Biden bën pushime, kurse 50,000 amerikanë ndodhen në Afganistan

0
367

 

“Qengji po çohet në thertore. Duhet të largosh njerëzit tanë (amerikanë)
nga Afganistani. A mund t’a imagjinoni që ushtria juaj të shkojë në shtëpi dhe t'i
lërë të gjithë ata njerëz në dorë të talebanëve!? Kjo është njësoj sikur të dërgosh
qengjin në thertore. Kështu që ushtria juaj shkon në shtëpi. Ata harruan të
mbrojnë divizionet tona, ata harruan të mbrojnë Ambasadën e SHBA-së në
Kabul. Por, këtu është problem. Tërheqja është gjëja e duhur për të bërë, por
mënyra se si u tërhoqën ishte e turpshme. Asnjëherë nuk ka pasur tërheqje më
të keqe se kjo. Asnjëherë nuk ka pasur një grup njerëzish më budallenj që
tërhiqeshin. Kjo është e pabesueshme, kur një ushtarak largohet së pari dhe më
pas thotë: ‘Oh, ne duhet të kthehemi dhe të marrim njerëzit tanë’.” – Donald J.
Trump Presidenti i 45-të i SHBA-së, (Fox News)

Klajd Kapinova **

Kështu tha Komandanti i Përgjithshëm Presidenti Donald J. Trump, në
lidhje me braktisjen e ushtrisë amerikane nga Ambasada e SHBA-së në Kabul,
ndërsa talebanët morën kontrollin e kryeqytetit të vendit.
Presidneti Trump, tha se paaftësia e Bidenit për të evakuuar mijëra
qytetarë amerikanë ende në Afganistan, i vë ata në rrezik të madh, që të
përdoren si peng nga talebanët.
Presidenti Trump kritikoi Biden, për krijimin e kushteve që lejojnë luftëtarët
radikalë islamikë talebanë që të marrin armët amerikane nga forcat afgane të
sigurisë. Ai krahasoi kushtet që Biden krijoi në Afganistan me krizën e pengjeve
iraniane, gjatë kohës së demokratit tjetër Presidentit Jimmy Carter në Shtëpinë e
Bardhë.
"Ne po flasim për njerëz shumë, shumë armiqësorë. Këta janë njerëzit që
tani thonë: ‘Ne kemi 40,000 pengje amerikanë. Çfarë do të bëjmë me ta. ’Kështu
mendojnë ata. Dhe nëse mendoni se kjo përfundoi dje, nuk keni parë asgjë. Dhe
kjo nuk do të jetë asgjë në krahasim me Jimmy Carter me pengjet e tij. Ai humbi
për shkak të kësja historie. Jimmy Carter me pengjet e tij është një kikirik, një
term i mirë kur po flasim për Jimmy Carter, është një kikirik në krahasim me atë
që po ndodh këtu. Ata kanë 40,000 njerëz, për të mos përmendur të gjithë
afganët e tjerë që duhej të ndihmonim. Ky është turpi më i madh në historinë e
Amerikës,” tha Presidenti Trump.
Ai kritikoi gjithashtu Biden për krijimin e kushteve, që lejojnë luftëtarët
talebanë të marrin të marrin nën kontroll bazën ajrore Bagram.
Trump tha se nuk do të lejonte që kryengritësit të merrnin në duar asnjë
material amerikan. Ai shtoi se SHBA la në Afganistan pajisje me vlerë miliarda
dollarë, në nxitimin e saj për të lënë Afganistanin: “Qytetarët amerikanë duhet të
dalin së pari nga vendi, pastaj ju duhet të merrni të gjitha pajisjet tuaja ushtarake.

2

Ne kemi miliarda dollarë pajisje. Ata kanë helikopterë të rinj Blackhaëk. Ata kanë
gjithçka. Dhe të fundit për të dalë duhet të jenë ushtarët, dhe sinqerisht do të
kisha bombarduar secilën nga fortesat, sepse e dija që ata nuk do të të lejonin ta
bësh këtë," tha ai. (Mark Moore, New York Post, 08/18/2021)
Biden bën pushime, kurse 50,000 amerikanë ndodhen në Afganistan
Lajme të këqija vazhdojnë të vijnë nga Capitol Hill, ku sipas mediave të
pavarura dhe Fox News, mësohet se mbi 50,000 qytetarë amerikanë si
kontraktorë dhe familjet e tyre etj., janë lënë në mëshirë të fatit, në duart e
terroristëve radikalë islamik të Afganistanit, që shpalli publikisht shtetin e ri të
Kalifatit Islamik.
Biden largoi trupat amerikane para se të largohen mbi 50,000 civilët
amerikanë si kontraktorë etj., dhe personelin e Ambasadës amerikane në Kabul.
Analistët thonë se edhe Agjencitë e Inteligjencës të Zbulimit Amerikan, nuk ka
qenë aktiv për të informuar në kohë reale, për çfarë po ndodh në Afganistan.
Antarët e kabinetit Biden, si dhe vetë ai janë me pushime. Sekretari i
Mbrojtjes së SHBA ka fjetur gjumë deri tani dhe është mundur të justifikohet për
gjendjen katastrofike, ku ndodhen sot mbi 50,000 amerikanët të pambrojtur, cilët
në çdo çast janë të kërcënuar me vdekje nga talebanët terrorist radikal islamik.
Kjo ishte goditja më e madhe e Joe Biden-it. Nga ana e tjetër vlerësimi i
miratimit të politikës së brendshme dhe ndërkombtare për Biden-in bie në
humnerë, në nivelin më të ulët mes fiaskos së evakuimit të qytetarëve ameirkanë
dhe afganëve, që kanë shërbyer në ushtrinë amerikane etj.
Po ashtu hakmarrja e terroristëve talibanë është shtuar. Ata që në orën e
parë të marrjes së kryeqytetit Kabul kanë vra 3 protestues, që u përpoqën të
hiqnin flamurin e regjimit radikal islamik të sheriatit, që kanë ngritur talebanët. Në
shumë qytete afgane fatmirësisht kanë nisur protestat kundër pushtimit të vendit
nga talebanët terroristë radikalë islamik.
Populli afgan i urren terroristët radikal islamik dhe ata kanë qenë në luftë
20-vjeçare kundër tyre. Mbi 10,000 afganë të pafajshëm janë vrarë, gjatë 20
vjetëve nga forcat terroriste talebane.
Braktisja e popullit afgan dhe dorëzimi i turpshëm i tij në duart e
kriminelëve talebanë terrorist, është akti më i shëmtuar e i turpshëm i të
vetëquajturit kryetar të shtetit amerikan. Shumë kongresmënë dhe senatorë
republikanë e demokratë, fatmirësisht janë bashkuar kundër administratës së
papërgjegjeshme dhe kanë kërkuar që ndaj Biden-it të filloj proçedura për
investigimin dhe shkarkimin e tij, për këtë rast të turpshëm, në të gjithë historinë
e vendit.

Impeach and good bye Biden

"Gjaku është në duart e tij". Ky ka qenë përkufizimi më i saktë i grupit të
kongresmenëve e senatorëve republikanë, të cilët kanë kritikuar ashpër Biden
mbi Afganistanin. Përfaqësuesi Michael McCaul (R-TX), republikani i lartë në
Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kritikoi ashper

3

tërheqjen e administratës Biden nga Afganistani, duke thënë se kjo do të jetë një
njollë turpi në presidencën e tij.
Eksodi bilblik i afganëve sapo ka filluar dhe përgjegjës i këtij skenari është
vetëm Joe Biden dhe vetëm ai. Gazetari analist Kyle Smith, në rubrikën speciale:
“The Fall of Kabul”, shkruan se: “Top GOPer blames Biden as Taliban seizer
power: President “WILLHAVE BLOOD ON HIS HANDS” (New York Post), në
një artikull të saj redaksional (në fokus) me dy faqe, shkruan, se Biden i ka
duart e lyer me gjakun e popullit të pafajshëm afgan, sepse i la me
ndërgjegje në duart e terroristëve radikalë islamik. (Shiko foton e artikullit në
gazetën NYP).
Nëse kjo situatë do të kishte ndodhur me Presidentin Trump, Kongresi
dhe Senati menjëherë do të kishin filluar procesin e shkarkimit të tretë të tij.
Meqenëse në këtë histori të turpshme si gjithmonë është emri i Joe Biden,
media globaliste socialkomuniste Kongresi dhe Senati Amerikan po heshtin dhe
mbulojnë turpin sikur nuk ka ndodhur asgjë, edhe pse mbi 50,000 qytetarë
amerikanë ndodhen në Afganistan…
Gazetarja afgane Nazira Karimi, e cila punon si korrespondente në
Shtëpinë e Bardhë, e ftuar në studio nga kanali prestigjioz televiziv Fox News,
foli shumë e emocionuar për atë se çfarë do të ndodh tani në Afganistan me
gratë dhe vajzat.
Ajo tha, se: “Puna e gazetarit në Afganistan është shumë e vështirë, për
të ndryshuar ideologjinë radikale islamike të talebanëve atje. Unë besoj, se gratë
afgane janë shumë të forta dhe do të luftojnë, për të drejtat e tyre.”
Biden nuk po flet apo konsultohet me asnjë lidër botërorë, për situatën e
rëndë të krijoi me idiotësinë e foshnjërisë së tij dhe po vijon i qetë pushimet në
rezidencësn presidenciale Camp David, në një kohë që mijëra qytetarë
amerikanë janë peng në Afganistan.
Kryetari i grupit të talebanëve ekstremistë radikal islamik të sheriatit, është
një ish i burgosur për terrorizëm në Gitmo (Guantanamo Bay Detention Camp)
dhe në vitin 2014 ish Presidenti Barack Hossein Obama, zv/Presidenti Joseph
Biden Jr. dhe ish Sekretaria e Shtetit Hillary Clinton, të cilët e kanë liruar atë nga
vuatja e dënimit për terrorizëm në burgun e sigurisë së lartë.
Kampi i ndalimit në Guantanamo Bay, është një burg ushtarak i Shteteve
të Bashkuara, i vendosur brenda Bazës Detare të Guantanamo Bay, e cila njihet
edhe si Guantánamo ose Gitmo, e cila ndodhet në bregdetin e Gjirit të
Guantanamos në Kubë. Aty gjenden 731 nga 780 personat e ndaluar, të cilët
janë transferuar diku tjetër, 39 të burgosur mbeten atje dhe 9 prej tyre kanë
vdekur, ndërsa ishin në paraburgim.
Nga ky kamp i të burgosurve të rrezikshëm ndërkombtarë, janë liruar edhe
5 talebanë të tjerë nga administrata Obama Biden 2. Kjo administratë mbahet
mend si presidenca më e dobët (keqe) në të gjithë historinë e presidentëve të
SHBA-së.
Ky terrorist është në foton që shikoni mes shokëve të tij, i ulur në zyrën e
Presidentit frikacak, të arratisur të Afganistanit dhe ka marrë peng sot këtë shtet
islam, duke e kthyer në një shtet të pastër islamik, ku Ligji i Sheriatit Islamik,
bazohet 100% në librin islam të Kur’anit.

4

Montgomery Granger veteran ushtarak dhe ish kryetar i rojeve të Kampit
Gitmo, thotë se: “Ne kemi djem dhe vajza trima të ushtrisë amerikane dhe aleatët
tanë kudo në botë, të cilët po habiten sot me këtë veprim të pamatur të
administratës “demokrate” Biden, kundër popullit afgan. Ne kemi presidentin më
të dobët e të papërgjeshëm, në të gjithë historinë e SHBA-së.”
Amerikanët sot po shprehin habi dhe dy standartësi që po përdorin rrjetet
sociale socialkomuniste globaliste me qendër në SHBA. Të gjithë e dijnë, se
talebanët kanë me qindra dhe mijëra profile në rrjtetet sociale, si: Facebook,
Twitter, Youtube, Google, Tik Tok etj.
Talebanët, kanë mbi 70,000 ndjekës vetëm në Twitter dhe se bossi i saj
vazhdon të mos i mbyll ato, sikurse bëri në mënyrë brutale kundër Presidentit
Donald J. Trump dhe konservatorëve të tjerë amerikanë.
Talebanët, sikurse dikur ISIS dhe Al Qaida, janë të privilegjuar në
rrjetet sociale. Ata paguajnë për të hapur faqe dhe rritur numërin e fansave
në auditeriumin e tyre. Ata me ndihmen e rrjeteve sociale kanë rekrutuar
dhe po vijojnë normalisht të rekrutojnë radikalë islamik prej shumë kohësh.
Pra, vrastarët e përditshëm kriminelë terroristë janë të mirëseardhur në
rrjetet sociale, kurse Presidenti i SHBA-së Donald J. Trump Jo. Këtu
shfaqet fytyra e vërtetë e hipokrizisë së bossëve të rrjeteve sociale.
Të gjithë të burgosurit terroristë taleban, që kanë qenë në qelitë e vendit
(Afganistan) janë liruar dhe armatosur, duke u shpërndarë në shumë qytete të
shtetit të ri radikal islamik të kalifatit.
Alarmi i madh me ngjyrë të kuqe është ndezur si rrezik i madh, për të
gjithë amerikanët dhe familjet e tyre, që ndodhen në Afganistan. Me Joe Biden,
Amerika u rrëzua. Në alarm është edhe Bashkimi Europian dhe vendet e
zhvilluara G7 të botës, të cilët javën tjetër do të takohen sëbashku për të
biseduar mbi situatën e rëndë, të krijuar nga Biden në Afganistan, mbas urdhërit
absurd të tërheqjes së trupave amerikane. Rusia dhe Kina e Bidenit, kanë
shprehur simpati për pushtimin apo rregjimin e ri taleban.
Qysh në ditën e parë, terroristët radikalë islamik kanë vrarë në shesh në
sy të fëmijëve të saj një grua të re, sepse nuk pranoi të vendos në krye burken
(Burqa), symbol i shtetit radikal islamik të Sheriatit.
Burka ose e njohur edhe si chadaree apo pashto në Afganistan ose një
paranja në Azinë Qendrore, është një veshje e jashtme mbështjellëse e cila
mbulon trupin dhe fytyrën, që vishen nga gratë në disa tradita islame dhe
hebraike. Versioni arab i burkës quhet boshiya, dhe zakonisht është me ngjyrë të
zezë.
Termi burka nganjëherë përzihet me nikab. Në përdorim më të saktë,
nikabi është një vello për fytyrën që i lë sytë të zbuluar, ndërsa një burkë mbulon
të gjithë trupin nga maja e kokës deri në tokë, me vetëm një ekran rrjetë që i
lejon mbajtëses të shohë para saj.
Linderi i ri suprem taleban i shtetit të ri radikal islamik të Sheriatit në
Afganistan, ka urdhëruar të gjithë gratë dhe vajzat të vendosin në publik burqa
dhe kush nuk e vendos do të vritet menjëherë.

5

Radikalët talebanë kanë bllokuar hyrjen dhe daljen në aeroportin kryesor
të Kabulit në Afganinstan dhe nuk po lejojnë evakuimin e 50,000 amerikanëve që
ndodhen atje.
Gjendja e rëndë po precipton me shpejtësi. Sipas Bidenit 31 gushti 2021,
është dita e fundit e qëndrimit të trupave amerikane në territorin e shtetit të ri të
Kalifatit Islamik në Afganistan. Biden e ka venë SHBA dhe ushtrinë e saj në një
pozicion të vështirë, përballë zjarrit të armëve të trupave terroriste talebane.
Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, ka thënë për media, se
administrata e Bidenit është në bisedime me talebanët radikalë islamik, për të
lejuar largimin nga aeroporti i Kabulit të qindra dhe mijëra civilëve afganë, që nuk
duan të qëndrojnë nën sundimin e rregjimit të shtetit islam të Kalifatit.
Në SHBA do të hyjnë 5,000 refugjatë çdo ditë deri më 31 gusht
Por edhe këtu administrata e Bidenit po gënjen si zakonisht tesh 8 muaj,
thonë mediat ndërkombëtare dhe ato amerikane, sepse talebanët terroristë kanë
ngritur me qindra postoblloqe me ushtarë të armatosur, për kontrollin e hyrjes
dhe daljes së njërëzve në aeroport dhe nuk po lejojnë afganët e thjeshtë të
shkojnë në aeroport, duke u thënë se ju duhet të ktheheni dhe më pas ata janë
vrarë me masakra kolektive.
Absurdi po arrin kulmin në Afganistan edhe pse atje vazhdojnë të
qëndrojnë trupat amerikane. Kështu korrespendenti i Fox News në Shtëpinë e
Bardha Peter Doocy, thotë se administrata e Bidenit, nuk i garaton shkuarjen e
sigurtë në aeroport të 50,000 amerikanëve që ndodhen në shtetin e Kalifatit
Islamik në Afganistan.
Ata janë shumë larg aeroportit dhe nuk janë të sigurtë (garantuar) të
udhëtojnë drejt saj, sepse i gjithë aeroporti është i rrethuar nga postoblloqe me
taleban të armatosura, që kontrollohen 100% nga terroristët radikal islamik.
Korrespondenti Dooce, thotë se nuk pritet që Biden të rikthehet në
Shtëpinë e Bardhë deri vonë mbasdite me datën 18 gusht 2021. Sekretari i
Mbrotjes fajëson Departamentin e Shtetit dhe Sekretarin e saj mikun e
kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës dhe kryeministrit ottoman të Kosovës Albin
Kurtit.
Jeta e tyre është në rrezik. Me mijëra afganë pa karta identiteti po vijnë
çdo ditë në SHBA. Sipas disa burimeve amerikane të pavarura mbi 5 mijë afgane
çdo ditë hyjnë në SHBA. Terroristët talebanë afganë, që kanë marrë në kontroll
gjithë Afganistanin dhe Kabulin kryeqytetin e vendit, po kërkojnë shtëpi në shtëpi
për amerikanët dhe forcat aleate të shtetëve të tjera që ndodhen aty.
Biden dhe Kamala, Sekretari i Shtetit dhe ai i Mbrojtjes ndodhen me
pushime. Terroristët talebanë, sipas mediave amerikane po gjuajnë me armë mbi
popullsinë afgane dhe të huajt, që ndodhen në Kabul dhe në aeroportin e
kryeqytetit të vendit.
Media Fake News si CNN dhe shumë të tjera, që janë në shërbim të
Bidenit, nuk flasin për mbi 50,000 amerikanë që ndodhen në Afganistan.
Biden gënjehu mediat amerikane, se në Afganistan janë 300,000 trupa
afgane të përgatitur dhe stërvituar, të armatosur shumë mirë dhe se SHBA u

6

paguan atyre rrogat. Ai tha se: “75,000 forca talebane, nuk janë problem. Ata nuk
mund të marrin peng shtetin. Ambasada jonë atje është e siguruar…”
Të tilla gafa me gënjeshtra, po bëjnë bujë në të gjithë Amerikën dhe deri
në vetë mediat e majta komuniste globaliste ketu, që e kanë përkrahur gjithnjë
Biden, si dhe shumë senatorë dhe kongresmenë “demokratë” amerikanë sot janë
të zhgënjyer prej tij.
Lt Colonel Oliver North tashmë në pension është autori i librit: “We didn’t
fight for socialism” (“Ne nuk luftojmë për socializmin”), tha se kjo situatë
katastrofike e SHBA-së, është e gjitha për fajin e Bidenit dhe administratës se tij
tërësisht ikopetente.
Deri tani SHBA ka shpenzuar mbi 2.26 trilion dollarë, për të fituar luftën në
Afganistan. Biden, tha se do të sillte në SHBA 5,000 refugjatë çdo ditë deri më
31 gusht. Ai tha se do t'u jepte të gjitha letrat si qytetarë amerikanë dhe do të
financonte secilin nga $35,000. Ai gjithashtu tha se tashmë ka sjellë mbi 2,000
afganë.
Afganistani kurrë nuk ka qenë shtet. Aty miliona njerëz nuk kanë kartë
identiteti dhe do të hyjnë në SHBA. Kjo nga ana e tjetër do të rëndoj edhe më
shumë mbi taksat e qytetarëve amerikanë, të cilët do të paguajnë për të mbajtur
refugjatët e huaj.
Edhe Europa Perendimore disa vite më parë pranoi me qindra dhe mijëra
refugjatë nga zonat e konfliktit në Iraq dhe Siri, ku pjesa më e madhe e tyre nuk
kishin asnjë lloj dokumenti të identitetit të tyre. Kjo u krijoi mundsi ISIS që të
penetroj në shtetet e Europës shumë ish luftarë të ISIS, të cilët bënë shumë akte
terroriste në disa qytete të Europës Perendimore, gjë e cila u vërtetua nga
investigimet e autorëve të akteve terroriste

** Biden ka gjak në duart e tij (Titulli origjinal i autorit)