111 VJETORI I FILLIMIT TË KRYENGRITJES TË MALËSISË SË MADHE KUNDËR PERANDORISË TURKE-OSMANE…

0
1828

NGA  NDUE  BACAJ

111 vite më parë , me 24 mars 1911 në trojet e Malesisë Madhe  filloi të rilindë  drita e diellit të lirisë dhe flamurit të Gjergj Kastriotit , dritë që lengonte nën erresiren turko-osmane rreth  432 vjeçare. Në ato ditë të stuhishme mendja, zemra dhe shpirti i shqiptarisë ishte drejtuar , në Rapsh të Hotit, në zemren e  Malesisë, në votren e zjarreve të pashuar te atdhedashurise , në çerdhen  e lirisë , në strehen e flamurit të Arberisë.. Këtu  në keto troje  ku e kishte folenë shqipja me zogjte e saj. Ketu në keto hapsira toksore e qiellore të tejngopura me sakrifica , lotë e gjakë . Ketu ku mbiu kushtrimi e  u rrite liria, ketu u ruajt edhe besa ,bujaria , urtia e trimeria , ketu mbiu e mori jetë edhe  ënderra europiane qe sot po mundohemi të guxojmë ta shohim zhgjandërr… Ketu historia është e “gjallë”, këtu nuk u shua  kurrë “drita” e vepres Skenderbegëjane , dhe porosia e Gjon Lulit-Dedvukaj ,(babes së Dedes): “Se as drita nuk shkelqen  dhe as dielli nuk  ngrohë në keto troje  deri sa të sundoi turku apo shkjau..”.   Ketu e kishte fillimin dhe kushtrimin  kryengritja antiosmane më e madhe dhe më e lavdishme  e Malesisë Madhe me aleatet e saj Shkodren, Nënshkodren, Dukagjinin , Mirditen e më gjërë.  Ketu  me 24 MARS 1911 prijësi trim e i urtë i atdhetarisë  Ded Gjon Luli së bashku me  trimat Kolë Marash Vata , Zef Lani , Gjon Pllumi , Pjeter Vogli , Prelë Nika , Lucë Nikë Shabi , Prelë  Keri ,Tomë Llesh Dragu  ,Vatë Gjon Gojçaj ,Gjelosh Gjokë Mihaj , Gjokë Kolë Shabi , Zef  Marash Dojani  , Vuksan Lekë Alia , Nikë  Gjelosh  Luli , Dedë Elez  Shabaj , Preç  Lulash  Lekaj ,Tomë Dedë Gjo’Nishi , Gjon Ujkë  Miculi , Prekë Gjeto Marku ,Prekë Gjeto  Deda , Lukë Nikë Pllumi  , e tjer burra të Hotit e Malesisë , do të mësynin si duhi mali , dy çibanet turke që rendonin mbi keto troje ; posten e Grykes së Leqes dhe posten e  Çemerrit , dhe njekohesisht me ketë sulm do të merrte flakë kryengritja heroike e Malesisë  , që do të trondiste Stambollin dhe do të mahniste Europen me guximin e trimërinë e malësorve per tu matur me  perandorinë turko-osmane  para së ciles ndër  shekuj ishte dridhur vet Europa…. Ketë ditë të stuhishme të fillimit të kryengritjes  antiosmane poeti kombetare At Gjergj Fishta (në “Lahutën e Malcisë) do ta perjetsonte me vargjet plot pathos atdhetarie:

“Ded Gjon Luli , si iu lut Zotit

Sot prej nadjet ,pa zbardh drita ,

Me njëzetë djem ,po njezet petrita ,

Synin gacë ,zemren duhi ,

N’shtatë “mauxerre e  në nji allti”

M’asqer Mbretit  ka sulmue ,

N’dy kausha  kta ngujue ,

T’njehun rrafsh  gjashtedhjetë nizamë

Fusha e Rapshes se  ç’ka marrë gjamë..”  

 

Kryengritja antiosmane zgjati plot 133 ditë (24 mars-04 gusht 1911) , duke shkruar faqe të reja të lavdishme në historinë e Malesisë e Shqipërisë, ku per Shqiperinë e lirë e Flamurin kombetar dhanë jeten qindra deshmorë , ku si gjithnjë në vend të parë qendron Hoti ,pa mbetur prapa Gruda ,Kelmendi . Kastrati ,Shkreli, Trieshi e gjithë Malesia, por edhe Dukagjini e më gjërë. Gjatë kesaj kohe plot afsh atdhetarie  malesoret kryengrites zhvilluan dhjetra beteja nga më heroiket… Por kulmi i kesaj kryengritje  arrinë me 6 prill 1911 kur malësorët kryengritës ngriten Flamuri kombetarë në Deçiq (Bratilë) pas 432 viteve erresirë turke-osmane. Nga Deçiqi, do të niste udhetimin 600 ditore (6 prill 1911 – 28 nentor 1912) flamuri kombëtar , i cili si flaka olimpike udhetoi duke lëshuar dritën e dhanë kushtrimin , se kush është shqiptarë i vertet duhet të rrokë armet e t’i dalë zot atdheut… Ketu filloi udhetimin 523 ditor nga veriu në jug të Shqipërisë memorandumi i Greçes (23 qershor 1911) i cili sherbeu si bazë e programit politik të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë me 28 nentor 1912.. Gjatë ketij udhetimi “Epik” memorandumi i autonomisë i ngjante një kënge majakrahu me “nota” kushtrimi… Nga Malesia e Madhe moren vrullë dhe udhëtuan nëpër Shqiperi e Europë per ditë e muaj edhe korifejt e shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë , Ismail Qemali , Luigj Gurakuqi , Isa Boletini, Dom Nikollë Kaçorri etjerë , të cilet kishin marrë besimin , bekimin e sigurinë se koka e Shqiperisë (jo vetem nga ana figurative), Në ketë kujtesë të vogel para vepres së madhe të kryengritësve malësore nuk po munden pa ju permendë emrat  disa  korifenjëve të kesaj kryengritje si :                                                              Dedë Gjon Luli, Sokol Baci , Palok Traboini, Dedë Nikë Bajraktari, Tomë Zoli , Kolë Zefi , Zef Miliq Lulgjuraj , Marash Uci , Markë Gjeka , Pjeter Nikë Daku, Maço Grishi , Lulash Zeka , Zef Peri , Prelë Kolë Shyti , Tomë Nikoll Hasani , Palokë Traboini , Gjeto  Marku , Pjeter Gjokë Toshi , Lucë Prelë Nishku , Dodë Preçi , Gjelosh Gjoka ,  Dedë Gjon Ujka , Gjelosh Doka ,Tomë Nika , Vatë Marashi ,  Martin Preka , Dok Lani ,  Kol Kurti ,  Mirash Luca , Pjetër Zeku, Dedush Marashi , Gjeto Daka , Lukë Marku  , Kolë Gjon Leci , Lucë Gjeloshi, Dasha Nika , Smajl Mustafa , Deli Meta , Sokol Mali , Gjon Nikë Plluci , Islam Makalushi , Pretash Zek Ulaj , Dedë Prelë Marashaj , Zenel Shabani , Lucë Mark Gjeloshi , Fran Pali , Gjon Uc Bajraktari , Mirash Pali ,Nikë Zeka  ,Bec  Tahiri , Gjelosh Toma (Bëkaj),  Dul Gjelosh Palushaj , Gala Smajli , Nikollë Ivanaj, Gilë Dosh Margilaj , Marash Mark Gjeloshaj , Istref Alija, Nikoll Mirash Gjokaj , Kole  Maci , Lek Ivani-Bekaj , Lekë  Shaba –Gojcaj ,  Dyl Sokol Bajraktari , Lul Rapuka , Llesh Gjergji ,  e deri te  zanat  malesore  Tringë  Smajlja, Nore Kolja , Mitare  Lucja etjerë etjera…

Per kryengritjen e Malesisë së Madhe që i parapriu shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë, gazeta më e madhe britanike “The Times” e dates 21 korrik 1911 do të shkruante : “..Kur të shkruhet historia e kohës sonë , lufta e Malësorve shqiptarë do të kujtohet si një nga epopet më të shkelqyeshme të luftes moderne..”

Nderë e lavdi të perjetëshme ,deshmorëve , martireve dhe veprimtarëve që u sakrifikuan per Flamurin e  Lirinë e ketyre trojeve nga më shqiptaret dhe Europianet e Shqiperisë Etnike..

(VOO: Per këtë kryengritje , në vitin 2016 kam botuar një monografi  (modeste) me titull: “Kryekryengritja e Malësisë së Madhe kundër perandorisë Turke-Osmane 1911”, ku jam perpjekuar të memorizoj këtë histori…Monografia është ribotuar me pak shtesa në vitin 2019).

Malësi e Madhe, me 24 mars 2022