“Albin Kurti nuk është tradhtar”, vjen reagimi nga Çitaku, ja ku e kanë burimin tradhtitë e Ramës

0
431

Ish ambasadorja në SHBA Vlora Çitaku ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është tradhtar.

Pas kësaj ka reaguar profesori universitar Enver Bytyçi, i cili ka thënë se ajo e ka thjeshtëzuar konceptin e tradhtisë, duke thënë se as Kurti e as Rama nuk janë tradhtarë, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Rama është vënë kundër Kosovës dhe në shërbim të përçarjes së saj, duke mbështetur projektin për ndarjen e saj dhe tani me Minishengenin të kthyer në Ballkan të Hapur.

Por, sipas tij, tradhtia e Ramës nuk ka lidhje me konfliktin e sotëm me Kurtin por që tradhtitë e Ramës e kanë burimin te bashkëpunimi me Serbinë, kundër Kosovës.

Vlora Çitaku duke e trajtuar konceptin modern të tradhtisë, paska thënë se “As Edi Rama, as Albin Kurti nuk janë tradhtarë”, se “tradhtia është diçka që është përdor pas luftës dhe nuk ka sens në këto kohë të përdoret”! Duke e thjeshtëzuar kështu konceptin në fjalë thjesht te marrëdhëniet e dy personave, qofshin këta kryeministra të dy vendeve.

Por e vërteta është se Edi Rama nuk u shfaq kundër Albin Kurtit sot me minishengenin. Përkundrazi, ai është vënë kundër Kosovës e në shërbim të përçarjes së saj në shumë raste. Me denigrimin që i bëri figurës emblematike të Ibrahim Rugovës në vitin 2014. Me mbështetjen që i dha Vuçiqit në iniciativën e krijimit të Jugosllavisë së Re në vitin 2015-2017. Me mbështetjen e parezerva të projektit për ndarjen e Kosovës në vitet 2017-2019. Dhe në fund me mbështetjen e projektit të Minishengenit e Opel Balkan në vitet 2020-2021.

Pra tradhtia e Ramës nuk ka lidhje me konfliktin e sotëm me Albin Kurtin. As nuk mund të quhet tradhti kundërshtia midis dy liderëve. Tradhtitë e Edi Ramës e kanë burimin te bashkëpunimi i përhershëm për çdo gjë me Serbinë kundër Kosovës!
Paul Tedeschini