9 dhjetori, ditë historike e sportit dhe sportistëve të Kosovës, më 2021 mbet i pafestuar!!!

0
362

Agim Vuniqi

Ashtu si çdo datë e rëndësishme në kalendarin e festave zyrtare të Kosovës, sikurse marshi i UÇK-së, dita e çlirimit, dita e Evropës e shumë festa të tjera, festë më e rëndësishme për të rinjtë e të rejat e Kosovës është 9 dhjetori, 2014. Pra 9 dhjetori është feste e pashlyer memoriale e sportit dhe sportistëve të gjeneratës së republikanëve, dhe e gjithë asaj armate sportistësh dhe punëtorësh sportivë të cilët derdhën djersë dhe luftuan dhe akoma luftojnë anë-e-këndë rruzullit tokësorë betejat e tyre për të dëshmuar veten dhe shtetin të cilit i përkasin dhe për te lartesuar flamurin zyrtar të Kosovës. Festa dhe dita zyrtare e sportistëve është njëra ndër datat më të rëndësishme të kombit që rikujton viktimizimin e shumë të rinjëve sportistë gjatë luftes dhe rënien në altarin e lirisë, por edhe të tjerëve të vrarë, të burgosur, të rrahur e përgjakur vetëm se bënë gara fushave, ledinave dhe arave të Kosovës, në llaç e dëborë për t’i rrezistuar okupimit, për të shprehur vullnetin sportiv të një populli të ndaluar që arriti të pavaresojë sportin para të gjitha instancave tjera, duke fituar edhe medaliet e para në arenën ndërkombëtare. Falë asaj gjenerate vizionarësh e drejtuesish sportiv, që themeluan Federatat e para të pavarura sportive dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, realizuan njohjen ndërkombëtare të KOK-ut. Falë atyre sportistëve, punëtorëve sportiv, vullnetarëve dhe aktivistëve sportiv, prindërve të sportistëve, afaristëve, dhe dhe falë angazhimit të Besim Hasanit i cili me përpjekjen e tij titanike, të qindra letrave të shkruera dhe të adresuara kryetarëve të Komiteteve Olimpike te shteteve veç e veç arriti të permbushë ëndrrën e të gjithë sportistëve kosovarë, që kulmojë me arritjen e suksesit historik, të tri çikave të Kosovës, duke u stolisur me tri medalie të arta.

Si sot, 7 vite më parë, Komiteti Olimpik Ndërkombetar, nëpërmjet Sesionit të 127, të mbajtur në Monako, me vota unanime, pranojë në gjirin e saj, me të drejta të plota, Komitetin Olimpik të Kosovës

KOK-u për çdo vit ka festuar këtë ngjarje kulminante të asportistëve dhe të adhuruesëve të sportit , jo vetëm që hapi rrugën që në vijim të njihen 25 Federata kombëtare të Kosovës nga Federatat përkatëse ndërkombëtare, por hapi edhe portën deri atëherë të mbyllur, të pjesëmarrjes së sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike, duke krijuar mundësinë që Kosova të merrë pjesë në Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe Majlinda Kelmendi të stolisët me medaljen e parë të artë ne xhudo, në kategorinë 52 kg.

Ceremonia e 9 Dhjetorit është shfrytëzuar edhe për shprehjen dhe respektin ndaj përfaqësuesëve të Federatave nëerkombëtare qe kishin pranuar Federatat kombëtare të Kosovë para njohjes se KOK-ut nga KON-i por edhe personalitet tjera të vendit tonë që në menyre drejtpërdrejtë apo të tërthortë nuk kishin kuryer asgjë për arritjen e kauzës, ndërkombëtarizimin e sportit përkunder rrezistencës së madhe nga shumica e shteteve. Të rikujtojmë, njohja e KOK-ut nga KON-i, ka qenë e kushtëzuar me Kosovën shtet të pavarur dhe të njohur nga Komuniteti Ndërkombetar, pra nga OKB-ja. Vetëm fal lobimit 18 vjeçar dhe sakrifikues shumëdimensional të personaliteteve sportive vendore të udhëhequra nga Besim Hasani por edhe të mirekuptimit të Presidentit Bach dhe miqësisë së krijuar me vendimmarrësit, u njoh KOK-u nga KON-i.

Andaj, pasi perberja e re nuk e pa të arsyeshme të vazhdoje traditën e festimit të kesaj Dite të Shenjtë të sportit kosovarë, për të senzibilizuar komunitetin masiv sportiv dhe palët tjera të interest, si dhe personalitetet vendore dhe ndërkombëtare që mundësuan shndërrimin e ëndrrës 18 vjeçare në realitet, pranimin e KOK-ut në KON duhet të nderohen, respektohen dhe te falenderohen! Perndryshe, pa njohjen e KOK-ut nga KON-i, Kosovës do t’i mungonin medaliet e arta të Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit dhe të Nora Gjakovës, do të mungote edhe qëndrimi gatitu i gardës së Federatës ruse para flamurit dhe ngjyrave të Republikës së Kosovës (nuk perjashtohet mundesia që tri çikat e Republikës së Kosovës do të merrnin medaljet Olimpike, por duke garuar për ndonjë shtet tjetër!)

Urdhëri Olimpik, çmimi më i lartë që ndan KON-i, për Besim Hasanin, dëshmon se përpjekjet për realizimin e ëndrrave madhore vlerësohen edhe nga ndërkombetaret!
Ky vlerësim i paarritur deri më tash për kombin në fushën e sportit nuk do të duhej të ishte shkak i mosmbajtjes së ceremonisë festive të sportit kosovarë më 9 dhjetor, duke shmangur dhe nënvlerësuar këtë Ditë të Shenjtë të sportit kosovarë dhe e kontribuesëve të realizimit të një kauze të tillë, të papërsëritshme në analet e historisë kombëtare!