77 VITE NGA MASAKRA E TIVARIT, “PRODUKT” I VËLLAZËRIM-BASHKIMIT TË KOMUNISTËVE SHQIPTAR ME ATA SLLAV…

0
292

NGA  NDUE  BACAJ

Për njerëzit normalë nuk asnjë pikë dyshimi se historia e komunizmit në Shqipëri është më e zeza e të gjitha historive që njohin regjimet e këtij lloji që i përkisnin shekullit 20-të, Në kujtesën e njerzëve rreth gjysëm shekulli komunizëm njihet jo vetëm si regjimi diktatorial i Partisë (Komuniste) të Punës, por edhe e udhëheqësit  absolut Enver Hoxhes, krimet e të cilit edhe sot po të kujtohen nga shumica e shqiptarëve bëjnë të dridhen siç thuhet edhe fëmijën në bark të nënës. Një ndër krimet më monstruoze, ose supermedalja e medaljeve të zeza antishqiptare që ende valëvitet si krim pa ndëshkim në “gjoksin” e ligështuar, por jo shkatërruar të komunizmit shqiptar është pa asnjë mëdyshje, ajo që në kujtesën e njerzve njihet si Masakra e Tivarit. Kjo masakër e ekzekutuar në vitin 1945 (31mars-02 prill) nga ushtria Serbo-Malazeze, është e bekuar dhe ndihmuar nga komunistët shqiptarë, të cilët bënë si kurban të parë për dashninë që i kishte marruar e qorruar për Jugosllavinë e Titon, vëllezërit e tyre kosovarë, shpirti i të cilëve ende edhe sot nuk  gjenë prehje as në botën qiellore, madje oshtimat e këtyre rreth 4-5 mijë shpirtrave edhe sot kërkojnë “Shpagim”, si ndaj kriminelëve sllavë dhe atyre që mjerisht njihen si shqiptarë. Kriminelët Serbo-Malazezë duhej të denoheshin edhe nga gjykata ndërkombëtare (edhe pse tashma pjesa më e madhe e tyre nuk jetojnë më), ashtu si dhe kriminelët nazi-fashist që ende ndiqen e denohen për krimet e tyre, shpesh herë shumë më të vogla e pa përgjegjësi direkte, sesa autorët e masakrës të tmerrshme të Tivarit, që janë konkret e të pa fshehur kurrë. Mbasi vetë qenia e Partisë Komuniste Shqiptare nuk ishte asgjë tjetër përveçse produkt serbo-sllav, ajo programin e saj “nacional” e shoqëror e kishte thjesht një derivat të partisë mëmë Komuniste të Titos, madje në hapat e saj të parë pas vitit 1944, komunistët shqiptarë ende nuk kishin “mësuar” të ecnin vetë, ata vazhdonin të ecateshin nga Partia Komuniste Jugosllave, si fëmija që ecatej nga nëna e vet. E pikërisht në këto momente “dhelpra” e kuqe Serbo-Malazeze filloi të realizojë doktrinën famëkeqe të akademikut serb Vasa Çubrilloviçit (të 07 marsit1937 dhe të plotësuar në atë të 03 nentorit 1944), në të cilën në pikën e III-të shkruhet: “Për këtë spastrim të shqiptarëve (krysisht të Kosoves) duhet organizuar ushtria nacional-çlirimtare e Jugosllavisë, e cila pa mëshirë duhet ta pastrojë territorin, sidomos duke shfrytëzuar tezat se shqiptarët janë kundër luftës Nac-Çl. në Jugosllavi dhe kanë bashkëpunuar me okupatorët fashistë” (Vasa Çubrilloviç – Manjinski problem u novoj Jugoslaviji, më 03. II. 1944, fq.. 1-21). Në frymën e kësaj “filozofie”, më 21 nëntor 1944 kryesia e AVNOJ-it amnistoi thuajse të gjithë kundërshtarët e saj Çetnik, ku përnjëherë ata u shndërruan në Partizanë. Në zbatim të platformës pushtuese e kriminale të Jugosllavisë (më saktë Serbisë) ndaj Kosovës, Shtabi suprem i Jugosllavisë me datën 8 shkurt 1945 me firmën e vetë Titos (sipas kerkeses se Miladin Popoviçit që ishte sekretari krahinor i PKJ per Kosoven..) shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe administrimin Ushtarak të Kosovës. Në fakt njëkohësisht edhe në Shqipërinë Veriore (Janar 1945) me urdhër të Enver Hoxhës, korporata dhe divizione të ushtrisë Nac-Çl. kishin bërë shtetrrethimin, gjithashtu sipas dokumentave që gjenden edhe sot në arkivin e shtetit shqiptar, me urdhër të Titos, E. Hoxha dërgoi për të luftuar përtej kufijve të Shqipërisë (londineze) Divizionet e V dhe VI, ku bënin pjesë Brigada e III, V dhe XXV Sulmuese të cilat kaluan në drejtim të Mitrovicës e të Sanxhakut, si dhe Brigadat e VI, VII, VIII dhe XXII Sulmuese në drejtim të Podgoricës e të Danilovgradit, duke bërë kështu edhe kapërcimin e kufijve Etnik të Shqipërisë. Në krye të këtyre forcave “shkëlqenin” dje dhe sot shumë komunistë shqiptarë protagonistë të mëvonshëm, por dy e kanë ruajtur plotësisht “shkëlqimin” (edhe pse sot kanë vdekur) e ata janë Ramiz Alia dhe Shefqet Peçi. Ky eksponent i lart i komunizmit shqiptar në tubimin e fushes Tuzit (7 shkurtit 1945), perveç të tjerave do të deklaronte:” Vëllezer malazez u mblodhem ketu per tu thenë…shqiptareve që banojnë në Mal të Zi,se ata janë bërë çerdhe reaksionaresh të ikur nga Shqiperia..” (gazeta “Pobjeda “ mars 1945 dhe gazeta e shkodres “Koha e Re”,mars 1945).(Siç shihet me keto që u ka thënë Sh. Peçi,shqiptarëve në trojet e veta të mbetura nën Malin e Zi kerkon tu “mohoi” edhe autoktoninë)… Për të vërtetuar më mirë misionin kriminal të këtyre forcave me emrin paradoksal (me veprimet që kryenin në fakt) “ushtria nacional-çlirimtare” po citoj një urdhër të E. Hoxhës që jua dërgonte komandave të Ushtrisë nacional-çlirimtare i cili gjëndet në Arkivin Qendror të Ushtrisë; dosja 45 e vitit 1944, ku ndër të tjera shkruhet: “Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë (ku me këtë nënkuptohej Kosova dhe vise të tjera të mbetura jasht kufirit politik të 1913-së N.B.), pa treguar as më të voglën tolerancë…”. Nga ky dokument e të tjera del e qartë qëllimi i Ushtrisë që Enver Hoxha dërgoi në viset Jugosllave në ndihmë të “vëllezërve” sllavë, pra për të vrarë, prerë e shkatërruar gjithë nacionalizmin shqiptar që mbante gjallë shqiptarët e trevave Etnike, që ishin gllabëruar padrejtësishtë nga Sllavët e jugut… Por gjithsesi edhe pas këtyre vendimeve e kordinimeve në mes Titos e Hoxhës ishte e vështirë që të kolonizonin këto treva safi shqiptare, e veçanërisht trevën martire të Kosovës, ku padyshim ishte djepi i rezistencës antisllave ndër dekada. Për të arritur qëllimin ogurzi të pushtimit serb të Kosovës në planet sekrete të Jugosllavisë së Titos u përpunua në janar të vitit 1945, programi i zbrazjes së Kosovës nga pjesa më aktive e popullsisë, të cilët gjoja nën një program për nevojat e Ushtrisë nacional-çlirimtare të Jugosllavisë nga Kosova do të rekrutoheshin 50 mijë burra me moshë kryesisht të re e aktive gjoja për të luftuar, ku ky veprim do të kryhej me shpejtësi, pasi sipas tyre e kërkonte koha, dhe për këtë kishte dijeni udhëheqja komuniste Kosovare dhe e Shqipërisë. Por “aresyen” e ketij mobilizimi të dhunshem e kriminal e tregon Bllagoje Neshkoviç (Sekretar krahinor serb) në një analizë që i bënë gjendjes në Kosovë duke theksuar: “…Në Kosovë e në Rrafshin e Dukagjinit nuk keni njeri që nuk ka pushkë dhe këta njerzë në çdo rast mund të çohen në kryengritje. Populli nuk është me ne. Po e shohim se shqiptaret në numrin më të madh janë kunder levizjes Nacionalçlirimtare.” (D. Erakoviç,Kosova tokë e premtuar, gaz. Rilindja dt.26 korrik 1989). Në vijim të këtij “programi” në mars të vitit 1945 pushteti i dhunshëm Serb-komunist pasi grumbulloi mijëra të rinj kosovarë si rekrutë (ushtarë) bëri një organizim gjoja ushtarak për t’i dërguar në frontin luftarak të Triestes (kunder fashizmit), por për të arritur atje do të ndiqej itinerari i lëvizjes Prizren-Kukës-Pukë-Vau i Dejës-Shkodër- Ulqin-Tivar… Kjo armatë në fakt nuk i përngjante një ushtrie të vërtetë, pasi në mesin e saj ishin grumbulluar edhe fëmijë 14 e 15 vjeçarë, që ishin thuajse zhveshur e zbathur. Për lëvizjen e këtyre trupave u ngarkua të kujdesej OZNA (UDB-ja e mëvonshme) si dhe Ministria e Brendshme Shqiptare që në atë kohë ministër kishte Haxhi Lleshin. Por në këtë kohë forcat ushtarake nacionaliste të Kosovës që komandoheshin nga Shaban Polluzha e tjer nacionalist u urdhëruan nga shtabi i Titos të largohen nga Kosova në drejtim të Sremit, ku padyshim ishte përgatitur një Tivar i dytë. Por komandanti legjendar nacionalist Shaban Polluzha nuk pranoi duke u shprehur: “Ne nuk nisemi andej nga na thotë dikushi”.. E kështu u detyrua të luftojë bashkë me shokët e tij kundër forcave pushtuese Serbe e të E. Hoxhës, derisa u vra më 21 shkurt 1945 në betejën masakër të Drenicës. Për megjithë ketë plani serbo-jugosllav per rekrutimin e shqiptareve të Kosoves nuk u ndal ndaj u mobilizuan me dhunë një numër i madh shqiptarësh që sipas disa dokumenteve shkonte rreth 17 mijë vetë, të cilët u ndanë në dy grupime, njëri nga rrafshi i Dukagjinit, i përqëndruar në Prizren dhe tjetri nga rrafshi i Kosovës i përqëndruar në Suharekë. Kontrollin e marshimit të këtyre forcave shqiptare do ta bënin forcat ushtarake Serbo-Malazeze, ku spikaste armatimi modern i Jugosllavëve, dhe mos armatosja e shqiptarëve që gjoja do të bëhej në Tivar. Organizimi i marshimit u nda në tri kolona dhe filluan nga Prizreni; Kolona e parë do të nisej me 24 mars 1945, kolona e dytë me 25 mars (1945) dhe kolona e tretë me 26 mars (1945). Pra siç shihet keta shqiptar të Kosoves të rekrutuar me mashtrime e me dhunë i kishin ndarë në tre pjesë dhe do të leviznin në tre data të ndryshme me qellim asgjesimin më të lehtë të tyre.. Asgjësimi i “ushtarëve” shqiptarë vazhdoi gjatë tërë rrugës, ku pas çdo kthese, lugine të thellë, ngjitje malore, kroni uji apo të ndonjë skute u muar jeta e këtyre vëllezërve kosovarë nga dora kriminale Serbo-Malazeze-komuniste. Vlenë të theksohet se pritja më kriminele u është berë rekruteve shqiptar të Kosoves në Shkodër ku u gjendën para befasive kriminale që kishte organizuar shteti komunist, duke mbledhur grupe proletarësh (nënkupto horrash), që duke kaluar kosovarët u thirrnin ballist, tradhtarë e deri i gjuanin me sende që shteti ju a kishte rekomanduar duke dëshmuar kështu se në Shqipërinë “mëmë” që e quanin kosovarët tashmë sundonin po dreqnit sllav, ndonëse vetëm emrat i dëshmonin për shqiptarë. Por pikërisht kriminelët shqiptarë e shkodranë që ndihmuan forcat Serbe në këtë marshim tragjik, me anë të komandës tyre të përgjithshme ushtarake në Shkodër so të njoftonin komandën e përgjithshme në Tiranë “… se grupimi i dytë me rreth 3000 vetë sapo arriti në breg të detit pranë Tivarit u rrethuan nga Forcat Jugosllave. Prej këtij grupi u larguan elementët sllavë, ndërsa mbi shqiptarët u hap zjarr”. E kështu në fakt është vepruar me shqiptarët e tri kolonave të cilët pasi kishin arritur nga data 31 mars deri me dt.02 prill (1945). Duke bërë që vetëm në Tivar të humbin jetën mbi 3000 shqiptarë të pafajshëm, të cilët ishin detyruar ti “përgjigjën” thirrjes së ushtrisë Jugosllave për t’u mobilizuar për të luftuar gjoja kundër bishës fashiste që ende ishte gjallë, madje përgjigja e shqiptarëve për t’u mobilizuar ishte diçka më e lehtë pasi në këtë mobilizim kishin dorë vëllezërit e Shqipërisë (Londineze), që komunizmi i kishte vëllazëruar me armiqt e hershëm sllavë. Por perpara të mberrihej në Tivar kishin humbur jeten gjatë rruges të pakten 1500 shqiptar të Kosoves. Vetë shteti komunist shqiptar e pranon se në teritorin shqiptar janë vrarë të pakten njemijë Kosovar. Bedri Spahiu si prokuror i pergjithshem ushtarak në gjyqin kunder Koçi Xoxes (që donin tja faturonin këtë krim) deklaronte:” Xhelatet e Rankoviçit që janë shquar per krimet alla-fashiste kunder popullit të thjeshtë të Kosoves, i kanë vazhduar këto masakra kundra tyre nepermjet rruges prej kufirit tonë në Kukes e deri në Ulqin, duke vrarë me qindra prej tyre. Ishte kjo një rrugë e pergjakshme e fshatarëve të thjeshtë kosovarë brenda dhe jashtë tokes sonë deri në Ulqin..”. (Pretenca e Bedri Spahiut në gjyqin e lartë kunder grupit trockist. Tiranë 1949). Deshmi rrenqethse të kesaj masakre janë transmetuar deri sot nga dëshmitarë të pakët që kishin mbijetuar, ku një ndër keta ka qënë Azem Hajdini –Xani, i cili veç të tjerave këto deshmi i ka hellur në librin e tij,MASAKLRA E TIVARIT, botuar në vitin 1998 në Prishtinë. Nga këto dëshmi edhe sot “mesojmë” për këtë masakër që ende të duket se degjon të freskëta ushtimat e tmerrshme të të gjitha llojeve të armëve që godisnin nga të katër anët vëllezërit tanë shqiptarë të Kosovës, (në Tivarin e vjeter), por njëkohësisht edhe ushtimin e shpirtrave të pafajshëm që nuk gjendin vend më në trupat e bërë shoshë e të coptuar nga kriminelët e Titos që Enveri tashmë i kishte bërë xhan e shpirt. Ja disa nga keto “dëshmi”: Në qendër të Tivarit oficerët serb vranë për terror Syl Gllobarin vetëm se u përpoq që të bisedonte me ta për të pirë ujë. 80 shqiptarë pasi njëherë i lidhin e pastaj i zgjidhin i pushkatojnë përnjëherësh, në sy të tjerëve, të cilët i urdhëruan për t’i futur në një shesh të rrethuar me tela me gjemba për ti asgjësuar të gjithë si më sipër. Në hyrje të këtij “kampi” me tela me gjemba i prisnin ushtarët kriminelë serb që kënaqeshin me sadizmin e tyre duke i goditur shqiptarët me shufra hekuri në kokë, duke shkaktuar kështu pellgje gjaku. Milazim Haxhiu nga Ternavci u vra kur tentoi ti merret pistoletën një ushtari Malazez, ndërsa të riun shqiptar Ibrahim Koca i cili u bëri thirrje shokëve për qëndresë, e shpuan me bajonet dhe i prenë hundën, veshët dhe e bënë copa-copa. Ndërsa i shpëtuari nga kjo masakër (Azem Hajdini) do të dëshmonte: “Se gjatë daljes nga ngrehina pas pushimit të zjarrit munda të njoh të vrarë, Asllan Mustafën nga Ternavci, Bislim Pajazitin nga Krasmirovci, Bejt Bislimin nga Kryshevci, Sinan Avdiun e Hysen Zeqon nga Kopiliqi, si dhe dy të tjerë nga Prekazi. Me këtë rast po cilesojmë edhe një mënyrë tjeter kriminale të ekzekutimit kolektiv të shqiptareve të Kosoves në Tivar.. Një natë prilli, erdhi urdhri per të vijuar rrugen gjoja per të shkuar në front, për këtë duhej të kalonin kanalin e Çioves …rreth 100 metra të gjërë. Ura ishte bombarduar dhe për këtë futen me dhunë në një target rreth 150-180 kosovarë, të ngarkuar në shpinë me armë e paisje ushtarake. U pa qartë se u kalua pesha e lejuar dy-tre fish më shumë. Pasi trageti kaloi 20-30 metra nga bregu i kanalit u degjua një krisem e fuqishme, me ç’rast trageti u nda në dysh dhe u shkatërrua plotësisht, duke lëshuar në ujë të gjithë të ngarkuarit shqiptar…U mbush kanali me plisa të bardhë që notonin mbi ujë…Humben jeten menjehere rreth 65 shqiptar, ndër të cilet u nxorren dhe identifikuan 29 veta që u varrosen në Trogir: Ajet M.Murseli (1917,Doganaj),Arif Sh. Provoliu (1918,Soponicë), Riza I. Kasa (1913, Rekë),Azem H. Berisha 1920,Runjevë), Kadri L. Lulolli (1922, Biçec), Ukshin H. Palloshi (1923, Biçec), Xhavit Sh. Korraqi (1920 Kovaçec), Hamit L. Bela (1925,Xhurxhedell), Xhavit I. Reka (1926 Kerbliq), Qamil I. Sopa (1923,Nikoc), Habib Xh. Bruti (1917 Drenogllavë),Hasip M. Luma (1918, Glloboshicë), Avdi I. Buqi (Drenogllavë), Sabri A. Bushi (1929,Pustenik), Bajram Sh. Bushi (1930, Pustenik), Feti S. Berisha (1924, Goranzë), Hazir B. Berisha (1919, Gornazë), Kasem H. Berisha (1920 Goranzë), Xhemal V. Kaloshi (1924, Goranzë),Hamit Xh. Topojani (1924,Neçec), Nazmi A. Huneli (1928,Neshancë). Ipë A. Qajani (1927,Krivenik),Jashar H. Dernjani (1919,Plodonicë),Ahmet A. Dernjani (1919,Plodonicë),Haziz V. Çupi (1921,Plodonicë), Beqir I. Çupi (1921, Plodonicë),dhe Nuredin M. Derguti (1923, Varosh, Ferizaj)..(Azem Hajdini-Xani,Masakra e Tivarit,Prishtinë 1998). (Ndersa në mes kllapave është e shënuar vitlindja dhe vendbanimi, N.B.). Masakren me ekzekutim me armë të shqiptareve në Tivar jugosllavet ja kishin ngarkuar Brigades X që udhehiqej nga ekzekutoret kriminel Gosha Markoviç dhe Vladimir Roloviç. Në një raport të shtabit të kesaj ushtrie kriminale shkruhet se: “..U hap zjarr nga pushkët dhe armët automatike. U hollën bomba nga të gjitha anët, dhe në ato të shtëna u perfshinë edhe keshilltaret, infermieret, me një fjalë shtiu (mbi shqiptaret) çdokush që pati armë. Të shtënat pushuan atëherë kur nga grumbulli nuk u ngrit më asnjë njeri dhe kur nuk levizi njeri…” (Pjesë nga raporti i shtabit të kolones IV të AJ, dt.8.4.1945). Nga kjo masaker që u mori jetën qindra e mijëra shqiptarëve të pafajshem nuk po mundem pa cilesuar edhe rrefimin e të mbijetuarit Sadri Bytyçi, që në ketë masaker nga familja e tij mbeten të vdekur katër burra; Avdi Bytyçi, Abdulla Bytyçi, Nuhi Bytyçi dhe Syl Bytyçi. (Azem Hajdini-Xani,Masakra e Tivarit, Prishtinë 1998). Ndërsa në librin “Genocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare” në faqen 456 gjenden edhe emrat e këtyre viktimave të fundmarsit 1945: Xhemal Shaqir Hoxha, Xheladin Limon Shala, Xheladin Nuredin Morina, Zeqir Zenel Thaçi, Ramadan Thaçi, Murat Mazreku e tjerë. Në librin tjetër “Në flakën e revolucionit” Prishtinë 1981, shenohen emrat e të masakruarve e pushkatuarve, Hajdin Shukolli nga Suhareka, Ibrahim Baku nga Bllaca, Isuf Kryezive nga Gjakova, Jahir Sula, Jahja Mamusha, Met Pirkunga nga Bllaca e tjer e tjer.. Dëshmitë e emrat janë të pambarimtë pasi masakrat serbe nuk rreshtën thuajse kurrë… Ku të gjithë këta djem nënash shqiptare që ishin rekrutuar ishin nga viset me shqiptarë të Kosovës e Shqiptarisë, ata ishin nga Mitrovica e Podujeva, Vuçiterna, Prishtina, Kaçaniku, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Suhareka, Istogu, Peja, Rugova, Gjakova, Rahoveci, Bragashi, Prizreni, Tetova e tjerë… Në Beograd edhe sot gjindet (i pacensuruar) dokumenti i koduar (K.D.SH., krimet-93/19-64, k-25), ku ndër të tjera thuhet se gjatë “Çlirimit” të Kosovës nga fashistet, nacionalistet, tradhtaret e bashkepuntoret e fashizmit u likuiduan: në Gjilan 7854 veta, në Drenicë 4820 vetë, në Tetovë 4100 vetë, në Bihor 3820 vetë, në Prishtinë 3675 vetë, në Pejë 3540 vetë, në Mitrovicë e rrethina 1970 vetë, në Podujevë 1670 vetë, në Pazar 1410 vetë, në Shkup e rrethina 1450 vetë, në Ferizaj rreth 1260 vetë, në Prizren 1250 vetë, në Tetovë 900 vetë, në Gjakovë 730 vetë, në Gostivar 600 vetë, në Plavë-Guci 710 vetë, në Rahovec 750 vetë, në Roxhaje 715 vetë, në Kumanovë 780 vetë, në Preshevë 690 vetë, në Dragash 500 vetë, në Kërçovë 490 vetë, në Ulqin 515 vetë, në Suharekë 420 vetë, në Dubrovnik 120 vetë, në rrugën Kukës-Shkodër 110 vetë, në Togir 80 vetë, në Vershac 30 vetë në Deçan 30 vetë, në Tivar 2629 vetë (pra me gojën e tyre kriminelët komunistë sllavë e pranojnë që përnjëherësh u kanë marrë jetën 2629 shqiptarëve të pafajshëm vetem në Tivar, kur shifra mund të jetë vetëm e zvogëluar, N.B), e tjerë… Pra po të mbledhësh këtë shifër krimesh del se vetë pushteti jugosllav ka vrarë mbi 47 mijë shqiptarë të cilët kishin të vetmin “faj” se kishin lindur e banuar në trojet e tyre etnike gjysh pas gjyshi dhe mijëra vjet përpara se të zbrisnin si turmë arinjësh serbo-sllavët nga Uralet e akullta, dhe se nuk deshironin të jetonin të pushtuar nga Serbët. E natyrisht kjo shifër e cila në fakt është më e madhe, por që gjithsesi përbën një krim antinjerëzor i cili kurrën e kurrës nuk duhet të rrinte pa u ndëshkuar… Një ndër projektuesit e zbatuesit kryesor të masakrave antishqiptare Aleksander Rankoviç (pasi bie prej fikut) pohon një pjesë të vogël të këtij krimi, kur thotë: “Gjatë rrugës Prizren-Ulqin janë vrarë pa faj 400 vetë, si rast i gabimeve të organeve më të Ulta”. Natyrisht ky nuk ishte një rast që gabohej nga mvarës të Rankoviçit, por ishte vetë strategjia e shtetit komunist jugosllav. E pas masakrës së Tivarit, që është edhe ajsbergu i krimeve të shtetit të ish-komunistëve të sllavëve të jugut, qëndronte “Bekimi” kriminal i klikës komuniste shqiptare, e cila pas kësaj në vend që të ngrinte zërin në të gjitha institucionet europiane e botërore, ajo jo vetëm heshti, por fill pas kësaj dekoron shumë nga këta kriminelë. Dekorimi i kriminelëve Serbo-Malazez është bërë me Vendimin nr. 17 të datës 5. 9. 1945 dhe është një listë prej 55 personash, ku përveç dekorimit të Dushan Mugoshës që mban nr. 9 në listë, është edhe Miladin Popoviçi me nr. 8 (pas vdekjes, pasi ja kishte kthyer patkonjtë prej diellit patrioti trim nga Gjakova Haki Tafa, që me 13 mars 1945) e vazhdon deri tek krimineli, organizatori e zbatuesi i vrasjes të rreth 50 mijë shqiptarëve, Ministri famëkeq i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë Aleksandër Rankoviç. Në listen që dekorohet antishqiptari i tërbuar Rankoviç e ka numrin rendor 11 dhe thuhet se dekorohet me urdhrin “Ylli Partizan” i Klasit Parë. Ky vendim kriminal i komunistëve shqiptar në fund mbyllet me “siglën” “Për Kryesinë e Këshillit Antifashist Nac-Çl. Sekretari Koço Tashko, d.v. dhe Kryetari Dr. Omer Nishani d.v.. Ku dekorimi është berë me propozimin e Enver Hoxhes.. Ky dekorim i kriminelëve serbo-malazez në fakt vinte pas dekorimeve që u kishte bërë vetë Titoja udhëheqësve komunist shqiptarë fillë pas Masakrës së Tivarit në fund-marsin dhe fillim- prillin e vitit 1945. Natyrisht këtë Titoja e kishte bërë për kontributin që kishin dhënë në shfarosjen e nacionalizmës shqiptare kudo në trojet etnike shqiptare të mbetura nën Jugosllavi. E motivacioni ishte “Për kontribut të shquar në Luftën Antifashiste dhe në luftën kundër tradhëtarëve e bashkëpunëtorëve me pushtuesin fashist”. Nga vlersimet e Jugosllavisë të Titos u dekoruan Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Bedri Spahiu, Mehmet Shehu, Dali Ndreu, Sejfulla Melishova, Baba Faja Martaneshi, Ymer Dishnica, Nako Spiro, Tuk Jakova, e tjerë. Mbase kur litarin që e kishte lidhur bandën e kuqe të E. Hoxhës pas qerres së Titos e Jugosllavisë e këputi “baba” Stalini, së bashku me këtë lak u këputën shumë nga emrat që shënuam më sipër ish miq e bashkëpunëtorë të Enver Hoxhës, i cili si maja lakut i mbeti në dorë Stalinit të cilit i shërbeu edhe pas vdekjes… Gjithsesi kur Titon e Jugosllavinë i bëri lanet Stalini, në Shqipëri Enveri këtij “shenjtori” që i falej i bëri shumë kurbane, ku për të justifikuar jo vetëm kurbanet por edhe tradhëtinë e krimin ndaj bashkëkombasve të vet, masakrën e Tivarit e tjera u mundua t’ja faturojë ish bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë Koçi Xoxes. Ja se çfarë thuhet në një dokument të Arkivit Qendror të Shtetit… “Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar ilegalisht nga organet e UDB-së si gjatë luftës ashtu edhe pas luftës. Në këto masakra ka marrë pjesë edhe agjenti i qeverisë jugosllave në gjirin e Qeverisë shqiptare, tradhëtari Koçi Xoxe, i cili në cilësinë e Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë në fillim të vitit 1945 autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatojnë ilegalisht dhe pa gjyq, në tokën shqiptare më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm. Këtu vlenë të sqarohet se po t’u referohemi fakteve e dokumentave të fundit të vitit 1944, vitit 1945 e deri në muajin maj 1946 Ministër i Punve të Brendshme ka qenë Haxhi Lleshi, i cili njëkohësisht ka dhënë edhe autorizimin përkatës, e cilesuam këtë për hirë të vërtetës, por Koçi Xoxe nuk ka qënë aspak më pak kriminel se Haxhi Lleshi, Shefqet Peçi apo vetë shefi i tyre Enver Hoxha e tjerë nga ky “vathë”. Ndersa komunisti Kosovar Fadil Hoxha që ishte N/Komandanti i shtabit të Kosmetit akuzohet edhe “sot” se ishte njeri nga aprovuesit e masakres së Tivarit, ku Fadili e shtoj zollumin duke kërkuar që të vriten përseri Kosovar të tjerë jashtë “planifikimit” per ti marrur hakun Miladin Popoviçt të vrarë nga Haki Taha..(Proklamata e Shtabit të LLTSH,tetor 1945)..Cilsuam F. Hoxhem, por një rol të till Kriminal kanë edhe komunistë e ushtarakë të tjer Kosovar të njohur që militonin në vathen serbo- jugosllave.. Të duket disi e çuditshme se pas disa viteve edhe “revizionisto”-komunisti Tito dënon me të njëjtën procedurë ish-Minstrin e tij të Brendshëm Rankoviç duke i ngarkuar faje të paqëna, e deri duke ja faturuar atij edhe krimin e pashembullt të Masakrës së Tivarit, por edhe vrasjen e zhdukjen e rreth 50 mijë shqiptarëve per rikolonizimin serb të Kosoves. Me këto veprime dredharake komuniste, Titoja dhe Enveri patën “sukses” si në kampin shqiptar andej e këtej kufirit, por pse jo momentalisht edhe në kampin ndërkombëtar. Por kjo gënjeshtër e ky mashtrim, si të gjitha të këtij lloji nuk vonuan të sfumohen e të dalin në dritë e vërteta lakuriqe e fajsisë kriminale të dy liderëve komunistë, Tito e Enver, por edhe e bandave të tyre të kuqe që i quanin Parti-shtet ap shtet-parti. Pa dalur në dritë ka mbetur deri tani vetëm ajo “forcë” që këta kriminelë të gjallë apo të vdekur i ka shpëtuar edhe sot e kësaj dite pa marrë dënimin historik që meritojnë, e që duhej t’ua jepnin organet e drejtësisë kombëtar e ndërkombëtare, pasi kështu do t’u lehtësoheshin sadopak dhimbjet familjeve të viktimave,(që mendohet se janë rreth katër deri në pesëmijë veta, vetem në masakren e Tivarit), si dhe per ata që besojnë do t’jua bënte më të lehtë dheun shpesh edhe të harresës të viktimave, shpirtrat e të cilëve çdo ditë, çdo natë e çdo moment kërkojnë “shpagim” (ligjor). Madje viktimat në Kosoven martire janë akoma e më të shumta,pasi vijuan gjatë gjithë regjimit serbo-jugosllav duke kulmuar me kasaphanen e vitit 1999 të drejtuar nga krimineli komunisto-fashist Sllobedan Millosheviç. Për fat të mirë Europa e Bota nuk toleroi më..e sot Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur..Per hirë vertetes duhet thënë se në vitin 2010 (në mos gabofsha),qeveria shqiptare e asaj kohe ngriti një komision per të hetuar per Masakren e Tivarit. U grumbulluan shume dokumente e matriale shkresore nga arkivat e shtetit shqiptar, nga arkivat e ish Jugosllavisë e tjer. Por keto dokumente e matriale shkresore mbeten të tilla,veçse historiani Uran Butka (ish antar i ketij komisioni) i permblodhi në një liber të veçantë me titullin “Masakra e Tivarit dhe pergjegjësia e shtetit shqiptar”,botuar me ndihmesen e ish Ministrisë së Turizmit, Kultures,Rinisë dhe Sportit në vitin 2011… Për ketë “shenim” memorativ me nota të trishta ashtu si unë ende e “mendoi”, po citoj pak vargje nga Poema Masakra e Tivarit të autorit Sabri Ahmeti:

“…Mirëmëngjes Tivar i një Prillit,

i ajrit me arom baruti,

ende të paçfaqur në dukje,

Tivar i asaj natë të fundmarsit,

të mijëra ëndrrave,

të pangjashme me të tjerat,

midis fatzinjëve që prekën të tetmbëdhjet pranverat.

Vekatore:

Hënë e brishtë,

e netëve të mia të trishta,

vetëm sonte këputi fijet,

tu bëfsha kallme ylberi

nëpër gishta…”.

Ah po të perfundonte me kaq “dashnia” sllavo-komuniste !!!. Por fatkeqësisht  kjo “dashni” edhe sot trashigohet në mënyra të ndryshme nga trashigimtarët e komunizmit , deri tani kryeson Open Balkan (Ballkani i Hapur)…