
Për llogari të kujt po shkon Kosova në Hagë?!,
ndryshe
Dritëhijet e krimit të sofistikuar global
. Ndërkohë që, pas shmangies, sui-generis, të Albin Kurtit nga kryeqeverisja e Kosovës demokratike, vetëm brenda 50 ditëve të mandatimit të tij kryeministror, po ndiqja, në media, arrestimet kolektive të elitës së UÇK-ës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, partnerë kyç të BE-s dhe SHBA-s, në frontin e përbashkët për shkatërrimin e diktaturës genocidale serbe prej një shekulli mbi Kosovën e popullin e Saj, po më parakalonin në kujtesë masakrat serbe, nën ombrellën e Fuqive të Mëdha, mbi këtë popull të pambrojtur.Njëherësh, me këto, edhe fakti i pamohueshëm i i mirënjohur i grabitjes së territoreve shqiptare duke i garantuar“Serbisë -54800 km katrorë, Greqisë -51300 km.katrorë dhe Malit të Zi- 8400 km.katrorë sipërfaqe territori, fill pas Kongresit të Berlinit, të cilin Fishta do ta denonconte: ”Po a ky është sheji i qytetnisë/ Me nda tokën e Shqipnisë/ Për me mbajtë këlyshët e Rusisë”(Prof.K.Kristafi, analiza”Sovraniteti dhe tërësia territoriale në fokusin e integrimeve rajonale…”,”Dita”, më 17.07.2020).Megjithatë, pasi nuk u mjaftuan as me gjymtimin prej një shekulli të trojeve dhe të dinjitetit të një vendi të vogël dhe të një populli të martirizuar, duke abuzuar deri me tragjizmin në genin e tij, në vitin 2002, Malit të Zi dhe Maqedonisë ua kalojnë, respektivisht, 8200 dhe 1500 hektarë tokë nga territori i Kosovës, kurse Serbisë, pasi Kosovës i vihet si kusht kryesor për normalizimin e marrëdhënieve me këtë të fundit, i garantohet “mina me sahat”, “Asosacioni i 6 komunave serbe”në Kosovë”, Zajednica, nënkupto shtet serb brenda shtetit të Kosovës, identike për nga misioni me Republikën Serpska në Bosnje. Megjithatë, të pangopur as me këto, Të Mëdhenjtë ”bindin”, Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, që me duart e veta dhe trurin e mpirë nga diktati gjeopolitik, të votojnë kalërimin e elitës udhëheqëse të UÇK-ës së Lavdishme, krenarisë sonë mbarëkombëtare, drejt Gjykatës së Hagës, në funksion të një ekuilibri të ri, si barazpeshë mes agresorit dhe viktimës, përballë krimit genocidal serb mbi Kosovën, me synimin që të garantohen interesat aktuale serbe. Asgjë aspak rastësisht:”Dhomat e Specializuara” apo Gjykata Speciale në Kosovë, falë edhe brishtësisë së gjykatave në Kosovë, ndryshe Kali i Trojës, si kalërim i interesave të të Tjerëve, po funksionon, si instrument i neoskllavërimit të dinjitetit të një populli të vogël, të sofistikuara “demokratikisht”.Në kontekstin e dritëhijeve të frikshme të krimit të sofistikuar global, falë edhe akuzave artificiale, si motivim i një krimi të shpifur globl, të frymëzuar nga qarqe antishqiptare, të Dik Martinëve e Del të Ponteve, që shoqëruan fatin tragjikomik të 6 kryeqeveritarëve kosovarë, radhazi, aq sa asnjëri prej tyre nuk guxoi që ta gëzonte të plotë manadatin qeverisës, të cilin populli i Kosovës ua kishte besuar, krejt demokratikisht, ndërkohë që Serbia, falë një statusi absurd të privilegjuar, është pranë anëtarësimit në BE, ndërsa Kosova, pra kosovarët, nuk gëzojnë as të drejtën e lëvizjes së lirë në Evropën e Re, krejt natyrshëm të lind pyetja: ”Për llogari të kujt po shkon Kosova në “Hagë”?!
Koplik,më 9.10.2020
Prof.Kadri Ujkaj,anetar i Akademisë Sh/Amerikane te Shkencave dhe Arte New York