballkanin e hapur”

Lidhur me këtë, analisti Faton Mehmeti, në një përgjigje për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kancelarja i dha goditjen idesë së marrë të “Ballkanit të Hapur”.

Faton Mehmeti

Kancelarja Merkel i dha goditjen përfundimtare idesë së marrë dhe të mbrapshtë të “Open Ballkan”, një ide krejtësisht puro serbo-ruse. Duke e ditur këtë gjë, kancelarja Merkel rikonfirmoi qëndrimin e saj dhe të Gjermanisë se ky projekt nuk ka jetë, si i tillë është i destinuar të dështojë. Kjo është shuplakë e fortë për Ramën dhe Vuçiqin, njëkohësisht lajm i mirë për Kosovën dhe të gjithë ata që nuk janë pjesë e këtyre pazareve”, ka thënë ai.

Sipas tij, e vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme për vendet e Ballkanit është Procesi i Berlinit.

Në këtë kuptim duhet thënë se Procesi i Berlinit është e vetmja rrugë për vendet e Ballkanit për paqe të qëndrueshme, inkuadrim në BE si dhe stabilitetin e përhershëm politikë”, ka deklaruar Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Peçani: Dallimi mes vizitës së Merkel në Tiranë dhe Beograd

Ndërsa, analisti Ruzhdi Peçani, ka përshkruar kronologjinë e vizitës Merkel në Beograd dhe në Tiranë.

Ruzhdi Peçani

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, para ardhjes se kancelares Merkel, kishte postuar një video në Instagram si një porosi: “Kam shqetësim të madh–do luftoj për Serbinë”, kishte shkruar ai në përshkrimin e incizimit. Kjo, një porosi për kancelaren Merkel. Serbët i kishte bërë të ndiheshin mirë, ngase kancelarja Angela Merkel kishte të veshur sako me ngjyrë bezhë. Që kjo i bëri optimistë se ka ardhur me porosi paqësore. Kancelarja Angela Merkel me presidentin Vuçiq kishin biseduar për marrëdhëniet bilaterale, politike dhe çështjeve ekonomike si dhe rreth perspektivës evropiane të Serbisë. Në aeroportin e Beogradit kancelaren gjermane e kishte pritur vetë Presidenti Vuçiq duke i dhuruar buqetë lulesh, në mënyrë gjentelmene si shkruante shtypi i atjeshëm. Gjashtë avionë luftarak “MiG”-29 i bënë pritje kancelares gjermane AngelaMerkel, duke e përcjellë në qiell avionin zyrtar të saj, nga dy krahët nga tre mbi aeroportin “Nikola Tesla” dhe pas aterimit fluturonin mbi aeroport. Qyteti i Beogradit, Nish dhe Novi Sad ishin të stolisur me flamuj gjerman, dhe mbi Beogradin fluturonin helikopterët. Bilbordet e shumta në qytet me mbishkrimin “Herzlich Ëillkomen Bundeskancelerin Merkel”. Në shenjë nderimi për ardhjen e saj janë bërë të shtëna nga toga. Vuqiç, ky neonacionalist, znj.Merkel –“Për dallim nga të tjerët, falënderimi nuk zgjatë shkurt, dhe kur si kancelare nuk do jetë, ne do çmojmë atë që ka bërë” dhe me ngritjen e dollisë do thotë : “Ich bin der Mann, der main Ëort halt” (“unë jam njeriu që mban premtimet”)”, tregon analisti.

Tutje, ai ka thënë se nga takimi mund të nxjerrim ndoshta thelbësoren nga ajo që deklaruan, por mbetet apo kërkon një analizë të thukët e të nxirret premisa e gjithë kësaj se çfarë dhe çka u tha në Beograd dhe Tiranë.

Nga vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Beograd dhe Tiranë, mund të nxjerrim ndoshta thelbësoren nga ajo që deklaruan, por mbetet apo kërkon një analizë të thukët e të nxirret premisa e gjithë kësaj se çfarë dhe çka u tha në Beograd dhe Tiranë. Ndodhën takime me deklarime mjaft kundërthënëse dhe kontradiktore. Edhe me gjithë respektin ndaj autoritetit të znj.Angela Merkel, kishte edhe skepticizëm. Kjo për atë kur znj.Merkel gjatë vizitës së saj në Beograd e lavdëroi Vuçiqin për punët e kryera duke thënë se “e njeh si njeri të fjalës”. Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka kritikuar kancelaren gjermane Angela Merkel për vendet që zgjodhi të vizitojë në turin e saj në Ballkanin Perëndimor e po ashtu edhe për fjalët e zgjedhura për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, ka vlerësuar ai.

Nuk kam dyshim se institucioneve në Berlin u mungojnë disa informacione, pyetja e vetme është cili është qëllimi i kësaj politike. Nëse qëllimi është që Serbia të bëhet shefe rajonale, kjo nuk do të funksionojë.” “Kancelarja gjermane zgjodhi një format të tillë takimi, nuk e di pse. Ajo shkoi te Vuçiqi për ta mbështetur edhe një herë, gjë që ne mendojmë se është gjë e keqe dhe dërgon sinjale të këqija, por kështu është. Si kompensim për atë takim, u caktua edhe një takim me kryeministrat e tjerë në Tiranë”, -Komshiç para gazetarëve në Sarajevë, përcjell Al jazeer”, ka shtuar analisti.

Nga vizita dhe takimet në Beograd znj.Merkel kishte thënë se:„ Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësojë procesin e bashkëngjitjes por të lidhi pjesë të ndryshme të Ballkanit Perëndimor”. Proceset duhet të jenë të hapur – nëse tre shtete bëjnë një hap dhe lajmërohet i katërti, patjetër edhe për këtë mundësia duhet të jetë e hapur t´u bashkohet”. „Dëshira e fundme është që pjesë e procesit të jenë të gjitha shtetet”- Merkel në Beograd”, ka thënë Peçani.

Lidhur me vizitën në Tiranë dhe Beograd analisti ka bërë dallimin që sipas tij, nga cilësia e pritjes së znj.Merkel po dhe përmbajtja.