Mjere Shqiperia qe ju ka.

0
519
Elona Caslli

Mua nuk doli te me prese Andreoti ne port apo ne aeroport kur ika ne Itali. Une kam fjetur te stacioni trenit dhe poshte ures. Nuk me futi njeri ne hotel me 5 yje. Ah po, me jepte karitasi nje kupon 5 mije lireta (2 euro) ne dite per te ngrene. Bashkoja kuponin me vellain dhe merrnim 2 copa mish dhe buke per te ngrene te dy. Te mendosh qe cigaret benin 1 euro por ne nuk kishim me cfare t’i blinim, na i sillnin nga Shqiperia. Kaq ishte dita per ne. Dhe per kaq ia di per faleminderit popullit italian.

Kurse mortjet si ju qe keni ne dore shtepine tone te perbashket, per t’ju perkedhelur pak ata qe u mbajne me pushtet, na dilni dhe na thoni “kemi qene afgane vet”. Na dilni dhe na prisni disa te huaj qe doni te na i shisni si artiste filmash dhe intelektuale kur ne fakt jane te gjithe Dalina Ficot, Erion Veliajt dhe Spiropickat e Afganistanit, antare te shoqerive qe pinin sisen e Sorosit. Dhe me beni ceremoni qe as per pavaresine e ketij vendi nuk e keni bere.
Jo o plehre jo. Une nuk kam qene as taleban as afgan. Nuk me ben dot aq kollaj mua si veten. Une kam qene dhe jam shqiptar.
Taleban ishe ti dhe ata te tute qe u ngrinin lavde sistemit te talebaneve ne Shqiperi. Atyre talebaneve qe me bene mua te largohem nga vendi im pa takuar as nene as babe, per te ikur sa me larg talebaneve, atyre talibaneve qe vrisnin kedo qe nuk e mendonte si ata, atyre talebaneve qe me nje firme vrisnin njerez.
Dhe sot me dhembin veshet tek te degjoj ty qe thua jam krenar per ta se ishin ne anen e duhur te historise. Te historise se talebaneve nga erdhe ti dhe qe ti sot po i udheheq drejt talebanizmit global te cilit ti po i sherben aq me zell per para e per pushtet.
Ti talebani kohes se re qe dikur shisje ikona te vjedhura ne France, qe shisje vleren e kultures shqiptare, per te ngrene ti ate pjaten e makaronave me kapuc beqirash ne koke, si vampiri i ardhshem i enderrave te popullit shqiptar. Mjere Shqiperia qe ju ka.