Kjo është arsyeja pse është mirë të thithni aromën e rozmarinës çdo ditë

0
339

Rozmarina është një bimë tepër e shëndetshme që është përdorur si ilaç tradicional me shekuj.E njohur që në kohët e lashta, ajo përmendet edhe si ilaç për trurin e Hamletit kur Ofelia deklaron:

Këtu është rozmarina, është për lutje, dashuri dhe kujtesë”.

Në mjekësinë moderne, përdoret si një analgjetik për migrenën, si dhe për problemet e tretjes.

Rozmarina quhet edhe “ilaç i Zotit” për shumë sëmundje, dhe është vërtetuar se u ndihmon më së shumti njerëzve që kanë probleme me kujtesën.Studimet kanë treguar se rozmarina përmban acid karnozik, i cili i lufton elementet toksike që përfshin trurin.Konsumi i rozmarinës përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe ndihmon në rritjen e përqendrimit.

Një studim i kryer mbi rozmarinën, gjatë të cilit njerëzit thithën vaj esencial të rozmarinës, tregoi rezultate mahnitëse: grupi i parë i njerëzve kishte 60 deri në 75 për qind shanse më të larta për të kujtuar gjërat sesa grupi që nuk thithi vaj esencial rozmarine.

Shkencëtarët besojnë se aroma e rozmarinës ndikon dhe gjallëron aktivitetin në tru.

Jo më kot, në Greqinë e lashtë, studentët mbanin kurora rozmarine në kokë gjatë studimeve.