617 VJETORI I LINDJES TË GJERGJ KASTRIOTIT SKENDËRBE (1405-06 MAJ-2022).

0
600

NGA NDUE  BACAJ 
HYRJE:
Të shkruash e flasësh për Gjergj Kastriotin Skenderbe nuk është e lehtë, e
veçanarisht në një ditë si kjo e 6 majit, që është ditlindja e 617-të e tij. Nuk është e
lehtë pasi  nuk ke të bësh vetëm me një figurë historike, por ke të bësh me vet
historinë  e shekullit XV . Histori e cila  pa Gjergj  Kastriotin jo vetem nuk do të
kishte kuptim , por nuk do të ishte ajo që është sot në qytetrim, besim e zhvillim në
Shqiperi, por edhe  në Europë… Gjergj Kastrioti ështe identiteti europerendimor ,
është  krenaria dhe lavdia  e pa mort e Arberisë së moçme dhe Shqiptarisë së
sotme. Gjergj Kastrioti është kryeheroi ynë dy dimesionalësh ; Toksore dhe
Hyjnore.  Është Ai pa të cilin ne Shqiptaret do ti ngjanim një ishulli pa identitet ,
apo më sakte një “çibani kanceroz” në trupin e Europes… Gjergj Kastrioti dhe
vepra e tij është perjetsuar në mijëra  e mijëra faqe librash e dokumentesh, në
mijera gojdhenash e legjendash, ai është “shëndërruar” në një  MIT , që krahasohet
me një meteor që sa më shumë largohet nga toka , aq më shumë bënë dritë e aq më
largë shihen rrezet e tija… Për ne shqiptaret , ky është një fat e privilegj i madh  që
nuk e kanë pasur shumë popuj e vende të tjera.  Vepra dhe figura e Gjergj
Kastriotit është pasaporta  europerendimore që nuk mund ta “grisin e shkarravisin”
kurrë as  mijera vite apo shekuj, e jo më shekullaret e mëkatarët e çdo kohe të kësaj
Bote. Ne Shqiptarët pas vdekjes së Gjergj Kastriotit u goditem per shekuj nga
fortuna e stuhi  shekullore  të cilat lanë pas mjegull e erresirë, ku po të mos kishim
në horizont  “meteorin” dritpashuar Gjergj Kastriotin Skenderbe, identiteti jonë
Europerendimor do të ishte një ëndërr që nuk do të bëhej kurr zhgjëndërr…

“PAK” NGA JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT NË DITLINDJEN E 617
TË TIJ.
Sipas shumë historianëve e studiuesve  Gjergji  Kastrioti Skenderbeu ka lindur
me 6 maj të vitit 1405, 1 , në derën shquar të Kastriotëve , me prindër ; babë
princin e njohur arbënor Gjon Kastrioti , dhe me nënë Vojsaven (disa studiues i
thonë edhe Vojza…), e bija e kryezotit të Pollogut  të Tetovës. Kjo krahinë
arbënore ishte pjesë e principatës të Balshajve dhe hynte nën influencen e
Kastriotëve. Sipas dëshmisë të Gjon Muzakës nëna e Vojsaves ishte nga dera e
Muzakajve. Gjergj Kastrioti kishte edhe tre vëllezer të tjer; Stanishin , Reposhin
dhe Kostandinin, si dhe pesë motra ; Marijen , Vlajken , , Angjelinen ,Jellen
(Lenen) dhe Mamicen…2. Ndër malet tona , per nji burrë kreshnik e div thonë se le
drague, kur  lindë “me këmishë”, domethënë i  mbeshtjellun me nji pelhurë të hollë
, me fletë nën sjetulla duke i dhanë nji fuqi të mbinatyrshme. Kështu mbas
gojdhënash lindi edhe Gjergj  Kastrioti-Skenderbegu. 3.  Ndërsa  Marin Barleti
shkruante se  pak ditë para se të lindë Gjergji, nëna e tij që ishte shtatzanë, Vojza
(dikun Vojsava), kishte parë në ënderr  se u rrezua një yll prej qiellet , e duke  u
ulur kadal u drejtua nga ajo e cila bani me u zmbrapë  për me i lëshue vend , e ylli
u shëndrrue në nji foshnje  përbukuri. Aasaj atëherë i ishte dhanë  me u afrua me e
marrë grykë e me e puthë , por i doli gjumi e u kujtua se kishte kënë andërr. Vertet
nuk kaloi shumë kohë mbas asaj andrre  e i fali Zoti ynë  nji djal fort të hieshëm ,
veshë me një këmishë të hollë , e në krahë të djathtë  kishte të “shkrueme”  nji
shpatë , ndërsa  në sjetulla  dy lagje fletë  e në ballë kunoren…4. Gjergj Kastrioti
do të rritej nën kujdesin e nënës tij Vojzes  dhe babait tij Gjonit , si dhe të
vëllezërve e motrave të tij më të mëdhenjë. Gjergji si djali më i vogël i kësaj
familje mund të ishte edhe më i “perkdheluri e priviligjuari” , por ato  kohë lufte e
heroizmi kundër një pushtuesi mizor siç ishin turko-osmanët nuk ja lejonin ketë
perkdhelje e privilegj as Gjergjit të vogël. Babai i Gjergjit , Gjon  Kastrioti (si dhe
princër të tjerë arbënor) ishte në një luftë të pabarabartë kundër pushtuesve turq-
osman. Duke qënë një luftë e pabarabartë pushtuesit arriten të mposhtnin edhe
fisin famemadh të Kastrioteve me në krye Gjon Kastriotin. Turqit siç e kishin
zakon kur e mundnin një kundershtar per ta bërë “zap”, perveç të zezave të tjera i
merrnin peng edhe djemët.  Kështu kishin bërë edhe me Gjon Kastriotin të cilit i
kishin marrë peng katër djemtë e tij , i  fundit kishte qënë Gjergji.. Shtetaret turq
me politiken e tyre  të shkollimit , edukimit luftarak dhe joshjes me hierarkinë
ushtarake kishin menduar se Gjergj Gjon Kastriotin , këtë zog arbëri  e kishin
tranformuar në një zog turku të betuar.. Por  kishin gabuar dhe këtë e vertetoj

beteja “fatlume” e 3 nentorit të vitit 1443, betejë që u zhvillua në trojet shqiptare të
Nishit të Kosoves, ku nisi udhën Gjergj Kastrioti (me 300 ushtarë shqiptarë) drejt
Krujes së bekuar, dhe  me 28 nentor 1443 do të  valviste të lirë flamurin kombëtarë
arbënor-shqiptar. Me këtë flamur  Gjergj  Kastrioti bashkoi fiset arbënore , me
Beslidhjen e Lezhës (2 mars 1444), dhe kështu të bashkuar  u treguan të
pamposhtur perballë perandorisë turko-osmane , asaj perandorie  para së ciles
dridhej vetë Europa e kohes. Europës këto  të dridhura ja kishte larguar vetëm
arbënori i lavdishem Gjergj Kastrioti –Skenderbe , i cili për  rreth  njëçerek
shekulli, në 22 beteja kishte qënë tmerri i pafund i ushtrisë osmane dhe vet
sulltanve…Gjergj Kastrioti përveçse një komandont i zoti kishte qënë edhe një
diplomat e poliglot i shquar. Ai zotëronte pëveç gjuhës së nënës (shqipen) edhe
turqishtën gjuhën greke, italike dhe sllave.5. Qëndresa dhe fama arbënore e
Skenderbeut  kishte qënë aq e madhe (shpesh edhe me trajta hyjnore) , sa për rreth
10 vite pas vdekjes (1468) të Skenderbeut arbënorët qëndruan të pamposhtur
përballë sulmeve të ushtrisë turke-osmane. Madje ushtarët dhe oficeret turq kur
pushtuan Lezhën (me 1478) thuhet se hapen varrin e Skenderbeut dhe eshtrat e tij i
merrnin si hajmali. Ndersa sipas një gojdhënë që ka ardhur deri në ditet tona
thuhet se kur e hapen varrin , turqit e kishin gjetur zemren e Skenderbeut duke
rrahur dhe gufuar gjakë të nxehtë. Ketë zemer e kishin futur në nje kuti të praruar
dhe ja kishin derguar Sulltanit i cili e ruante me roje në një nga sallonet më të
bukura të pallatit tij. Sulltani në një të premte në krye të çdo viti  hapte kutin dhe
me një heshtë e therte  zemren e Skenderbeut ,e cila gufonte gjithnjë gjak të
nxehtë… Ketë sulltani e bënte se besonte  se me ba me harrua pa ja ngul heshten
atë ditë Skenderbeu ngjallej , e ateherë mjerë turqit…6. Natyrisht gojdhëna është
gojdhënë. Por vepra dhe lavdia e Gjergj Kastriotit Skenderbe është e memorzuar
perjetsisht në trashigimin heroike e historike të Shqiptareve , por edhe në rreth
1000 vellime të botuara në 72 vende të botes dhe në mbi 22 gjuhë  kryesore të
botës…7. Disa nga këto vepra  të shkruara, (të cilat janë referncat më serioze e më
të sakte edhe sot, për ata që dëshirojnë të shkruaj“diçka”serioze për Skenderbeun)
, janë ato të Marin Barletit , Dhimiter Frangut , “Anonimit” Tivarasit, Frang
Bardhit, Rinaldit , Prifti Biemni, Torsunit e Ashik Pashazade (kronikanë të oborrit
Osman, ndonse shkruajnë me urrejtje…), Donado Da Lezze, Zhak dë Lavardin etj.
etj… Për të vijuar me korespondencën e Skenderbeut me Papët Bashkohor:
Eugjeni IV, Nikolla V, Kaliksti III, Piu II, Pali II, si dhe Republikat apo mbretëritë
e kohës si ato të Venedikut, Siçilisë , Napolit, Xhenoas, Firencës (ku nga frika e
turqëve ndonjera ja kishte edhe me hile Skenderbeut..) etj.. Ndonjëra prej tyre
Gjergj Kastriotin e quante jo vetëm aleat potencial, por edhe “Babë”, pa llogaritur

levdatat e dekoratat e  Selisë së Shenjtë , ku nën drejtimin e Papa Kaliksti III  e
shpallte Gjergj Kastriotin “Atlet të Krishtit”… Jehona e veprës së Gjergj Kastriotit
vazhdoi jo vetem si një kujtim i lavdishem i një epoke të kaluar , por mbi të gjitha
si një frymzim në mbrojtje të Europes e qytetrimit të saj  shekull pas shekulli…
Albanologu dhe historian i shquar kroat, Milan Shuflaj  do të shkruante për
Skenderbeun: “Qysh në gjallje Gjergj Kastriotin Europa  Përendimore  e stolisi me
legjenda. Bestynia për fuqinë e tij demoniake  tek armiqtë turq sprapsi menjëherë
besimin në kismet.  Imagjinata e popujve ballkanikë të shtypur nga të pabesët filloi
të krijonte  nga ai heroin e këngëve  të tyre dhe të tregimeve të ënderruara… Nën
Skenderbeun bërthama të shumta shtetërore u shkrinë në një shtet të vertet. Pas
rënies së Konstandinopojes , Serbisë dhe Bosnjës , ky qe shteti i fundit më i madh i
krishter i Ballkanit…8.
Në VEND TË EPILOGUT: GJERGJ KASTRIOTI DHE QYTETRIMI EUROPIAN..!
Nëse  në shekullin e XV , (në vitet 1443-1468) , në trojet e Arberisë nuk  do të
‘‘shfaqej“  Gjergj Kastrioti  Skenderbe , me shpaten e tij ‘‘hyjnore“  dhe me trajtat
e një “Mesie“ , kur Europa vuante prej ligështie, sot të pakten gjysma e popullsisë
së kesaj Europe (femrat) nuk do të “lundronin” në  hapsirat, dëshirat, të drejtat dhe
qjefet e jetës , që u garanton  qytetrimi perendimor –kristian, me koken lart, “duke
numruar  yjet e qiellit”, por do të rrinin me kokën poshtë “duke numëruar gurët e
sokakut”, të mbuluara  fizikisht dhe shpirtërisht , të mbyllura në mes katër mureve
me pa të drejtë të perjetëshme që trupi i tyre të shohe rrezet e diellit ,  dhe në pritje
të  degjimit të ‘‘trokllimës“ të ndonjë “kali“ apo diçkaje  tjeter , që i  lajmronte se
një burrë, që do të ishte zoti i saj, po vinte ta kërkonte për grua (apo më sakt për
skllave) të parë , të dytë , të tretë… apo të shtatë. Por ja që Zoti  e kishte ba emër të
lind ky ‘‘Mesi“ ndër arbënor për të shpëtuar qytetërimin kristian në Europën e
shek.XV nga pushtuesit turko-osman…9. Europa edhe sot ndaj shqiptarëve,
pasardhës të Gjergj Kastriotit Skenderbe ka shumë borxhe. Mirë dje nuk i lau pasi
siç thoshte Gjergj Fishta “shekujt” e kishin ba “kurva” motit, po sot që Europa e re
(BE-ja) pretendon se është bërë e “ndershme”… a do t’na i lajnë ?..
REFERENCAT:
*Portreti, https://www.kultplus.com/trashegimia/ky-eshte-portreti-rralle-gjergj-
kastriotit-skenderbeu-foto/
1.Shumica e studiuesve e historianë serioz si ditlindje të Gjergj Kastriotit kanë
konfirmuar datën 6 maj e jo 23 prillin që e “lidhin” me një datë të Shën Gjergjit.
Kjo datë i ka përkitë kalendarit Julian, të cilin e ka korigjuar Papa Gregori i XIII-
të, i cili me urdhëresën e tij:”Inter gravissimas” me 24 shkurt 1582, e reformoj

Kalendarin Juliaan,177 vite pas lindjes të Gjergj Kastriotit. Ndryshimi në atë kohë
ishte prej 10-të ditësh, ndërsa sot ndryshimi ndërmjet Kalendarit Gregorian dhe
Julian është rritur në 13-të ditë, pra data 23 prill sipas kalendarit Gregorian që
perdorë sot bota e civilizuar, duke shtuar 13 ditë shkon te 6 maji, madje disa zona
Shën Gjergjin e festojnë jo me 23 prill, por me 6 maj.
2.Fan  Noli , Historia e Skenderbeut ,fq.19 ,Tiranë 2015.
3.At Marin Sirdani , Skanderbegu  mbas gojëdhanash , fq.21 ,botime franceskane ,
Shkodër 2008
4.At Marin Sirdani ,po aty , fq.21-22.
5.Marin Barleti; Historia e Skenderbeut, fq.57, Tiranë 1967.
6.At Marin Sirdani ,po aty ,fq.97.).
7.Gennaro Francione ,po aty ,fq.194.
8.Milan  Suflaj ,Histori e shqiptarëve të Veriut… fq.36-37 ,Prishtinë 2009.
9.Ndue Bacaj, Kumtesa me titull”Gjergj Kastrioti “Mesia” që mbrojti qytetrimin
Kristian në Europë e shek.XV”. Mbajtur në Tuz në vitin 2005, në Akademinë
solemne të organizuar nga SHKA “GRUDA”me rastin e 600 vjetorit të Lindjes të
Gjergj Kastriotit Skenderbe.