I nderuar z. Kryetar Anton Lulgjuraj;
dua të ju informoj se pas një analize të thellë në bashkëpunim edhe me intelektual dhe mendimtarë politik këtu ashtu edhe në diasporë, kam vendosur që edhe formalisht të largohem nga pozita e këshilltarit politik të FDI-së. Këtë vendim e kam marrë pasi që kam vlerësuar se në situata të krijuara politike, pas një kampanje të trilluar nga aleanca UDB – Partitë politike “shqiptare”, ky vendim do të jetë në të mirën e çështjes kombëtare dhe FDI-së si organizatë e vetme që po mundohet në kushte të jashtëzakonshme të mbrojë interesin e shqiptarëve në Mal të Zi. [Read more…]