Mënyra sesi u sollëm me ikjen e Vaçe Zelës, është pasqyra më e mirë ku mund të shohim veten tonë. Dhe gjendjen e shoqërisë. Të kësaj shoqërie ku, edhe një çerek shekulli pas rrëzimit të komunizmit, mund të rezultojë më e sinqertë Nexhmije Hoxha”
Nga Andi Bushati
Ndoshta paradoksalisht, mes luzmës së madhe të atyre që nxituan të thonë një fjalë të mbrame për Vaçe Zelen, mes asaj turme arrivistësh që kërkojnë ta bashkëngjisin emrin e tyre me ditën e fundme të ndonjë figure të famshme, mes atyre anonimësh që qëmtojnë raste të tilla për t’u ngjitur në skenë, mes atyre patetikësh që me tepër se të mendojnë, kërkojnë të përloten, mes atyre politikanësh që më shumë se për reflektim, kanë nevojë për vota, pra paradoksalisht, mes gjithë këtij deliri shkarashkrrues, reagimi më i sinqertë m’u duk ai i Nexhmije Hoxhës. [Read more…]