Mao Ce Dun që ndryshoi 100 vite më parë fatin e Kinës bashkëkohore

0
446

Kongresi i parë kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës nisi më23 korrik 1921 në Shangai, por punimet vazhduan në bordin e një anijeje të ankoruar në një liqen në Jiaxing. Të 12 delegatët pjesëmarrës në atë aktivitet, hartuan statutin e parë të partisë, që propozonte kërkimin e një dëmshpërblimi për një vend të shkatërruar nga luftërat, të varfëruar dhe në prag të kolapsit.

Një ndër objektivat kryesore që u miratuan ato ditë ishte përmbysja e borgjezisë dhe ndërtimi i një shoqërie socialiste përmes luftës së klasave, diktaturës së proletariatit dhe shtetëzimit të mjeteve të prodhimit. Në mesin e themeluesve ishte edhe një djalë i ri 27 vjeçar, që çerek shekullin që pasoi do ta kalonte Kinën nga Mesjeta në modernizëm. Ai quhej Mao Ce Dun.

Timonieri i Madh që vdiq urie popullin e tij

Rebel dhe statist, politikan me një zgjuarsi djallëzore dhe një strateg ushtarak i aftë, Maoishte “Timonieri i Madh” i Revolucionit Komunist Kinez. Një figurë e madhe, që megjithatë, do të jetë e lidhur përgjithnjë me madhësinë e krimeve të tij, dhe me një periudhë të paparë terrori, në të cilën vdiqën dhjetëra miliona njerëz.

Mao lindi më 26 dhjetor 1893 në Shaoshan në provincën Hunan, në zemrën rurale të  perandorisë kineze Cin.Në vitin 1911 -kur nuk kishte mbushur ende 17 vjeç – ai iu bashkua revoltës popullore që çoi në rënien e perandorisë.

Në vitin 1923, në kongresin e tretë të Partisë Komuniste të Kinës, ai u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror. Në atë fazë, Mao nisi të shtjellonte shumë nga tezat e tij politike, duke  identifikuar rebelimet e fshatarëve si burimin ku duhej të bazohej revolucioni.

Në vitin 1928, Kongresi i Partisë Komuniste të Kinës mbështeti ngritjen e sovjeteve rurale sipas modelit rus, dhe i ngarkoi me zbatimin e reformës agrare. Por profili i tij si një udhëheqës i padiskutueshëm u shfaq në vitet 1930, gjatë luftës civile.

Në vitin 1934 ai udhëhoqi të ashtuquajturin Marshimi i Gjatë, me një kosto shumë të lartë sa i përket jetëve të humbura, ushtria komuniste arriti të thyejë ushtrinë nacionaliste tëÇang Kai-Shek.

Një revolucion falimentues

Revolucioni komunist pati sukses menjëherë pas fundit të Luftës së Dytë Botërore. Më 1 tetor 1949 në Sheshin Tiananmen të Pekinit, Mao shpalli lindjen e Republikës Popullore të Kinës, të cilën e drejtonte vetë. Nga ai moment, edhe falë angazhimit ekonomik dhe ushtarak të Moskës, Kina nisi rrugën drejt modernitetit, por duke u shtypur nga njëra prej diktaturave më të pamëshirshme të shekullit XX.

Timonieri i Madh e shtetëzoi ekonominë për të nxitur zhvillimin e shpejtë të bujqësisë dhe industrisë, dhe nxiti reforma të ndryshme. Në vitin 1958, ai filloi të ashtuquajturin Hapi i Madh Përpara, një plan i madh ekonomik dhe shoqëror, që synonte ta bënte Kinën një nga fuqitë kryesore industriale më të mëdha në botë.

Por në vend të kësaj, për shkak të urisë së madhe që goditi vendin duke nisur që nga viti  1959, rreth 30 milionë kinezë vdiqën nga uria. Ishte një dështim epokal, megjithatë Mao ia doli të vazhdonte të qëndronte në krye të vendit.

Revolucioni Kulturor: Kura që vret

Për të shmangur përgjegjësinë e tij nga pasojat e katastrofës ekonomike dhe sociale, dhe për t’iu kundërvënë aparatit të Partisë Komuniste që po përpiqej të reduktonte kompetencat e tij, Timonieri i Madh nisi të ashtuquajturin Revolucion Kulturor.

Në atë kohë u sulmuan jo vetëm udhëheqësit, zyrtarët e partisë, por të gjithë ata që kishin shprehur kritika ndaj politikave të Maos. Dhjetëra mijëra qytetarë të zakonshëm u persekutuan, u burgosën, u torturuan dhe vranë.

Deri në vitin 1968 pati një përshkallëzim dramatik të dhunës. Studentët e rekrutuar tek Garda e Kuqe shënjestronin kryesisht mësuesit, të cilët u sulmuan, u poshtëruan dhe u rrahën në publik, u vranë ose u detyruan që të vrisnin veten.

Lufta për pushtet që pasoi

Mao vdiq më 9 shtator 1976. Për vite me radhë ai kishte vuajtur nga një sëmundje degjenerative dhe nga probleme të shumta të shkaktuara nga pirja e duhanit. Pas një funerali  solemn në Sheshin Tiananmen, ku morën pjesë mbi 1 milionë njerëz, trupi i tij i balsamuar u zhvendos në një mauzole të madhe të stilit sovjetik.

Vdekja e tij solli shpërthimin e një lufte të egër për pushtet midis zyrtarëve të ndryshëm të partisë, që deri në atë moment nuk ishin ndjerë. Në fund dominoi fraksioni i presidentit Ten Hsiao Pin, që ruajti parimin e autoritetit absolut të partisë kundër çdo lloj demokratizimi dhe pluralizmi. / bota.al