ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" - nga 26 nëntor 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

MYNIH 1972/ Olimpiada e pergjakur

04/19/2014 by Pafragje

Mynih-1972MYNIH 1972/ Olimpiada e pergjakur. Rindërtimi i plotë i ngjarjeve të 5 shtatorit 1972 në Mynih, ku terroristët vranë 11 atletë izraelitë. Që nga pengmarrja në Fshatin Olimpik, tek operacioni i dështuar

Si qytetar i një vendni të mbërthyer në të kaluarën e tij, Dr. Georg Sieber kish një aftësi të spikatur për të parashikuar të ardhmen. Në muajt para Olimpiadës 1972 në Mynih, organizatorët i kërkuan Sieberit, atëherë një psikolog 39-vjecar, që të parashtronte atë që ekspertë të sigurisë e quajnë skenari më i keqi mundshëm. Duke studiuar grupet më të pamëshirshëm të epokës, që nga IRA irlandeze tek OÇL palestineze dhe separtatistët baskë të ETA, si dhe Bandën Baader-Meinhof të RFGJ, ai parashtroi 26 raste, secili i imagjinuar deri në deaje apokaliptikë. Shumica e skenarëve fokusoheshin në Fshatin Olimpik, komuniteti simbolik global i Lojërave; njëri që nuk parashikonte këtë fshat – një avion i rrëmbyer nga një grup suedez i ekstremit të djathtë i përplasur në një stadium olimpik – ishte kumti për një ditë shtatori, në një tjetër qytet, shumë vite më vonë.

Por në 5 shtator 1972, në Lojërat Olimpike të Mynihut, historia nuk priste. Ajo kopjoi tmerr pas tmerri një prej skenarëve të Sieberit. Psikologu u kishte dorëzuar organizatorëve Situatën Nr. 21, e cila kish këto detaje: Një mëngjes, në orën 5.00, dhjetëra palestinezë do të hynin nga gardhi që rrethonte Fshatin. Ata do të pushtonin ndërtsën ku ndodhej delegacioni izraelit, do të vrisnin një apo dy pengje, më pas do të kërkonin lirimin e të burgosurve që mbaheshin në burgjet izraelitë, si dhe një avion për të fluturuar bashkë me disa prej tyre në një kryeqytet arab. Edhe nëse nuk arrinin të clironin shokët, parashikoi Sieberi, ata “do të kthenin Lojërat në një demonstrim politik dhe do të përgatiteshin për të vdekur… Në asnjë mënyrë nuk duhet pritur që ata të dorëzohen”

“KONSIDEROHUNI TË VDEKUR”

Me sa duket, Sieberi parashikoi ngjarjet e 5 shtatorit që përpara se “Shtatori i Zi” t’i kishte planifikuar. Plani nuk ish përpiluar deri në 15 korrik, kur Abu Daoud dhe Abu Iyad u bënë bashkë me një jetër lider të “Shtatorit të Zi”, Abu Mohammed në një kafene në Piazza della Rottonda, në Romë. Në një artikull, në një qoshe gazete, ata lexuan se Komiteti Olimpik as nuk i ish përgjigjur Federatës Palestineze të të Rinjve për të marë pjesë me një ekip të vetin në Olimpiadë. “Nëse refuzojnë të na pranojnë, përse të mos penetrojmë në Lojërat sipas mënyrës tonë?” pyeti Abu Mohammed.

Dy ditë më vonë, Abu Daoud ishte në Mynih për të studiuar terrenin në Fshatin Olimpik. Në 7 gusht, ai u kthye, këtë herë bashkë me një ndihmës, Tonin. Të dy konkluduan se komandot mund të kapërcenin gardhin me tela duke hipur në shpinën e njëri-tjetrit. “Por pastaj, një prej nesh do të mbetet pas”, vërejti Toni. “Do jem unë aty për të ndihmuar të fundit”, tha Abu Daoud.

Në 24 gusht, Abu Iyad fluturoi nga Algjeri në Frankfurt bashkë me një mashkull dhe një femër që e shoqëronin dhe pesë valixhe identike “Samsonite”. N ë doganë hapën vetëm valixhen e femrës – ku nuk kishte asgjë përvec veshjeve të brendshme. Abu Daoud u takua me Abu Iyad në një hotel në qendër të Frankfurtit, ku mblodhën armët e pesë valixheve në vetëm dy të tilla. Ditën tjetër, i trasportuan me tren në Mynih, ku i vendosën në sirtarët me kyc në stacionin e trenit. Dhe u rikthye edhe një herë në Fshatin Olimpik, këtë herë me një grua siriane. Teksa grupi i atletëve brazilianë po hynte në dyert e Fshatit, ajo i tha një rojes në gjermanisht: “Miku im është brazilian dhe sapo njohu një shok shkolle. A mund ta përshëndesim? Vetëm 10 minuta”. Roja i lejoi. Dy ditë më vonë, Daoud iu afrua të njëjtit roje. “Miqtë e mi janë zemëruar me mua”, i tha. “U thashë dje se do të isha në gjendje të hyja në Fshat dhe takoja atletët tanë”. Roja i lejoi sërish 3 “brazilianët” që të hyjnë. Në kujtimet e tij Abu Daoud shkruan: “Nuk mund të kish nisur më mirë – por më e mira ende s’kish ardhur. Pesë minuta më vonë mbërritëm përpara 31 Connol- lystrasse dhe papritur pashë një grua të re, zeshkane që doli nga dera”. Ajo qe atashuar pranë delegacionit izraelit. Hynë në bisedë me të, i thanë që janë brazilianë që kishin dashur gjithmonë të vizitonin Izraelin. Ajo i shoqëroi brenda në vilë, u tregoi gjithcka, duke shtuar se të gjithë katet e delegacionit izraelit qenë të tilla. Brenda, palestinezët mbajtën shënime për detajet e secilës dhomë, përfshirë vendndodhjen e telefonëve dhe televizorëve. “Ajo s’mund ta dinte sa shumë na e kish lehtësuar punën”, shkruan Abu Daoud. “Tani e dinim se misioni ynë i parë do të qe të merrnim kntrollin e këtij apartamenti në katin përdhes. Kish shumicën e daljeve dhe akses në katet e mësipërm, si dhe bodrumin. Pasi të ish marrë nën kontroll ndërtesa, komandot do të rigrupoheshin këtu bashkë me izraelitët e kapur”.

… Në orën 9 të mbrëmjes, palestinezët u grumbulluan në një restorant pranë stacionit të trenit për udhëzimet finale. Kur të ishin marrë peng izraelitët, askush nuk do të lejohej në ndërtesë, përvec ndonjë zyrtari të lartë gjerman që ndoshta do të kërkonte të shihte gjendjen e pengjeve. Abu Daoud thotë se u kërkoi fedajinëve të tregohen të përmbajtur: “Operacioni për të cilin jeni përzgjedhur është në thelb politik… të kapen këta izraelitë të gjallë… Askush nu mund t’ju mohojë ju të drejtën për të përdorur armët për vetëmbrojtje. Sidoqoftë, do të qëlloni vetëm nëse nuk keni rrugë tjetër… Nuk është puna tek likuidimi i armiqve, por kapja e tyre si të burgosur për shkëmbime në të ardhmen. Granatat janë për më vonë, për t’u vetëmbrojtur deri në vdekje”. Issa, njeriu më i afërt i tij shtoi: “Nga ky moment, konsiderohuni të vdekur. Si të vrarë në aksion për kauzën palestineze”.

Diku afër orës 3.30 të mëngjesit, të gjithë u nisën me taksi në drejtim të fshatit. Teksa i afroheshin gardhit, vërejtën një tjetër grup me pajisje nxemjeje: atletë amerikanë që ktheheshin nga një natë në qytet, duke qeshur zhurmshëm dhe të shkujdesur. Daoud u kërkoi shokëve të tij të bashkoheshin me ta, të përdornin amerikanët si mbulesë. “Jo vetëm që njerëzit e mi u përzien me amerikanët, por ne edhe i ndihmuam”, kujton ai. “Dhe ata na ndihmuan ne. ‘Hej, mor burrë, ma jep të ta mbaj unë cantën’. Ishte surreale – të shihje amerikanët, që as nuk u shkonte në mendje që po ndihmonin “Shtatorin e Zi” të hynte në Fshat”. Edhe pjesa më e madhe e delegacionit izraelit kish qenë jashtë në qytet atë natë – në një shfaqje të “Violinisti mbi cati”.

“Rrezik, djema! Terroristë!”

Ndoshta Yossef Gutfreund ndodhej në Lojëra për të ofruar siguri për izraelitët. Ndoshta jo. Gutfreund dëgjoi kërcitjen e derës në pragun e atij dupleksi. Kur dera u hap në errësirë, ai vërejti tytat e disa armëve. Lëshoi trupin e tij prej 132 kilogramë përkundër derës dhe thirri: “Rrezik, djema! Terroristë!” Për disa sekonda Gutfreund arriti të pengojë hyrjen e tyre, duke lejuar shokun e dhomës, trainerin e peshëngritjes Tuvia Sokolovski që të thyejë një dritare anësore dhe të largohet nga oborri i pasëm. Por terroristët, duke përdorur tytat e armëve të tyre si leva shumë shpejtë arritën të shtrijnë përdhe Gutfreundin. Shumë spejt, ata kapën trainerin e atletikës Amitzur Shapira dhe trainerin e qitjes Kehar Shorr nga një dhomë në katin përdhes. Kur Issa hapi derën për në dhomën tjetër, traineri i mundjes Moshe Weinberg u hodh drejt tij me një thikë kuzhine. Issa u hoq mënjanë, i palënduar ndërkohë që një tjetër terrorist qëlloi një plumb me AK-47 e tij duke ia shpuar pjesën anësore të gojës.

Terroristët tërhoqën zvarrë në katet e sipërm pengjet e paarmatosur dhe arritën të nënshtrojnë edhe dy banorët e dhomës atje, Springer dhe trainerin e skermës, Andre Spitzer. Duke lënë pas grupin e parë të pengjeve, Toni dhe pesë fedajinë të tjerë shtynë Weinberg – që mbante një shall në gojën që rridhte gjak – jashtë në Connollystrasse dhe dy dyer më poshtë, ku një tjetër apartament i mbushur me izraelitë ndodhej mu buzë rrugës. Atje kapën David Berger dhe një peshëngritës nga Shaker Heights, Ohio, që kish imigruar kohët e fundit në Izrael; një tjetër peshëngritës, Yossef Romano që ishte me paterica për shkak të një dëmtimi; si dhe mundësit Eliezer Halfin, Mark Slavin dhe Gad Tsabari. Shumica kishin dëgjuar të shtënën që plagosi Weinberg, dhe kuriozë, ishin larguar nga dhoma për të rënë në duart e terroristëve. Fedajinët morën pesë pengjet e rinj dhe i bashkuan me të parët.

Sapo grupi ishte rikthyer ne holl, Tsabari lëvizi me shpejtësi poshtë shkallëve dhe në garazhin poshtë, ku me zig-zage dhe duke u fshehur pas shtyllave të betonta nga plumbat e palestinezëve u largua. Weinberg u përpoq të përfitojë nga kaosi. A kapi një prej terroristëve duke ia hequr armën – një tjetër terrorist, pasi hoqi dorë nga Tsabari, që mundi të arratiset, i dha fund Weinbergut.

Komandot i mblodhën pengjet në katin e dytë të apartamentit të parë dupleks. Romano, një peshëngritës i lindur në Libi dhe veteran i Luftës së Gjashtë ditëve eci përpara, por rrugës ai hodhi tej patericat dhe rrëmbeu një Ak-47 nga një prej terroristëve. Një tjetër palestinez e qëlloi për vdekje.

Një pastruese që ishte rrugës për në punë i kishte telefonuar zyrës së sigurisë të Olimpiadës në 4:47 për të raportuar se kish dëgjuar të shtëna. Një polic i paarmatosur shkoi në 31 Connollystrasse dhe gjeti një komando me kapuc tek dera. “Cfarë do të thotë kjo?” pyeti ai. Komando e injoroi, por qëllimet e Shtatorit të Zi – një grup që e mori emrin nga vdekja në Shtator të 1970 e 4000 fedajinëve që luftonin kundër ushtrisë jordaneze të Mbretit Husein – do të bëheshin të qartë shumë shpejt. Fedajinët rrokullisën kufomën e Weinberg në rrugë, si shenjë e seriozitetit të tyre.

Në orën 5:08, dy copa letre u hodhën nga balkoni, dhe ranë në duart e një polici. Komunikata rendiste emrat e 234 të burgosurve që mbaheshin në burgje izraelitë, plus, në një përpjekje për të fituar simpatinë e të majtëve, Andreas Baader dhe Ulrike Meinhof, guerilasit më të njohur urbanë në Gjermani. Nëse këta nuk liroheshin deri në orën 9.00, do të vritej një peng. “Një në cdo orë”, i tha Issa policit. “Dhe do të hedhim kufomat e trye në rrugë”.

Tension

Fedajinët e dinin që në fillim se izraelitët nuk kish gjasa të bënin lëshime ndaj kërkesave të tyre. Megjithatë, ata e shtynë afatin përfundimtar. Issa dilte herë pas here nga godina për të diskutuar me zyr- tarë gjermanë, zakonisht me një granatë në xhepin e këmishës. Ekipi i krizës u vu në kërkim të një plani. Në fillim terroristëve iu ofrua një sasi e pakufishme parash. Genscher, që më vonë do të bëhej kryeministër i bëri thirrje Issait që të mos shaktonte sërish vdekje hebrenjsh në tokë gjermane, më pas u vetëofrua si një zëvendësues pengjesh. Edhe të tjerë zyrtarë u vetëofruan në këtë ofertë, por Issa refuzoi sërish. Avery Brundage, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar tha se kujtonte që në 1920, policia e Cikagos kish futur gaz në ndërtesa për të mposhtur gangsterët. Por autoritetet braktisën idenë e Brunages. Ata u përpoqën të veshin policë si kuzhinierë dhe këta të sulmonin terroristët kur të conin ushqimet. Por fedajinët nuk mund ta hanin këtë; ata urdhëruan që furnizimet të liheshin tek pragu.

Terroristët e shtynë edhe dy herë afatin e ultimatumit, në 3 dhe më pas në 5, duke ditur se cdo vonesë vetëm e dyfishonte audiencën televizive. “Kërkesa për të liruar vëllezërit tanë të burgosur kish vetëm vlerë simbolike”, do të thoshte më vonë Al Gashey. “I vetmi qëllim i aksionit ishte të frikësohej publiku botëror gjatë ‘Olimpiadës së lumtur’ si dhe të ndërgjegjësohej ky për fatin e palestinezëve.

Një tjetër plan, ai për të futur 13 policë përmes kanaleve të sistemit të ngrohjes dështoi. Kamerat televizive të TV-ve që transmetonin gjithë kohën ofruan pamje të policëve civilë në veprim, gjë që u pa nga i gjithë publiku dhe nga vetë terroristët.

Pak para orës 5 të pasdites, terroristët bënë një kërkesë tjetër. Ata kërkuan një avion për të transportuar ata dhe pengjet drejt Kairos. “Nuk besoja se izraelitët do të negocionin me ne në Gjermani, prandaj bëmë një plan për të marrë një avion dhe pengjet drejt një tjetër vendi arab”, thotë Abu Daoud. Që atje, besoja se ata do të negocionin lirimin e të burgosurve tanë”. Palestinezët e liruar duhej të prisnin në pistë në Kairo në orën 8 të ditës tjetër. Nëse nuk ndodhte, u tha Issa gjermanëve, Shtatori i Zi do të ekzekutonte pengjet para se të nisej avioni. “Këta janë njerëz të pafajshëm”, protestoi Genscher. “Unë jam ushtar. Jemi në luftë”, ia priti Issa.

Sidoqoftë, këtu më në fund gjermanët panë një hapësirë. Nëse kriza ndërronte vendndodhje, do të kish autobusë, helikopterë dhe avionë, sheshi i një piste aeroporti – ndoshta një shans për të rrethuar fedajinët. Por përpara se të procedohej, gjermanët donin të siguroheshin për dy gjëra: që pengjet ishin ende gjallë dhe që ata ishin të gatshëm të fluturonin drejt Kairos.

Genscher dhe Triger u shoqëruan në katin e dytë të Apartamentit 1. Pengjet u thanë se nëse liria e tyre kalonte nga një kryeqytet arab, ata ishin të gatshëm. Por zëdhënësi i pengjeve, Shorr, më i moshuari në delegaconin si dhe një luftëtar i rezistencës gjatë Luftës së Dytë, shtoi se në një rast të tillë ata supozonin se “qeveria jonë do të përmbushë kërkesat e terroristëve. Përndryshe, ne do të na vrasin”.

“Me fjalë të tjera”, tha Genscher, “nëse qeveria juaj nuk bie dakord për shkëmbimin e të burgosurve, ju nuk do të ishit të gatshëm të largoheni nga territori gjerman”.

“Nuk do të kish kuptim”, tha Shorr. Të jesh izraelit, do të thotë të njohësh mirë politikën e vendit tënd ndaj terroristëve. Sigurisht, secili peng duhet të ketë dyshuar se fati i tij ishte në duart e gjermanëve – që episodi do të përfundote në Mynih, jo në Kairo, për mirë apo për keq.

Issa vendosi një ultimatum tjetër, për në orën 9 të darkës dhe përsëriti premtimin për të vrarë një peng në cdo orë, deri kur gjermanët të ofronin avionin. Qeveria izraelite nuk do të miratonte kurrë rrëmbimin e qytetarëve të vet në një destinacion armik. Sigurisht, Gjermania, duke patur parasysh historinë e vet, nuk mund të miratonte në heshtje këtë gjë. Ndoshta një avion mund t’u ofrohej terroristëve, por nuk duhej në asnjë mënyrë të lejohej të ngrihej. Egjipti nuk kish thënë asgjë nëse do të lejonte avionin të ulej.

Gjermanët shqyrtuan një plan të fundit për të liruar pengjet përpara se të transportoheshin me helikopter nga Fshati për tek avioni. Schreiber propozoi të vendoseshin policë të armatosur në shtyllat e betonit në garazhdin nëntokësor. Policët do të shënjestronin fedajinët teksa këta shoqëronin pengjet. Por Issa, gjithnjë dyshues kërkoi që transferimi i shkurtër të bëhej me autobus. Pak momente më vonë, në sheshin e fshatit, 17 pengmarrës dhe pengjet hipën në dy helikopterë Iroquois. Ekipi i krizës kishte tashmë shumë pak shpresë se pengjet do të mbijetonin. “Ishim 99 % të sigurtë se nuk do të ishim në gjendje të arrinim objektivin që kishim”, do të thoshte më vonë Shcreiber. “Ndiheshim si doktorët që përpiqen të risjellin në jetë të vdekurit”.

Asnjë izraelit nuk ka mbijetuar ta kundërshtojë, por nëse beson Al Gayshein, gjendja shpirtërore në bordin e helikopterit që i transportonte nga Fshati Olimpik për në Fuerstenfeldbruck ishte e mirë, qoftë edhe për ndryshimin e pamjes. “Të gjithë dukeshin të relaksuar, edhe pengjet madje”, ka thënë ai. “Ne në ajër kishim ndjesinë se në një farë mënyre kishim arritur atë që donim. Për herë të parë mendova për pengjet që ishin ulur aq pranë – në kontakt fizik. Kujtova urdhërat që kishim për të vrarë pengjet nëse do të ndodheshim në një situatë ushtarake të pashpresë. Por mendova gjithashtu se askush nuk na kish stëvitur për të vrarë njerëz të paarmatosur”.

“Të dënuar për të dështuar”

Schreiber ia kish besuar operacionin në Fuerstenfeldbruck zëvendësit të tij, Georg Wolf, i cili kish një plan. Dy helikopterët do të uleshin 100 metra larg një “Lufthansa 727”, që gjoja po priste i gatshëm për të fluturuar drejt Kairos. Pasi terroristët do të sillnin pengjet tek avioni, 17 policë, disa të maskuar si pjesë ekuipazhi do t’i sulmonin – gjithmonë nëse snajperët e policisë nuk do të kishin pamje të mirë teksa grupi ecte nëpër pistë.

Por në avion, 15 minuta para se helikopterët të zbrisnin në tokë, policët ishin rebeluar ndaj atij që e shihnin si një mision vetëvrasës. Shumica ndodheshin në pjesën e pasme të avionit, ku besonin se vetëm një granatë terroristësh do të mjaftonte për t’i asgjësuar. Sa për ata që luanin rolin e pilotëve, ata do të ishin në vijën e zjarrit të policisë prapa avionit – dhe vec kësaj ishin maskuar keqas, pasi nuk u ishin dhënë uniforma të plota të Lufthansas. Pasi i dëgjoi, oficeri i ngakuar, Reinhold Reich u kërkoi të votojnë njerëzve të tij, dhe këta vendosën unanimisht të braktisin misionin. Ishte një rebelim i pakonceptueshëm për një izraelit. Por Gjermania Perëndimore, të cilës nuk i duhej besuar me ushtarë dhe armë, nuk kish njësi të forcave speciale, asgjë si Sayeret Matkali izraelit apo SAS-i britanik. Me helikopterët që po uleshin, plani i Wolf mbetej tashmë vetëm tek snajperët – pesë të tillë.

Pilotët e helikopterëve ishin vërdallosur në ajër për t’u dhënë kohë gjermanëve të përgatiteshin për sulmin dhe për të lejuar një helikopter të tretë, ku ndodhej Schreiber, Genscher dhe Merk, që të ulej para të tjerëve.

“Sa gjë e ndyrë që ndodh në minutën e fundit”, i tha Schreiber Wolfit kur e takoi.

“Cfarë?” e pyet Wolf.

“Që ata janë tetë”.

“Cfarë? Do të thuash që janë tetë arabë?”

“Cfarë po më thua, tani po e merr vesh ti, nga unë?”

Kështu ishte. Për arsye që nuk dihen, ai kish menduar se ishin vetëm pesë terroristë. Por tani, snajperët nuk e dinin që ishin më të paktë në numër. Tashmë plani varej nga saktësia e pesë snajperëve, asnjëri prej të cilëve nuk kish kryer stërvitje speciale. Të gjithë ishin zgjedhur thjeshtë sepse stërviteshin në konkurencë me njëri-tjetrin gjatë fundjavave. Megjithatë, tre zunë pozicion në tarracën e kullës së kontrollit. I katërti u shtri në pistë, prapa një parapeti të betontë. I pesti zuri vend pas një kamioni.

Helikopterët u ulën në orën 10:35 të natës. Në fillim dolën katër pilotët dhe pesë fedajinë. Ndërkohë që pjesëtarë të tjerë të “Shtatori i zi” u mbanin armët tek koka pilotëve, Issa dhe Toni dolin të kontrollonin avionin. Dyshimet e tyre, që kishin nisur tashmë nga zgjatja e udhëtimit me helikopter, duhet të jenë shtuar shumë kur gjetën avionin të boshatisur. Teksa rendën prapa drejt helikopterëve, Wolf dha urdhër të hapej zjarr.

Ngjarjet që pasuan janë edhe sot e kësaj dite një mjergull kaosi, gjakderdhjeje dhe kontradiktash. Sidoqoftë, ja skenari me më shumë gjasa: të shtënat mbushën ajrin në katër minutat e para. Me gjashtë terroristë të dukshëm, snajperët vranë dy dhe plagosën për vdekje një të tretë. Por tre të tjerët, përfshirë Issa dhe Toni, mundën të shpëtojnë. Teksa pilotët rendën të fshihen, të mbijetuarit palestinezë dolën prapa helikopterëve, prej ku goditën sa më shumë drita aeroporti që të mundeshin.

Ato të shtëna fillestare u pasuan nga një orë tension gjatë të cilës asnjë palë nuk qëlloi më shumë se disa herë. Në këtë moment, një lloj skuadre elitë duhet të ketë sulmuar pozicionet e palestinezvëe. Por një njësi seciale sulmi e policisë që erdhi me helikopter afro gjysmë ore pasi nisën të shtënat, zbriti në anën tjetër, afro 2 km larg vendit ku ndodhnin ngjarjet. “Dështimi më i madh ishte që nuk kishim aq snajperë sa nevojiteshin”, thotë Ulrich Weneger, lejtnant kolonel në ushtrinë gjermane që shërbeu si këshilltar në terren për Genscherin atë ditë, si dhe njeriu që drejtoi GSG-9, njësinë e forcave speciale që qeveria gjermano-perëndimore krijoi dy javë pas kësaj fiaskoje. “Dështimi i dytë ishte që nuk kishin forca speciale për të sulmuar helikopterët”.

Përndryshe, forcat gjermane mund të kishin sulmuar me autoblinda. Por gjashtë të tilla që u urdhëruan të shkonin në vendngjarje kishin ngecur në trafik, kryesisht i shkaktuar nga njerëz kuriozë që nxitonin drejt Fuerstenfeldbruck, a thua këtu po zhvillohej një tjetër Olimpiadë. Një prej tyre ishte drejtuar për në Riem, aeroporti civil i Mynihut. Në një tjetër moment, një shofer i një makine policie kish dëgjuar në radio vendndodhjen e vërtetë, kish shkelur në moment frenat, duke shaktuar një tjetër kaos trafiku.

Pak para mesnate, blindat më në fund arritën të shkojnë tek helikopterët. Pikërisht këtu humbën jetën pengjet, po të gjykosh nga ajo që mund të bëhet bashkë prej raportit te kryerokurorit bavarez, të mbajtur fshehur shume gjatë. Një terrorist ekzekutoi katër pengjet brenda njërit helikopter, duke vrarë Springer, Halfin, Friedman si dhe plagosur Berger. Më pas ai u shtri përtokë, u rrotullua dhe hodhi një granatë në kabinën e helikopterit, përpara se të qëllohej edhe vetë për vdekje.

Përpara se zjarri nga ai shpërthim të mbërrinte në serbator dhe të shndërronte në ferr helikopterin, Issa doli nga poshtë helikopterit tjetër duke qëlluar me AK-47 e tij gjermanët. Policia e vrau atë dhe një fedajin tjetër. Më tej, një tjetër komando ekzekutoi pengjet e tjerë – Gutfreund, Schorr, Slavin, Spitzer dhe Shapira.

Berger ishte pengu i fundit që vdiq. Ai kish marrë dy plumba jo vdekjeprurës në gjymtyrët e poshtëm, por vdiq për shkak të asfiksimit nga tymi. Tre fedajinë, të gjallë e të paplagosur u shtrinë përtokë, dy duke bërë gjoja si të vdekur. Policia i kapi dhe 40 minuta më vonë, me ndihmën e qenve dhe gazit lotsjellës, policia gjeti Tonyn të fshehur poshtë një vagoni treni në kufi të pistës, duke e vrarë gjatë një shkëmbimi të shkurtër zjarri.

E shtëna e fundit, në orën 12:30 i dha fund një operacioni pothuajse tre orësh që, sic ka thënë më vonë një zyrtar që mori pjesë “ishte i dënuar të dështonte që në fillim”. Edhe sot, gjermanët nuk kanë shpjeguar asnjëherë në mënyrë të pranueshme përse nuk kishin vendosur dy apo tre snajperë për cdo terrorist. Terroristët nuk kishin as armë të precizionit të lartë dhe as jelekë antiplumb. Aeroporti ushtarak ishte i ndricuar pak, policia kish ngritur tre kulla ndricimi, por në atë natë pa hënë kullat shkaktonin hije të mëdha ashtu si edhe helikat e helikopterëve, dhe asnje prej snajperëve nuk ishte pajisur me syze për të parë natën. Disa netë më vonë, gjatë një stërvitje për të rindërtuar ngjarjen, pjesëtarë të një skuadre nga zyra e kryeprokurorit të Bavarisë u vendosën pikërisht aty ku kishin qenë pesë snajperët e policisë. Me pajisje për të parë natën, secili ishte në gjendje të dallonte figurat brenda helikoptereve.

NESER DO TE LEXONI:

Operacioni “Hakmarrja e Perendise”. Hakmarrja e Mossadit per vrasjet terroriste te Mynihutbota.al

Filed Under: Uncategorized Tagged With: mynih1972

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • “FALEMINDERIT” ALEKSANDËR VUÇIÇ, MIKU I MIRË DUKET NË DITË TË VËSHTIRË…!!
  • Lamtumire Prof.Skender Temali
  • U shënua në Nju Jork,110 vjetori i Kryengritjes së Malësise se Madhe (FOTOGRAFI)
  • (VIDEO) “UNE E DI SE ME VRASIN”
  • Rihapet Kutia e Pandorës për Hunter Biden djalin e Joseph Biden Jr.
  • Në Kosovë çdo gjë është politizuar…!
  • Lypës & prostituta
  • Kush po shtrembëron historinë?
  • Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

(VIDEO) “UNE E DI SE ME VRASIN”

Nga: Kozeta BRUÇI Shkrim, dedikuar punes 17 … [Vazhdo....]

Lypës & prostituta

Nga Edmond Tupja Sipas disa miqve të mi … [Vazhdo....]

Kush po shtrembëron historinë?

… [Vazhdo....]

Ligj i Ri për Nënshtetësinë Greke – Kushti i Parë: Njohja e Gjuhës!

Me Ligjin 4735/2020 u bënë ndryshime të … [Vazhdo....]

Vetëm 3500 spektatorë holandezë do të lejohen ta ndjekin Eurovision 2021

Vetëm 3500 spektatorë do të shikojnë të gjitha … [Vazhdo....]

KRONIKANI I VDEKJEVE….

-Tregim nga Shefqet Meko- Ishte dimër i … [Vazhdo....]

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

KURIOZITETE

Gjuha shqipe nuk është matematikë, por është e rëndësishme sa matematika

03/30/2021 By Pafragje

Agim VuniqiProblemi gjuhësor te shqiptarët e Kosovës nuk është aq i thjeshtë, shumica e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë, duke përfshirë udhëheqësit e shtetit belbëzojnë shqip, por edhe në gjuhët tjera, sepse nuk kanë gjuhën bazike të fortë, nuk e dijnë gjuhën shqipe, dhe duke arsyetuar atë mosdije vejnë në spikamë ideologjinë. Shkenca është […]

Patentat shqiptare njihen edhe në Itali dhe anasjelltas

03/29/2021 By Pafragje

Patentat shqiptare njihen zyrtarisht në Itali, dhe ato italiane anasjelltas. Pas marrëveshjes mes dy shteteve, tashmë vendimi është botuar sot në Fletoren Zyrtare. Tashmë shqiptarët mund të udhëtojnë pa probleme drejt Italisë me patentat që marrin në Shqipëri, dhe nuk kanë nevojë për konvertim në shtetin fqinj përtej Adriatikut.  Marrëveshja është në fuqi për 5 […]

Gjergj Hasanaj , personalitet me merita në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës shqiptare

03/25/2021 By Pafragje

 Gjekë Gjonaj Trieshjanët e kanë në gjen arsimin. Këtë a kanë dëshmuar disa personalitete të njohura të arsimit dhe kulturës mbarëshqiptare  nga ky cep i Malësisë,  që në fillimet e shekullit XX , të cilët u diplomuan në universitetet më të njohura evropiane  të kohës, ku edhe fituan titujt më të lartë shkencorë të profileve […]

Në perkujtim të 110 vjetorit të fillimit të kryengritjes kundër turkeosmane të Malësisë Madhe. (24 mars 1911-24 mars 2021).

03/24/2021 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ Si sot, 110 vite  më parë , me 24 mars 1911 do të fillonte kryengritja kundër turkeosmane e Malësisë Madhe. Kreshniku i Malësisë dhe shqiptarisë Ded Gjon Luli së bashku me trimat malësor të Hotit e Malësisë do të mesynin si duhi mali, dy çibanet turke që rendonin mbi keto troje ; […]

Siguria e pronës dhe e administrimit të tokës është përgjegjësi e shtetit, apo së paku do të duhej të ishte ashtu

03/24/2021 By Pafragje

Nuk është e pazakontë nëse fitoni kontestin në Gjykatë, edhe poqëse kryhet përmbarimi, ju sërish mund të kërcnoheni, sepse uzurpatorët kanë kuptuar brishtësin e zbatuesve të ligjit Agim Vuniqi Prishtina e ngrehinave shumëkatëshe me rrugë-dhi të ngushta është bërë shembull tipik i kaosit urban, i mbikalimeve me shkallë të rrëpishme, alpiniste, të pashfrytëzuara, që simbolizojnë […]

Përkujtojmë 32-vjetorin e kalimit në amshim të bariut shpirtëror dhe liderit të komunitetit tonë Mons. dr. Zef Oroshit

03/24/2021 By Pafragje

Klajd Kapinova Mons. dr. Zef Oroshi gjithë jetën i përgjuar nga diktatura komuniste Këtë vit mbushën 32 vjet nga kalimi në amshim i bariut shpirtëror dhe liderit të shquar dhe të paharruar të komunitetit shqiptaro amerikanë Mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989). Sapo mbërriti me avion nga Italia në SHBA dhe u vendos në shtetin e […]

Gjama e burrave dhe vaji i grave në Malësi

03/18/2021 By Pafragje

Gjekë  Gjonaj Gjama e burrave, është një traditë që është përdorur nga burrat shqiptarë – malësorë  vetëm për burrat e vdekur. Ky ritual mortor në trevën e Malësisë së Mbishkodrës  është aq i vjetër sa edhe  në malësitë –krahinat tjera  veriore  shqiptare në Shqipëri, në   Kosovë, në Labëri  dhe në arbërorë të Greqisë. Sipas studiuesve […]

RETUSHUESIT- SI E KORREKTOJNË REALITETIN RAMA DHE VELIAJ

03/17/2021 By Pafragje

Po të kërkosh foljen “retushoj” në një prej fjalorëve online të Gjuhës Shqipe gjen lehtësisht se kuptimi i saj është bërja e ndryshimeve a përmirësimeve të imëta në një fotografi, në një film ose në një pikturë duke e ndrequr hollë e me mjeshtëri. Është i njohur ky proces gjatë viteve të diktaturës në vend, […]

Gjelosh Junçaj, rapsod i mrekullueshëm me zërin si pushka

03/13/2021 By Pafragje

Gjekë Gjonaj                        Në kërkim të lahutarit  më të vjetër  në Malësi   arrita  në  shtëpinë e  Gjelosh Junçaj, në Tuz, ku jeton një jetë të qetë, të bukur e në harmoni të plotë  me bashkëshorten e tij Marinë. Të dy intelektualë, profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, tashmë në pension. Bashkëbisedimi    me këtë çift     shembullor, […]

E kujt është republika ?

02/20/2021 By Pafragje

Agm VuniqiNganjëherë lajmet skandaloze të bëjnë të luash mendsh. Nuk janë vetëm lajmet por edhe këmbimi i llafeve që marrin karakter të ngjarjeve, nuk kisha thënë krejt “horror” po të dyshimta po se po. E çuditshme është urrejtja te njerëzit, sidomos kur ajo manifestohet për diçka që nuk është personale, e as që duhet të […]

Ulqini me borë

02/17/2021 By Pafragje

Gjekë Gjonaj Pas  një jave me të reshura të dendura shiu, të cilat shkaktuan përmbytje të mëdha  në shumë zona të Komunës së Ulqinit,  Ulqini sot  paradite u  përfshi nga reshjet e dëborës. Temperatura e mëngjesit është ulur në  zero gradë celsius gjë që ka sjellë edhe dëborën e parë në këtë dimër . Reshjet […]

I le “kuajt” në parajsën e marrëzisë

02/09/2021 By Pafragje

Marash Gilaj ( Fantazi mbi poezinë “Kuajt” të Gjekë Marinaj) Ti refuzove të të quanin kalë, Ndaj, çave ferrën tridhjetë vjet më parë. Fluturove larg, Duke kaptuar fusha , male, dete e qytete Sepse nuk doje të flisje gjithë jetën me vete. Ikën tre dekada, nga ajo kohë e mallkuar, I le “Kuajt” në parajsën […]

Gjekmarkaj “shpërthen” ndaj Nanos( Çfarë thoshte dikurë për Ramen-video)

02/05/2021 By Pafragje

Berisha të mundi disa herë me vota dhe të nxori në pension, kishe lyer flokët dhe mjekrën me bojë. U mbyll me Berishën në Pallatin e Zogut për t’i bërë presion Ramës Nga Agron Gjekmarkaj Pas 10 vitesh heshtje te perballuara me gajret Fatos Nano foli! Për të shkuaren foli dhe kur flet vetem per […]

LIBRAT E AKADEMIKUT ZEF PERGEGA LARTESOJNE KOMBIN SHQIPTAR

01/30/2021 By Pafragje

Një pasdite të qetë Tiranase, në ditët e para të vjeshtës 2020, teksa sapo isha kthyer nga nje tur pune në veri të vendit, monotoninë ma theu zilja e celularit tim. Nga ana tjetër e telefonit ishte Zef Pergega, miku im, prej më shumë se tridhjetë vjetësh. Në zërin e ngrohtë dhe plot mirësi të […]

Heronjët partiak

01/29/2021 By Pafragje

“Kush fitonte më tepër ay ishte usta, dhe kush nuk plaçkitte ish krejt budalla”, Noli Shkruan: Agim Vuniqi Qytetarët amerikanë flasin dhe shkruajnë shumë, është e drejtë e mbrojtur me ligj, “Bill of rights”, e drejta për të folur dhe për të shpehur mendimin “pa pardon”. Kjo të ndihmon shumë të shprehësh mllefin, pra kur […]

Tom Fitton dhe Judicial Watch tregojnë se listat e pista të votimit nënkuptuan zgjedhje të pista

01/28/2021 By Pafragje

“…California, vendosi një proces gjyqësor me ne dhe vitin e kaluar filloi procesi i heqjes së deri në 1.6 milion emrave joaktivë nga listat e Los Angeles County. Kentucky, gjithashtu filloi një pastrim të qindra mijëra regjistrimeve të vjetra vitin e kaluar, pasi hyri në një dekret pëlqimi, për t’i dhënë fund një tjetër procesi […]

Dukaj: Pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim

01/28/2021 By Pafragje

Politologu dhe analisti shqiptar nga Mali i Zi, Kristjan Dukaj për televizionin shtetëror të Malit të Zi (RTCG) i ftuar në emisionin “Mostovi”, foli për librin e tij të ri “Pakicat në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre”, ku theksoi që pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim por integrim […]

Si po zhduket gjuha shqipe…!?

01/12/2021 By Pafragje

Bashkebisedim me shkase Gazmend Shaqiri, inxhinier i elektrikes në Kompanine me te madhe te automobileve Ford, Detroit, i brengosur për fatin e gjuhes shqipe me shkruan: I  percjelli emisionet televezive te Kosoves dhe Shqiperis dhe kam ardhe ne perfundim se mbrenda 10 deri ne 20 vjete nese nuk do ta dish Anglishten nuk do te […]

Ke po ndihmon Turqia …Shqiperine apo Ramen ?

01/07/2021 By Pafragje

Vizita e Rames ne Turqi eshte bere me ftesen personale te Sulltanit turk Erdogan dhe per formen qe po zhvillohet qe nga pritja me kuaj, tapete e sajdisje te nivelit me te larte shteteror qe nuk ju jane rezervuar as Trump. Merkel, Macronit etj por edhe ”koincidences ” se rastit se ajo zhvillohet vetem tre […]

80 vjetori i Vdekjes së At Gjergj Fishtes .

12/30/2020 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ 80 vite më parë, në moshen 69 vjeçare,  me 30 dhjetor 1940 , në  Shkoder  do të perhapej   lajmi i ndarjes nga jeta i njërit prej koloseve më të medhenj të fjales e vepres , At Gjergj Fishtes. “Yndyra” e intelektualizmit , nacionalizmit  ,por edhe i qytetarisë  së thjeshtë të Shkodres , […]

Aktor të mrekullueshem,gjithmonë të befasishem me humor.(Foto..)

12/29/2020 By Pafragje

Kur i prezantuan ne nje shfaqje ne France si aktore te Shkodres, ata nuk ngurruan aspak ta korrigjonin moderatoren duke i thene se vinin nga Malesia e Madhe. Kjo u shoqerua me duartrokitjet e zjarrta te publikut. Gac Kodrina dhe Qazim Cela jane dy aktore te mrekullueshem, qe kane krijuar nje dyshe te pandashme ne […]

REVISTA AMERIKANE “LIFE”KONSTATON SE NËNA TEREZE ËSHTË KRIJESA MË E PËRSOSUR MORALE DHE NJERËZORE E TË GJITHA KOHRAVE

12/25/2020 By Pafragje

Gjekë Gjonlekaj/New York Revista e njohur amerikane “LIFE” botoi këto ditë një numër special. Kjo është njëra prej revistave amerikane më të ilustruara dhe është shumë e njohur për fotografi të të shkëlqyeshme. Ç’prej Luftës së Dytë Botërore e deri në fund të viteve 70′ kryeredaktor i kësaj reviste për ilustrime fotografike ishte fotografi gjenial shqiptar Gjon […]

Selitë partiake diktojnë çdo gjë

12/17/2020 By Pafragje

Agim VuniqiKorrupsioni, premtimet…, nga “kallashët” politikë si duket patën sukses, të gjithë iu përshtatën rregullave të reja, çdo gjë e keçe “bleronte”, edhe muçitjet ishin tjetërfare, ato vinin nga shtëpitë publike, kështu pavrejtur shqiptarët fillojnë të tjetërsohen, lakmia për pushtet, lakmia për para, ua hapi portat e kullave shqiptare fajdexhive, fallxhive, mujsharëve.Agim Vuniqi Shumica e shteteve […]

Meditim nga një udhëtim në vendlindjen time

12/13/2020 By Pafragje

Kur vij në Triesh  kthehem në origjinë Gjekë Gjonaj I lodhur nga  koha e pandemisë në Ulqin   në fund të vjeshtës dhe në  fillim të dimrit vendosa të largohem nga jeta e përditshme e qytetit të përgjumur  për të kaluar disa orë të paharrueshme  mes natyrës së virgjër malore në vendlindjen time të dashur në […]

NJE MENDIM NDRYSHE

12/13/2020 By Pafragje

Sokol PARRUCA – Çeshtja e dhunes te ushtruar nga femijet eshte diçka qe duhet analizuar me thelle. Ato femije jetojne me prinderit , qe ne menyra te ndryshme shfaqin pakenaqesite e veshtiresite e jetes , turfullojne me ofshama per hallet e tyre , ne prani te femijeve…dhe bejne pergjegjese qeverine , per gjithcka te mbrapshte […]

Ku po SHKOJMË..?!

12/13/2020 By Pafragje

Sajmir Çoku – Humbja e shpresës, kriza e besimit, shpërlarja e trurit politikisht bashkë me kërcënimin e bukës e gojës, janë edhe arsyet kryesore pse sot po na qeverisin Bandat Politike për 30 vjet me vetë “Bekimin” e votave tona që me hir e pahir po mbajmë në PUSHTet Llumin më të Ndyrë të racës […]

Kush po na vret….

12/11/2020 By Pafragje

….Nuk po na vret thjesht ai polici injorant , qorr e kriminel …fanatik e militant partie ku pertej edhe budallallikut te vet e ku per nje rroge e nje pale kepuce ”gjermane” eshte i gatshem te vrase edhe femijen e vet…As ai polici qe ”shkeli rregulloren” e nuk e pa viktimen se ishte nate por […]

Mut Nano & Nexhmija dhe…Nene Tereza ne mes tyre…

12/07/2020 By Pafragje

Si te mos mjaftohet me helmin, llumin, balten e vrerin qe derdh e hedh cdo dite mbi Shqiperine e shqiptareve prej gojes se tij te ndyre e mendjes se tij te qelbur antinjeriu e antishqiptari Mut Nano i cili qe i vetmi qe se bashku me fshatarin provincial e te pa ndreqshem te Cermenikes Tualet […]

Rama do të aplikojë votimin me postë të emigrantëve për manipulim masiv të votave në zgjedhje

12/05/2020 By Pafragje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit përmes postës. Në një raport 26 të siguruar nga ABC, grupi i punës në KQZ ka dalë në këtë konkluzion, edhe pse në vetvete e gjithë panorama paraqitet pesimiste, me rrisqe të larta, pasiguri, kosto financiare, e mbi të gjitha […]

Përplasje e fortë në TV mes Grida Dumës dhe Frrok Çupit: Je hiç, këllirë, llum…

12/05/2020 By Pafragje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është përfshirë në debat të ashpër me analistin Frrok Çupi, në studion e emisionit “Open”. Debati nisi ndërsa po diskutohej fakti që kancelarja Merkel i tha jo Shqipërisë për hapjen e negociatave. Sipas Dumës kjo ishte një shuplakë për Ramën, gjë e cila nuk është kundërshtuar nga Frrok Çupi.  […]

Si ta shpëtojmë demokracinë nga teknologjia

12/05/2020 By Pafragje

Nga Francis Fukuyama, Katharine T.Bartlett & Ashish Goel Midis shumë transformimeve që po ndodhin në ekonominë amerikane, asnjë nuk është më e spikatur sesa zhvillimi i platformave gjigante të Internetit. Amazon, Apple, Facebook, Google dhe Twitter, tashmë të fuqishëm edhe para pandemisë së Covid-19, janë bërë edhe më shumë gjatë saj, kjo pasi shumë nga […]

NË VEND TË NJË URIMI PËR DATËN E 76 VJEORIT TË ÇLIRIMIT…

11/29/2020 By Pafragje

Nga Ndue  BACAJ Duke qenë se mosdokordësia, për datën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë (28 apo 29 nëntorin 1944) ka lidhje direkte me çlirimin e dy trevave veriore të Shqipërisë politike, pra të Shkodrës e Malësisë së Madhe, unë si vendali  mendova të kujtoj pak argumente historike, të cilat flasin jo pak datën […]

Siç thoshte gjyshja ime…

11/28/2020 By Pafragje

Marash Gilaj – Tregim Me Gëzimin, shokun e ushtrisë, kishim dy dekada pa u takuar. Ashtu erdhi jeta tek ne, në këto tridhjetë vitet e tranzicionit. Secili prej nesh emigroi pas vitit 1990, por në shtete të ndryshme. Kishim humbur edhe kontaktet me telefon. Ai kishte kaluar ca vite në Greqi, kishte punuar çdo ditë […]

Me përvojën personale të ndihmojmë të tjerët

11/26/2020 By Pafragje

Shkruan mr. Kristjan Dukaj, Këtyre ditëve, bota ka përkujtuar rastet e para pozitive të prekura me covid-19.kemi rikujtuar lajmet e para nga qyteti kinez, Vuhan, pamjet e para nga spitalet e atjeshme  si dhe mjekët me maska në betejen me këtë të keqe duke tentuar të shpëtonin të sëmuret. Jemi përkujtuar informacionet e para lidhur […]

More Posts from this Category

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

2004© 2021 . AlbDreams.Net | Të gjitha të drejtat e rezervuara