Kafeja ul rrezikun për sëmundjet e mëlçisë

0
384

Kafeja ul rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë. Në këtë përfundim ka arritur një studimi i ri, sipas të cilit, adhuruesit e kafesë kanë një rrezik më të ulët prej 21 përqind për të zhvilluar këto sëmundje dhe llojin më të zakonshëm të kancerit të mëlçisë, të quajtur karcinoma hepatoqelizore, sesa ata që nuk konsumojnë fare.

Studiuesit thonë gjithashtu se ata që e pinë rregullisht kafen kanë më pak të ngjarë të vdesin nga sëmundja kronike e mëlçisë. Kafeja gjithashtu besohet se lufton dhëmbëzat e dëmshme të mëlçisë.

Kafeja është gjerësisht e arritshme dhe përfitimet që ne shohim nënkuptojnë se mund të ofrojë një trajtim të mundshëm“, tha Dr Oliver Kennedy, autor i studimit të botuar në revistën “BMC Public Health”.