7 Dhjetor 1970 : Kancelari Willy Brandt u gjunjëzua para Monumentit të Heronjve të Getos në Varshavë

0
201

Nga Beqir SINA – New York

Një fotografi e xhest historik, që tregon : ” Ja si kërkohet FALJE!!!, Dhe, ja si pajtohen popujt që i kan ndarë luftarat,dhe masakrat!!!

Pesëdhjetë e një vjet më parë, më 7 dhjetor 1970, kancelari gjerman, Willy Brandt u ul në gjunjë para monumentit që përkujtonte shkatërrimin e getos hebreje të kryeqytetit polak.
Dhe ky gjest është kujtuar sot edhe nga Ambasada gjermane në Tiranë me një status me fotografin e asaj kohe, postuar në faqen e Ambasades Gjermane Tiranë,në Facebook.
“Brandt manifestoi kështu ndjenjën e turpit për viktimat e krimeve të regjimit nacional-socialist”, tergon fotografia.
Dhe, zgjedhja e tij për t’u ulur në gjunjë emocionoi shumë persona, duke u bërë një “moment historik në pajtimin” mes Polonisë dhe Gjermanisë.
Sakaq, :”Në gjunjë para memorialit të Heronjve të Getos në Varshavë thotë në një postim në statusin e saj – gazetarja Luli Progni, bashkautoria e dokumentarit “të Zhdukurit” një bashkeëpunim i Kujto.al dhe Autoritetin per Informim mbi Dokumentat e ish Sigurimit te Shtetit,duke kujtuar fotografin që bëri histori 51 vjet më parë.
” Kancelari gjerman Willy Brandt dhe gjesti fisnik i ndjesës për viktimat e nazizmit.”
Ajo shkruan se në Gjermani ndalohen me ligj simbolet e nazizmit. Ndërkohë, në Shqipëri, ende asnjë ndjesë, asnjë fjalë për mijëra viktima të diktaturës komuniste.
“Në Shqipëri nuk ndalohen me ligj simbolet e diktaturës, përkundrazi glorifikohet figura e diktatorit. Ka edhe deputetë që guxojnë ta vendosin portretin e tij mbi flamur!” ka shkruar gazetarja e njohur Luli Progni
Kurse, Ambasada Gjermane Tiranë, e ka kujtuar 7 dhjetor 1970 – me një status të saj shoqëruar edhe me fotografinë, që bëri xhiron e botës, dhe një flamur shqiptar dhe një flamur gjerman.
7 dhjetor 1970 – një fotografi nga Varshava bëri xhiron e botës: Kancelari Willy Brandt u gjunjëzua para Monumentit të Heronjve të Getos në Varshavë. Brandt u nderua më vonë me Çmimin Nobel për Paqen për politikën e tij të pajtimit midis Lindjes dhe Perëndimit.