Pa titull – lexoni përmbajtjen

0
554

Ata që presin të shkruaj diçka rreth gjendjes në Partinë Demokratike, sonte do t’i zhgënjej. Asnjë fjalë nuk do të lexoni nga unë, as nuk do më shihni të rreshtohem në asnjërin krah. Për mua PD është pasuria më e madhe kombëtare e shqiptarëve, dhe si e tillë, ajo i duhet Shqipërisë. Veçanarisht duke patur parasyshë përvojën e tmerrshme të shqiptarëve nën komunizmin terrorist të Enver Hoxhës. Arsyeja minimale kërkon që të gjithë të përmbajmë emocionet tona, duke mbrojtur kështu të vetmen pasuri civilizuese të shoqërisë – Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Ajo që do të shkruaj sonte ka të bëjë vetëm me të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, parë kjo në prespektivën e zhvillimeve në rajonin e Ballkanit.
Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë jetik, pa të cilën ekzistenca jonë si komb do të ishte e pamundur. Fundja, ky është fati i kombeve të vegjël si kombi ynë. Çdo intepretim tjetër, në rastin më të mirë është i pavërtetë – përndryshe është dashakeq.
Në vitin 1998-1999 Shtetet e Bashkuara çliruan gjysmën e kombit, duke bombarduar Serbinë, armiqtë tanë historik. Në Kosovë erdhën në pushtet çlirimtarët e UÇK-së, ndërsa Shqipëria sapo kishte dalë nga një konflikt i thellë politik dhe social. Në vitin 2005 zgjedhjet i fitoi Partia Demokratike e Shqipërisë, e ringritur fuqishëm pas kryengritjes së dhunshme të vitit 1997. Tetë vjet pushtet i PD-së shënoi arritje të padiskutueshme për shoqërinë, në planin e brendshëm dhe të jashtëm. Më kryesorja, Kosova u shpallë shtet i pavarur dhe sovran, duke hyrë kështu në rrugën e vështirë të shtet-ndërtimit, ndërsa Shqipëria u bë antare e NATO-s.
Pas vitit 2013, shumë shpejt do të zbeheshin shpresat se në Shqipëri mund të ndryshonte diçka për mirë. Muaj pas muaji, Edi Rama do të provonte se është veçse një hajdut elokuent dhe mafioz i paskrupullt. Për të mos rënë në përsëritje, qeverisja e Edi Ramës mund të përmblidhet në tre fjalë – mafie, krim dhe korrupsion.
Shtetet e fuqishme – përndryshe fuqi botërore si Shtetet e Bashkuara – ecin me projekte afatgjata. SHBA kanë plane për Ballkanin Perëndimor, sidomos kanë plane për Shqipërinë dhe Kosovën, dhe dinë se ne nuk mund të bëjmë asgjë pa fuqinë e tyre.
Shtetet e Bashkuara janë shumë të qarta se çfarë duan, por ne nuk e dimë se çfarë duam. Megjithatë – Shtetet e Bashkuara do të dijnë t’i realizojnë planet e tyre, ndërsa ne do të duhet t’i zbatojmë ato plane. Duket se Kosova është në rrugë të mbarë, ajo është para nesh në disa projekte jetike, siç është zëvendësimi i elitave. Për shkaqe komplekse, në Shqipëri ky proces është dukshëm më i vështirë. Megjithatë, duket qartë se jemi në fazën e fundit të projektit.
Edi Rama është në fund të jetës politike. Ai e di se çfarë e pret – sepse e di shumë mirë se çfarë ka bërë qysh ne vitin e largët 1998 e deri më sot. Megjithë përpjekjet për të negociuar jetën pas politikës – ai do të paguajë në mënyrë shembullore çdo zullum që i ka shkaktuar këtij vendi. Më së shumti do ta paguajë edhe Erion Veliaj dhe gjithë enturazhi i tij politiko-mediatik. Të jeni të sigurtë se hajdutëria 8 vjeçare e rilindjes do të paguhet rëndë, aq rëndë sa nuk do ta besoni. Fundja dikush duhet ta paguajë gjithë këtë paligjshmëri. Në këtë rast, nuk ka qenie më të përshtatshme se sa Edi Rama.
Brenda një kohe të shkurtër – ndoshta në harkun kohorë të 1-2 viteve realiteti socio-politik do të përmbyset – në Shqipëri dhe në Kosovë.
Kosova do të normalizojë marrëdheniet me Serbinë, ndërsa i gjithë rajoni do të avancojë në proceset e integrimit. Me ritmet aktuale, me gjasë i gjithë Ballkani Perëndimor do të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në 2028.