Intervista e fundit/ Ndahet nga jeta humoristi i estradës së Tiranës, sot homazhet në Teatrin Kombëtar Në 70-vjetorin e lindjes, humoristi Skënder Sallaku la një intervistë për “standard”, ku siç dihet, për artistë të diktaturës kurioziteti i bisedës është më i madh. Duke u marrë me humorin, estradën e Tiranës, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës, Sallaku e mendon të shkuarën i qetë, pasi ndryshe nga fati i kolegëve të tij që u rrasën burgjeve, atë “e shpëtoi e qeshura”, duke treguar se asnjëherë nuk e merrnin seriozisht. Dje ai është ndarë nga jeta dhe kjo memorie sigurisht nuk e ndan artistin nga diktatura. Ky binom aq i diskutuar këto kohë, ku jo pak po lënë këtë jetë, bëhet më i komplikuar kur rrëfimet i ngjajnë qoftë edhe kësaj bisede. Shkaku se trajtohen si “të mëdhenj” kur brendia e tyre ka qenë frustruar prej doktrinës komuniste, [Read more…]